• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Malaj thotë se eurot që po “zhysin” lekun s’janë para të pista

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Prill, 2026
në Ekonomi, OP-ED
A A
0
Euro “zhytet” si kurrë më parë, dollari amerikan kërcen brenda ditës
Share on FacebookShare on WhatsApp
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka mbrojtur në Kuvend projektligjin për ndryshimet në ligjin për pastrimin e parave, duke hedhur poshtë dyshimet se flukset e mëdha të valutës që hyjnë në Shqipëri lidhen me aktivitete të paligjshme. Sipas tij, eurot që po qarkullojnë në ekonomi kanë burime të qarta dhe “organike”, të lidhura me zhvillimet ekonomike të viteve të fundit.

Gjatë prezantimit, Malaj renditi disa nga burimet kryesore të hyrjes së valutës në vend. Remitancat gjatë vitit 2025 kanë kaluar mbi 2 miliardë euro, të ardhurat nga turizmi kanë arritur në 5.7 miliardë euro me rritje të ndjeshme, ndërsa investimet e huaja direkte kanë kapur nivelin rekord prej 1.6 miliardë euro në 9-mujorin e vitit. Po ashtu, kreditimi në valutë është llogaritur në 1.8 miliardë euro, ndërsa blerjet e pasurive të paluajtshme nga të huajt në rreth 560 milionë euro.

Në këtë kuadër, ministri theksoi se interpretimi i këtyre treguesve si pastrim parash është i pabazuar dhe nuk mbështetet në analiza reale ekonomike. Sipas tij, rritja e valutës në qarkullim është një pasojë e drejtpërdrejtë e turizmit, investimeve dhe remitancave, duke reflektuar zhvillimet e ekonomisë dhe jo aktivitete të dyshimta.

Megjithatë, ai pranoi se kjo situatë kërkon vigjilencë më të madhe nga institucionet për të garantuar që këto flukse të jenë të gjurmueshme dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Në këtë kontekst, projektligji i ri synon të forcojë mekanizmat e kontrollit dhe të rrisë kapacitetet e shtetit në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Një nga risitë kryesore është përfshirja për herë të parë në ligj e konceptit të “financimit të armëve të dëmtimit në masë”, duke zgjeruar fushën e veprimit të institucioneve dhe duke e përafruar legjislacionin shqiptar me standardet e FATF.

Po ashtu, projektligji forcon qasjen e bazuar në rrezik, duke detyruar subjektet të analizojnë më në thellësi klientët, produktet dhe zonat ku operojnë, si dhe parashikon masa më të forta për raportimin dhe parandalimin e aktiviteteve të dyshimta.

Një tjetër element i rëndësishëm është mundësia për bllokimin ose ngrirjen e përkohshme të transaksioneve deri në 72 orë, kur ka dyshime të bazuara për financim të aktiviteteve të paligjshme, përfshirë edhe bashkëpunimin ndërkombëtar në këto raste.

Projektligji sjell gjithashtu ndryshime për organizatat jofitimprurëse, duke kaluar nga një qasje e përgjithshme kontrolli në një model më të targetuar, ku masat e forta aplikohen vetëm për subjektet me rrezik të lartë, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Në nivel institucional, zgjerohet roli i Komitetit të Bashkërendimit për Luftën kundër Pastrimit të Parave, ndërsa forcohen funksionet analitike të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, e cila do të ketë më shumë kompetenca në identifikimin e trendeve dhe rreziqeve në ekonomi.

Në thelb, drafti synon të japë një përgjigje më të fortë ndaj presioneve ndërkombëtare dhe kërkesave të integrimit europian, duke forcuar kontrollin mbi financat dhe duke zgjeruar ndjeshëm instrumentet që shteti ka në dispozicion për të monitoruar dhe ndërhyrë në transaksionet financiare. /skyweb.al

Etiketat: euro
Artikulli para

Balla: Porti MBM ne Porto Romano është një port strategjik energjetik, ka vetem 20% të kapacitetit të zënë. Plotëson nevojat e Shqipërisë

Artikulli pas

Hap pas hapi, si do të futemi nga sot në zonën Shengen pas ndryshimeve, çfarë duhet patur parasysh

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!
Ekonomi

Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!

8 Tetor, 2026
VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë
Ekonomi

Fermerët përfitojnë 12.2 milionë euro nga autofaturat, kur mbyllen aplikimet

8 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

8 Tetor, 2026
Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord
Ekonomi

Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord

8 Tetor, 2026
Sensorë, kamera dhe sirena alarmi, si parashikohet të monitorohen 10 diga në Shqipëri
Ekonomi

Sensorë, kamera dhe sirena alarmi, si parashikohet të monitorohen 10 diga në Shqipëri

8 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Nuk zgjat as 24 orë gëzimi i shqiptarëve, Bordi shtrenjton sërish karburantet

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
Hap pas hapi, si do të futemi nga sot në zonën Shengen pas ndryshimeve, çfarë duhet patur parasysh

Hap pas hapi, si do të futemi nga sot në zonën Shengen pas ndryshimeve, çfarë duhet patur parasysh

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pse nuk duhet të flini me dritë ndezur?
Shëndet

Pse nuk duhet të flini me dritë ndezur?

Nga Editor
16 Janar, 2026
0

Të flesh me televizorin ndezur apo me dritë gjumi mund të duket e padëmshme, por një studim i ri paralajmëron...

Lexo të plotë
Harta, 39% e punonjësve shqiptarë nuk shtyjnë dot muajin, rekord në Europë

Harta, 39% e punonjësve shqiptarë nuk shtyjnë dot muajin, rekord në Europë

1 Maj, 2026
Rriten çmimet e naftës pas bllokimit të bisedimeve SHBA–Iran

Nafta u shtrenjtua, por shqiptarët nuk e ulën fare konsumin

2 Shtator, 2026
Gjermania dislokon një sistem “Patriot” në Turqi

Gjermania dislokon një sistem “Patriot” në Turqi

18 Maj, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme trondit tregjet, rritet çmimi i naftës dhe bie Bictoin

Lufta në Lindjen e Mesme trondit tregjet, rritet çmimi i naftës dhe bie Bictoin

28 Shkurt, 2026

Të Fundit

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

8 Tetor, 2026
Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

8 Tetor, 2026
Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

8 Tetor, 2026
OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

8 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr