• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 8 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

FOTOT/ Artemis II drejt Hënës, NASA publikon imazhet që shihen për herë të parë nga sytë e njeriut

Editor Nga Editor
4 Prill, 2026
në Aktualitet
A A
0
FOTOT/ Artemis II drejt Hënës, NASA publikon imazhet që shihen për herë të parë nga sytë e njeriut
Share on FacebookShare on WhatsApp

Fotot e reja mahnitëse të realizuara nga astronautët e Artemis II tregojnë Hënën dhe brendësinë e anijes Orion, duke ofruar një pamje të jetës së tyre në hapësirë teksa afrohen drejt një momenti tjetër historik, shkruan CNN.

Një nga imazhet që nxjerr në pah Hënën ka kapur edhe një pjesë të basenit Orientale, diçka që sipas NASA-s shihet për herë të parë nga sytë e njeriut. Deri më tani, këtë rajon hënor e kishin parë vetëm pajisjet robotike. Krateri i mbuluar nga hija, me gjerësi rreth 965 kilometra, përfaqëson një zonë kalimtare mes anës së dukshme dhe asaj të padukshme të Hënës.

Fotot e realizuara nga brenda kapsulës Orion janë zhvendosur nga fokusimi vetëm te pamjet e ndritshme të Tokës drejt përqendrimit te Hëna, ndërsa misioni i afrohet gjithnjë e më shumë saj. Sipas NASA-s, ekuipazhi ka kaluar më shumë se gjysmën e rrugës drejt Hënës dhe fluturimi pranë saj pritet të ndodhë të hënën.

Astronautët kanë thënë se Hëna duket gjithnjë e më e madhe përmes dritareve të Orionit ndërsa udhëtimi vazhdon.

Edhe imazhet e Tokës nga Artemis II kanë qenë mbresëlënëse, duke treguar këndvështrime që nuk janë parë nga njerëzit që prej kohës së misioneve Apollo.

Ekuipazhi është shfaqur gjithashtu drejtpërdrejt në kamera gjatë transmetimeve të vazhdueshme të NASA-s, duke ofruar momente spontane nga jeta e tyre në hapësirë.

Në një foto të re të ndriçuar butë, shumica e dritave të anijes Orion janë fikur për të shmangur reflektimin në dritare, duke i lejuar astronautit kanadez Jeremy Hansen të shijojë pamjen jashtë.

Ashtu si në misionin Artemis I në vitin 2022, udhëtimi i Artemis II përfshin edhe mundësi për “selfie”. Panelet diellore të Orionit janë të pajisura me kamera që mund të realizojnë foto me rezolucion të lartë, përfshirë edhe ato me Hënën ose Tokën në sfond.

Kjo fotografi është realizuar gjatë një inspektimi rutinë të jashtëm të Orionit në ditën e dytë të misionit, duke ofruar një këndvështrim unik të kapsulës në mjedisin hapësinor. /skyweb.al

Etiketat: henaNASA
Artikulli para

Nga 1 Maji shtrenjtohet plastika, përpunuesit e qumështit paralajmërojnë rritje kostosh për bulmetin

Artikulli pas

BE-ja i zgjat jetën makinave me naftë dhe benzinë

Editor

Editor

Nga Kategoria

Sekretari i Përgjithshëm i FIBA në Tiranë, takim me Presidentin e FSHB Avni Ponari
Aktualitet

Sekretari i Përgjithshëm i FIBA në Tiranë, takim me Presidentin e FSHB Avni Ponari

8 Tetor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje intensive, Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron përmbytje në disa qytete

8 Tetor, 2026
Kreu i AMP, Klevis Qose merr pjesë në Konferencën e 25-të Vjetore të EPAC/EACN
Aktualitet

Kreu i AMP, Klevis Qose merr pjesë në Konferencën e 25-të Vjetore të EPAC/EACN

8 Tetor, 2026
Marjana Koçeku thirrje deputetëve të PS të votojnë kundër reformës territoriale: Mos i braktisni komunitetet
Aktualitet

Marjana Koçeku thirrje deputetëve të PS të votojnë kundër reformës territoriale: Mos i braktisni komunitetet

8 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Nuk zgjat as 24 orë gëzimi i shqiptarëve, Bordi shtrenjton sërish karburantet

8 Tetor, 2026
Albchrome helmoi Elbasanin me mbetje të rrezikshme, zbulohen 320 tonë pluhur toksik
Aktualitet

Albchrome helmoi Elbasanin me mbetje të rrezikshme, zbulohen 320 tonë pluhur toksik

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
STATISTIKAT/ Tirana ka më shumë makina, por Durrësi renditet i pari për raportin banorë/automjete

BE-ja i zgjat jetën makinave me naftë dhe benzinë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“Express”: Shqipëria, “Tajlanda e Evropës”, një parajsë tropikale vetëm pak orë larg Britanisë
Turizëm

“Express”: Shqipëria, “Tajlanda e Evropës”, një parajsë tropikale vetëm pak orë larg Britanisë

Nga Editor
3 Nëntor, 2025
0

Shqipëria, shpesh e quajtur “Tajlanda e Evropës”, po tërheq vëmendjen e turistëve britanikë si një destinacion i fshehur me ujëra...

Lexo të plotë
Pas Tropojës, amerikanët e CWP do të ngrenë tjetër park eolik në Pukë, Balluku: Bashkëpunim i shkëlqyer

Pas Tropojës, amerikanët e CWP do të ngrenë tjetër park eolik në Pukë, Balluku: Bashkëpunim i shkëlqyer

12 Janar, 2026
Lufta në Iran shkakton kaos me trafikun ajrore, mbi 3 000 fluturime të anuluara çdo ditë

Lufta në Iran shkakton kaos me trafikun ajrore, mbi 3 000 fluturime të anuluara çdo ditë

3 Mars, 2026
Fondet e Investimit 3 herë më fitimprurëse se prona, SIGAL Invest si mundësi e leverdishme për investitorët

Fondet e Investimit 3 herë më fitimprurëse se prona, SIGAL Invest si mundësi e leverdishme për investitorët

20 Tetor, 2025
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

OSHEE nis skemën e re për shlyerjen e borxheve të energjisë, këstet deri në 240 muaj

9 Mars, 2026

Të Fundit

Slotet e aeroporteve, biznesi i padukshëm që vlen dhjetëra milionë euro për kompanitë ajrore

20 kompanitë ajrore më të sigurta në Europë, shumë prej tyre fluturojnë edhe nga Shqipëria

8 Tetor, 2026
VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë

Fermerët përfitojnë 12.2 milionë euro nga autofaturat, kur mbyllen aplikimet

8 Tetor, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i FIBA në Tiranë, takim me Presidentin e FSHB Avni Ponari

Sekretari i Përgjithshëm i FIBA në Tiranë, takim me Presidentin e FSHB Avni Ponari

8 Tetor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje intensive, Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron përmbytje në disa qytete

8 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr