• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 4 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën, cilësia “çelësi” për në BE

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Nëntor, 2025
në Ekonomi
A A
1 mld euro eksporte bujqësore në 2030-ën,  cilësia “çelësi” për në BE
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po ndërmerr një hap vendimtar drejt forcimit të konkurrueshmërisë dhe përgatitjes së agrobizneseve për rritje të qëndrueshme drejt tregut evropian dhe atij global si dhe përmbushjen e ambicies për të arritur në nivelin e 1 miliardë eurove eksporte deri në vitin 2030.

Forumi i 3-të Kombëtar për Cilësinë dhe Standardet, i organizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial (UNIDO) në bashkëpunim me Këshillin Shqiptar të Agrobiznesit (KASH), mblodhi aktorë kyç për të avancuar rolin e cilësisë si një faktor strategjik për suksesin në eksport dhe integrimin në BE. Ndërsa Shqipëria synon të diversifikojë eksportet, të rrisë prodhimin me vlerë të shtuar dhe të krijojë vende pune cilësore, veçanërisht në agrobiznes, prodhim dhe përpunim ushqimor, përmbushja estandardeve ndërkombëtare nuk është më një opsion, por një domosdoshmëri, për të zgjeruar hartën eeksporteve, për të eksportuar me vlerë të lartë dhe përtë rritur të ardhurat e fermerëve vendas.

“Gjurmimi është ura dighitale që lidh fermerin shqiptar me konsumatorin europian, është pasaporta e panegociueshme që hap dyert në tregun unik europian. Kjo pasaportë, na jep një zë, që të tregojmë historinë e origjinës, cilësinë dhe qëndrueshmërinë tonë. Sot po kalojmë nga politika në zbatim dhe angazhimi ynë është konkret, po punojmë për digjitalizimin e proceseve të verifikimit të produkteve shqiptare”, u shpreh Andis Salla, Ministër i Bujqësisë

UNIDO, përmes Programit Global për Cilësi dhe Standarde (GQSP), i mbështetur nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), luan një rol kyç në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për ndërtimin e një sistemi modern të Infrastrukturës së Cilësisë. Kjo përfshin asistencë teknike, udhëzime për politika dhe ngritje kapacitetesh për të ndihmuar agrobizneset që të arrijnë certifikimin, të sigurojnë gjurmueshmërinë dhe të plotësojnë kërkesat e rrepta të konsumatorëve të BE-së.

“Procesi i hapjes së negociatave është një mundësi që vjen me detyra shtëpie për tu bërë. Zvicra është krenare që të jetë një partner i besueshëm dhe afatgjatë i Shqipërisë drejt integrimit në BE. Cilësia dhe standardet janë në zemër të detyrimeve që vijnë nga zhvillimi i tregut dhe lëvizja e lirë e mallrave. Janë më shumë se kërkesa teknike. Ato përbëjnë thelbin e besimit midis prodhuesve shqiptarë dhe konsumatorëve të BE-së. Prandaj ne theksojmë nevojën për të integruar infrastrukturën e standardeve dhe cilësisë në organizatat ndërkombëtare dhe duke iu përshtatur dhe legjislacionit të BE”, u shpreh Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri

Ndërsa Koordinatorja Kombëtare e UNIDO&GQSP në Shqipëri,  Elvana Zhezha, theksoi se “Cilësia është një gur themeli i ambicieve ekonomike të Shqipërisë dhe Rrugëtimit të saj drejt BE. Duke forcuar një kulturë të cilësisë në të gjitha industritë, nga proceset e prodhimit, te shërbimet dhe qeverisa, Shqipëria ka të gjithë potencialin që të rrisë konkurrueshmërinë, të mbrojë konsumatorët, të ndërtojë më shumë besim në produktet e saj, brenda dhe jashtë vendit. Përmbushja e pritshmërive europiane për cilësinë nuk është më një luks, është një domosdoshmëri, për të zgjeruar eksportet, për të tërhequr investimet dhe për të mbështetur inovacionin. Fokusi ynë mbetet tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke i mbështetur ato të adoptojnë teknologji të reja, bazuar në inteligjencën artificiale.  Me mbështetjen e UNIDO dhe SECO këto inovacione tashmë po instalohen dhe po testohen në zinxhirin e vlerës të bimëve mjekësore-aromatike.”

Një master i dedikuar për standardet dhe cilësinë tashmë do të ofrohet në Universitetin Bujqësor të Tiranës, si një kontribut për të forcuar infrastrukturën në  këtë sektor.

“Universiteti Bujqësor i Tiranës, në bashkëpunim të ngushtë me UNIDO është në fazën përfundimtare të dizenjimit të një programi të ri master shkencor me standardet dhe sistemet e cilësisë. Ky program përfaqëson një hap strategjik në zgjerimin e fushës së kompetencave për universitetin bujqësor, duke ofruar një platformë akademike të nivelit më të lartë për formimin e profesionistëve të rinj në fushën e menaxhimit të cilësisë, përputhshmërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, u shpreh Fatbardh Sallaku, Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës

Nga ana tjetër një rol të rëndësishëm në këtë proces po luan edhe Këshilli Agrobiznesit Shqiptar.

“Zgjidhja e problemeve dhe vështirësitë që ndeshim për cilësinë, sigurinë e konsumatorit dhe standardet, kapërcehen më lehtë, duke punuar së bashku, të mirëkordinuar, sektori publik me atë privat, me objektiva të qarta, me synim Shqipërinë , anëtare të BE në 2030”, theksoi Agim Rrapaj, Kryetar i KASH

I zhvilluar paralelisht me Kongresin e 5-të të KASH–it, Forumi bashkoi prodhues, shoqata, institucione dhepartnerë zhvillimi për të trajtuar rëndësinë jetike të standardeve dhe cilësisë që duhet të përmbushinproduktet shqiptare, në mënyrë që të konkurrojnë në kushte të barabarta në Tregun e Vetëm të BE–së.

Forumi u përqendrua në katër fusha prioritare në përputhje me objektivat e Shqipërisë përanëtarësim në BE deri në vitin 2030: Forcimi ibashkëpunimit ndërmjet aktorëve publikë dhe privatë; Nxitja e mekanizimit, inovacionit dhe digjitalizimit;Përmirësimi i aksesit në financim dhe shpërndarjaefikase e granteve; Harmonizimi i kuadrit ligjor dhe nënligjor me legjislacionin e BE-së.

Duke nxitur bashkëpunimin, inovacionin digjital dhe përputhshmërinë përmes standardeve si GLOBALG.A.P., HACCP dhe certifikimi organik, UNIDO dhe KASH po e ndërthurin cilësinë në çdo hallkë të zinxhirit të vlerës. Kjo përpjekje e përbashkët e shndërron përputhshmërinë nga një sfidë në një katalizator për zhvillim të qëndrueshëm, tërheqje investimesh dhe integrim të suksesshëm në Tregun e Vetëm të BE-së.

Artikulli para

Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi”

Artikulli pas

Rest Less: Shqipëria, destinacioni më i veçantë për përvoja kulturore

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030
Ekonomi

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal
Ekonomi

Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal

3 Nëntor, 2026
Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite
Ekonomi

Plani i qeverisë, makinat Euro 3 dhe Euro 4 dalin nga tregu për tre vite

3 Nëntor, 2026
Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit
Ekonomi

Projektbuxheti i vitit 2027, Karakaçi: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Rest Less: Shqipëria, destinacioni më i veçantë për përvoja kulturore

Rest Less: Shqipëria, destinacioni më i veçantë për përvoja kulturore

Të Përzgjedhura

ALBSIG Jetë, në krye të tregut të sigurimeve të jetës për 9-mujorin 2025
Ekonomi

ALBSIG Jetë, në krye të tregut të sigurimeve të jetës për 9-mujorin 2025

Nga SkyWeb
30 Tetor, 2025
0

Rritje rekord e primeve dhe dominim në segmentin e jetës së debitorit ALBSIG Jetë ka mbyllur nëntëmujorin e parë të...

Lexo të plotë
Ryanair hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 milionë USD), rritje rekord në Shqipëri

Ryanair hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 milionë USD), rritje rekord në Shqipëri

1 Prill, 2026
Raporti 9-mujor i AMF: SIGAL IG paguan ¼ e dëmeve të të gjithë tregut

Raporti 9-mujor i AMF: SIGAL IG paguan ¼ e dëmeve të të gjithë tregut

30 Tetor, 2025
Sigurimi i jetës së debitorit është kujdes për familjen, mbrojtje për bankën dhe vijimësi për ekonominë

Sigurimi i jetës së debitorit është kujdes për familjen, mbrojtje për bankën dhe vijimësi për ekonominë

8 Maj, 2026
PAKETA E MALEVE/ Hartat gati, qeveria miraton zonat prioritare në Elbasan, Belsh, Përmet dhe Skrapar

PAKETA E MALEVE/ Hartat gati, qeveria miraton zonat prioritare në Elbasan, Belsh, Përmet dhe Skrapar

29 Tetor, 2025

Të Fundit

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

Arrijnë 2 kg për 33 ditë, Danimarka kërkon ndalimin e “pulave turbo” në të gjithë BE-në

3 Nëntor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

Ulja e TVSH-së për ushqimet, kursim në letër apo në xhep?

3 Nëntor, 2026
LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr