• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 16 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Mars, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria shqiptare ka hequr nga Skema Kombëtare e vitit 2026 mbështetjen me naftë falas për fermerët, pikërisht në një moment kur çmimet e karburanteve po rriten sërish në tregjet ndërkombëtare për shkak të krizës në Lindjen e Mesme.

Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave në kuadër të skemës së re të mbështetjes për bujqësinë dhe zhvillimin rural, e cila ndryshon ndjeshëm mënyrën e financimit për fermerët. Në vend të subvencionimit të naftës, qeveria ka zgjedhur të zgjerojë mbështetjen për blegtorinë, bletarinë, fermat organike, certifikimin dhe investimet në ferma.

Një nga ndryshimet kryesore prek sektorin e gjedhit. Sipas skemës së re, fermerët do të mund të përfitojnë deri në 12 mijë lekë për krerë për tufën bazë të matrikulluar, me kusht që të kenë jo më pak se 5 lopë ose mëshqerra. Në skemën e mëparshme kufiri minimal ishte 10 krerë, ndërsa masa e financimit ishte 10 mijë lekë. Për pjesën mbi 50 krerë, masa e përfitimit ulet me 50 për qind, me përjashtim të shoqërive të bashkëpunimit bujqësor.

Ndryshime ka edhe për tufat e imta. Për dele dhe dhi, pragu minimal ulet nga 100 në 50 krerë, ndërsa financimi rritet nga 1 200 lekë në 1 500 lekë për krerë. Edhe në këtë rast, për pjesën mbi 300 krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50 për qind, përveç rasteve të shoqërive të bashkëpunimit bujqësor.

Mbështetja rritet ndjeshëm edhe për bletarinë. Në skemën e re, një fermer mund të përfitojë deri në 2 mijë lekë për zgjua, nëse ka të paktën 25 koshere. Më parë kërkoheshin minimumi 50 zgjoje dhe masa e financimit ishte 1 mijë lekë për zgjua. Për pjesën mbi 150 zgjoje, përfitimi ulet me 50 për qind, sërish me përjashtim për SHBB.

Për herë të parë, skema përfshin edhe financim për dosat dhe paradosat e matrikulluara. Masa e përfitimit është deri në 7 mijë lekë për krerë, për fermerët që kanë jo më pak se 5 krerë. Për pjesën mbi 100 krerë, përfitimi ulet me 50 për qind, me të njëjtin përjashtim për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor.

Në të njëjtën kohë, nga skema hiqet nafta pa taksa për fermerët, një mbështetje që ishte futur në fuqi në janar të vitit 2021. Në skemën e vitit 2026 kjo masë nuk figuron më, duke lënë jashtë një nga format më të drejtpërdrejta të lehtësimit të kostove në prodhim, në kushtet kur karburanti mbetet një nga zërat kryesorë të shpenzimeve për sektorin bujqësor.

Përveç pagesave direkte për blegtorinë dhe bletarinë, skema parashikon edhe mbështetje për kontrollin biologjik të dëmtuesve në serra dhe tunele plastike. Për domatet, specat, trangujt dhe luleshtrydhet, masa e përfitimit është 70 për qind e vlerës totale të faturave tatimore për materialet biologjike, por jo më shumë se 40 mijë lekë për dynym në rastin e dy mbjelljeve në vit. Për fermerët individualë sipërfaqja minimale është 1 dynym, ndërsa për SHBB kërkohet minimumi 1 hektar për secilën mbjellje.

Skema e re mbështet edhe fermat organike. Për fermat në periudhën e kalimit, subvencioni është 100 mijë lekë në vitin e parë, 150 mijë lekë në vitin e dytë, 150 mijë lekë në vitin e tretë dhe 200 mijë lekë për fermat e certifikuara.

Po ashtu, qeveria mbulon 50 për qind të kostove për implementimin dhe certifikimin Global GAP, përfshirë analizat e produkteve për perime, fruta, rrush, ullinj, agrume dhe kultura të tjera të certifikueshme. Mbështetja arrin deri në 175 mijë lekë për certifikim individual për sipërfaqe jo më pak se 1 hektar, deri në 500 mijë lekë për certifikim në grup me minimumi 10 fermerë dhe deri në 700 mijë lekë për grupe më të mëdha me minimum 20 fermerë dhe sipërfaqe më të larta.

Një tjetër masë parashikon deri në 10 mijë lekë për hektar për sipërfaqe të mbjella me kultura bujqësore, me kusht që sipërfaqja totale të mos jetë më e vogël se 3 hektarë. Për sipërfaqet mbi 10 hektarë, masa e përfitimit ulet me 50 për qind, me përjashtim të SHBB.

Në fushën e peshkimit për ujërat e brendshme, mbështetja për ripopullim është 50 për qind e vlerës totale të faturave tatimore për blerje rasate peshku, por jo më shumë se 200 mijë lekë për subjekt.

Skema përfshin edhe financim për investime. Për fermerët e rinj që investojnë në ferma bujqësore dhe blegtorale, masa e përfitimit është 70 për qind e vlerës totale të faturave, por jo më shumë se 1 milion lekë. Për ndërtimin ose rikonstruksionin e staneve dhe pajisjeve për përmirësimin e kushteve, financimi është 70 për qind e vlerës së faturave, deri në 3 milionë lekë për subjekt. Për pajisje, makineri dhe mjete bujqësore për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës, mbështetja është 50 për qind e vlerës së faturave, por jo më shumë se 500 mijë lekë dhe jo më pak se 50 mijë lekë për subjekt.

Fondi total për masat mbështetëse për investime është përcaktuar deri në 2.5 miliardë lekë.

Vendimi parashikon gjithashtu përdorimin e një pjese të fondit të vitit 2026 për të likuiduar detyrimet e prapambetura nga skemat e mëparshme. Konkretisht, deri në 159.9 milionë lekë do të përdoren për kontrata të palikuiduara nga skema e vitit 2024, ndërsa deri në 9.6 milionë lekë për subjektet përfituese nga skema e vitit 2025.

Këshilli i Ministrave ka përcaktuar edhe rregullat e shpërndarjes së fondit në rast se kërkesat e aplikimeve janë më të larta se fondi në dispozicion. Në këto raste, masa e financimit për njësi ose në total për subjekt reduktohet sipas fondit, ndërsa shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor përjashtohen nga ky rregull dhe përfitojnë vlerën maksimale të parashikuar.

Për masat që lidhen me kafshët, bletarinë dhe sipërfaqet e mbjella, parashikohen edhe kontrolle në terren. Verifikimi faktik do të kryhet në jo më pak se 30 për qind të subjekteve përfituese për krerët dhe zgjojet, ndërsa për sipërfaqet bujqësore në jo më pak se 10 për qind të përfituesve, duke përfshirë të gjitha subjektet me sipërfaqe mbi 10 hektarë.

Çdo subjekt që verifikohet se ka përfituar mbi 20 për qind më shumë nga sa i takon sipas kritereve, përjashtohet për tre vjet nga e drejta për të marrë mbështetje nga buxheti i shtetit për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Përfitues të skemës janë fermerët individualë, personat fizikë, personat juridikë dhe shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor.

Ndryshimi më i debatueshëm i kësaj skeme mbetet heqja e naftës falas për fermerët. Në një kohë kur çmimet e karburanteve po ngjiten sërish dhe kostoja e prodhimit është nën presion, qeveria ka zgjedhur të tërhiqet nga një mbështetje direkte që ndikonte menjëherë në uljen e shpenzimeve të punës në fermë, duke e zhvendosur fokusin te subvencionet për krerë, zgjoje, sipërfaqe dhe investime.

Etiketat: fermeretnafta
Artikulli para

Pesë shtete të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

Artikulli pas

PARALAJMËRIMI/ Me këto çmime, do ta lini Shqipërinë pa naftë!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Energjia diellore po mban në këmbë rrjetin e Europës gjatë vapës, por problemi nis pas perëndimit
Ekonomi

Energjia diellore po mban në këmbë rrjetin e Europës gjatë vapës, por problemi nis pas perëndimit

16 Gusht, 2026
Paga të çmendura, garë mes miliarderëve për punësimin e shefave të kuzhinës
Ekonomi

Paga të çmendura, garë mes miliarderëve për punësimin e shefave të kuzhinës

16 Gusht, 2026
Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë
Ekonomi

Kriza e strehimit në Shqipëri/ Apartamente ka “sa të duash”, por me çmime stratosferike

16 Gusht, 2026
Pse gratë e kanë më të vështirë për të blerë një shtëpi sesa burrat?
Ekonomi

Pse gratë e kanë më të vështirë për të blerë një shtëpi sesa burrat?

16 Gusht, 2026
Valët e të nxehtit në Europë thellojnë hendekun e sigurimeve, ndërsa bizneset përballen me humbje
Ekonomi

Valët e të nxehtit në Europë thellojnë hendekun e sigurimeve, ndërsa bizneset përballen me humbje

16 Gusht, 2026
Pandemia e bëri me zanat të ri, njeriu i orave luksoze mësoi në Youtube dhe tani merr porosi nga e gjithë bota
Ekonomi

Pandemia e bëri me zanat të ri, njeriu i orave luksoze mësoi në Youtube dhe tani merr porosi nga e gjithë bota

16 Gusht, 2026
Artikulli pas
PARALAJMËRIMI/ Me këto çmime, do ta lini Shqipërinë pa naftë!

PARALAJMËRIMI/ Me këto çmime, do ta lini Shqipërinë pa naftë!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nuk ndalet “fundosja” e Euros, prek nivelin më të ulët historik
Ekonomi

Nuk ndalet “fundosja” e Euros, prek nivelin më të ulët historik

Nga Editor
10 Gusht, 2026
0

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie në tregun e brendshëm valutor gjatë ditës së sotme, duke u këmbyer...

Lexo të plotë
CENSURA/ Urdhri i gjyqtarit Flamur Kapllani për fshirjen e artikujve mbi pronarin e Megatek Dionis Teqja ngre shqetësime te organizatat: Cënohet liria e medias!

CENSURA/ Urdhri i gjyqtarit Flamur Kapllani për fshirjen e artikujve mbi pronarin e Megatek Dionis Teqja ngre shqetësime te organizatat: Cënohet liria e medias!

12 Maj, 2026
“Çfarë pune bën?” Pyetja e thjeshtë që po vë në siklet një brez të tërë

“Çfarë pune bën?” Pyetja e thjeshtë që po vë në siklet një brez të tërë

26 Maj, 2026
Shqipëria lidhet me tregun rajonal të gazit, ministri Karakaçi shpjegon projektin strategjik me SHBA

Shqipëria lidhet me tregun rajonal të gazit, ministri Karakaçi shpjegon projektin strategjik me SHBA

19 Maj, 2026
EKSKLUZIVE/ Skandali i AKSHI-t zhvendoset në KQZ: Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi, nxjerr kokën Gëzim Hoxha i FIRST

EKSKLUZIVE/ Skandali i AKSHI-t zhvendoset në KQZ: Në qendër Ilirjan Celibashi dhe Jona Josifi, nxjerr kokën Gëzim Hoxha i FIRST

31 Mars, 2026

Të Fundit

Energjia diellore po mban në këmbë rrjetin e Europës gjatë vapës, por problemi nis pas perëndimit

Energjia diellore po mban në këmbë rrjetin e Europës gjatë vapës, por problemi nis pas perëndimit

16 Gusht, 2026
Paga të çmendura, garë mes miliarderëve për punësimin e shefave të kuzhinës

Paga të çmendura, garë mes miliarderëve për punësimin e shefave të kuzhinës

16 Gusht, 2026
Karburantet, sa kushton me çmimet e reja mbushja e një serbatori me naftë

Kriza e strehimit në Shqipëri/ Apartamente ka “sa të duash”, por me çmime stratosferike

16 Gusht, 2026
Pse gratë e kanë më të vështirë për të blerë një shtëpi sesa burrat?

Pse gratë e kanë më të vështirë për të blerë një shtëpi sesa burrat?

16 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr