• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Këto janë vendet më të mira në botë për të jetuar

Editor Nga Editor
25 Maj, 2026
në Aktualitet
A A
Këto janë vendet më të mira në botë për të jetuar
Share on FacebookShare on WhatsApp
Qoftë nëse po zhvendoseni si familje apo po kërkoni një ekuilibër më të mirë të kostos së jetesës, ja ku duhet të drejtoheni.

Ka shumë arsye për t’u shpërngulur jashtë vendit, nga mundësitë për punë dhe bashkimi me partnerin/en, deri te dëshira për të jetuar diku me mot më të mirë. Nëse keni nevojë për pak orientim për të vendosur se ku të shkoni, kemi lajm të mirë: Indeksi i Emigracionit 2026 i Remitly sapo është publikuar.

Indeksi vlerëson 82 shtete sipas 34 treguesve, duke përfshirë koston e jetesës në aspektin e ushqimit, qirasë, kredive hipotekore dhe fuqisë blerëse, si dhe kulturën, sistemin arsimor, lumturinë, kujdesin shëndetësor, sigurinë dhe pagat.

Këtë vit, Zvicra u rendit në vendin e parë, pasi kishte qenë e dyta në vitin 2025. “Zvicra dallohet për potencialin e jashtëzakonshëm të fitimeve (renditet e para në botë për këtë kategori), aksesin e fortë në kujdesin shëndetësor, standardet e larta të sigurisë dhe mundësitë e mëdha për të ardhura,” shkroi Remitly në renditje.

“Tërheqja e Zvicrës shtohet edhe nga një komunitet i mirë-integruar emigrantësh dhe infrastruktura publike e zhvilluar. Vlerësimet e larta në treguesit e rinj, si numri i shkollave ndërkombëtare dhe furnizimi me energji, i kanë siguruar Zvicrës vendin e parë.”

Nuk ka një zgjidhje universale kur bëhet fjalë për zgjedhjen e vendit ku do të jetoni, por ja disa nga vendet më të vlerësuara në botë.

Vendet më miqësore për emigrantët në vitin 2026

Menjëherë pas Zvicrës, Islanda u rendit e dyta, pasi kishte mbajtur vendin e parë vitin e kaluar.

Remitly vlerësoi vendin nordik për potencialin e të ardhurave, sigurinë dhe performancën mjedisore, duke theksuar se numri më i ulët i shkollave ndërkombëtare shpjegon rënien në renditje.

“Me politika të forta familjare dhe një nga popullsitë më të lumtura në botë, Islanda u ofron emigrantëve një cilësi të lartë jetese në një shoqëri të lidhur ngushtë,” shtoi Remitly.

Vendin e tretë e zuri Luksemburgu, falë potencialit të lartë për të ardhura, niveleve të larta të sigurisë dhe transportit publik të shkëlqyer, duke e bërë shumë tërheqës për ata që kërkojnë “stabilitet, lëvizshmëri dhe standard të lartë jetese në zemër të Europës”.

I vetmi shtet në pesëshen e parë jashtë Europës ishte Australia, e cila u rendit e katërta falë “komunitetit mikpritës të emigrantëve, potencialit të fortë ekonomik dhe stilit të jetesës të orientuar drejt aktiviteteve në natyrë”.

Pesëshen e parë e plotëson Gjermania, të cilën Remitly e quajti “një zgjedhje të besueshme për emigrantët që kërkojnë mundësi në ekonominë më të madhe të Europës, e mbështetur nga mbrojtje të forta për punëtorët dhe perspektiva afatgjata karriere”.

Ky vend është gjithashtu shtëpia e disa prej qyteteve më të përballueshme për blerjen e pronës.

10 vendet më të mira për t’u shpërngulur:

  1. Zvicra
  2. Islanda
  3. Luksemburgu
  4. Australia
  5. Gjermania
  6. Irlanda
  7. SHBA
  8. Danimarka
  9. Norvegjia
  10. Spanja

Vendet më të mira për familjet

Duke analizuar tregues si sistemi arsimor, leja e lindjes për nënat dhe baballarët, kostot vjetore të kujdesit për fëmijët dhe numri i shkollave ndërkombëtare, Spanja doli në vendin e parë.

“Me një infrastrukturë të fortë sociale, ky vend europian vazhdon të dallohet si një destinacion për familjet që kërkojnë stabilitet dhe mundësi jashtë vendit,” tha Eva Borislavova, CEO e Remitly Europe.

“Për shumë njerëz, ky kombinim i aksesit, mbështetjes dhe cilësisë së jetës e bën Spanjën një zgjedhje gjithnjë e më tërheqëse.”

Përveç Spanjës, vetëm tre vende të tjera europiane hynë në top 10 të kësaj kategorie: Mbretëria e Bashkuar në vendin e tetë, Islanda në të nëntin dhe Kroacia në të dhjetin.

Pjesa tjetër e listës përfshin Kinën (e dyta), SHBA-në (e treta), Sri Lankën (e katërta), Emiratet e Bashkuara Arabe (e pesta), Australinë (e gjashta) dhe Bangladeshin (i shtati).

Vendet me ekuilibrin më të mirë të kostos së jetesës

Renditja e Remitly analizoi gjithashtu cilat vende ofrojnë balancën më të mirë të kostos së jetesës duke marrë parasysh fuqinë blerëse, kostot e kredive hipotekore si përqindje e të ardhurave, raportin mes qirasë dhe pagës, si dhe koston mesatare të ngrënies jashtë.

Arabia Saudite doli në vendin e parë, falë pagave të forta krahasuar me kostot e jetesës dhe barrës më të ulët të strehimit për pronarët e shtëpive. (Shënim: Të dhënat janë mbledhur para sulmit SHBA-Izrael ndaj Iranit.)

Në Europë, Norvegjia u rendit më lart për balancën e kostos së jetesës, duke zënë vendin e katërt, e ndjekur nga afër nga Danimarka në vendin e pestë.

Luksemburgu u rendit i teti, ndërsa Irlanda e nënta.

Vendet e tjera në top 10 janë Bangladeshi (i dyti), SHBA (e treta), Omani (i gjashti), Pakistani (i shtati) dhe Nepali (i dhjeti).

Etiketat: vendet
Artikulli para

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

Artikulli pas

Më shumë të huaj vizituan Shqipërinë në prill

Editor

Editor

Nga Kategoria

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje
Aktualitet

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!
Aktualitet

Viti 2026 drejt rekordit si më i nxehtë në histori, shkencëtarët: 95% e sigurt!

12 Nëntor, 2026
Kush po i gëzon mijëra prona publike në Mat? Bashkia nuk di sa janë zënë, privatizuar apo dëmtuar!
Aktualitet

Kush po i gëzon mijëra prona publike në Mat? Bashkia nuk di sa janë zënë, privatizuar apo dëmtuar!

12 Nëntor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet
Aktualitet

Më shumë makina në rrugët e vendit, mbi 81 mijë mjete janë regjistruarar në 10 muaj

12 Nëntor, 2026
Sistemi EES shfaq probleme të mëdha, daljet nga zona Shengen nuk regjistrohen dhe kjo mund t’ju kushtojë shumë
Aktualitet

Sistemi EES shfaq probleme të mëdha, daljet nga zona Shengen nuk regjistrohen dhe kjo mund t’ju kushtojë shumë

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
INSTAT raporton rritje të fortë të numrit të turistëve në shkurt 2025, detajet

Më shumë të huaj vizituan Shqipërinë në prill

Të Përzgjedhura

AKSIDENTET/ Të rinj dhe të “pamatur” në timon? Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm
Ekonomi

Rrugët bëhen më të rrezikshme, rritet fatura: 175 mijë lekë dëmi mesatar për automjetet

Nga SkyWeb
7 Shtator, 2026
0

Kompanitë e sigurimeve kanë paguar mesatarisht rreth 175 mijë lekë për çdo dëm të shkaktuar ndaj automjeteve nga aksidentet apo...

Lexo të plotë
Pagat mbajnë të larta kostot e ndërtimit në Shqipëri sipas INSTAT

SPAK po shpon tollumbacen e ndërtimit, cilat do të jenë pasojat e pastrimit të parave në ekonomi

22 Qershor, 2026
Pse gratë e kanë më të vështirë për të blerë një shtëpi sesa burrat?

Pse gratë e kanë më të vështirë për të blerë një shtëpi sesa burrat?

16 Gusht, 2026
Shqiptarët bëhen ekologjikë, rritje rekord e numrit të mjeteve elektrike

Shqiptarët bëhen ekologjikë, rritje rekord e numrit të mjeteve elektrike

16 Tetor, 2025
Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen

Punësimet në administratën publike kalojnë në një platformë të vetme online

20 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr