• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 22 Korrik, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Nga deklaratat publike te praktika, Hormuzi nuk është hapur plotësisht: Pronarët e anijeve kërkojnë garanci ndaj minave

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Prill, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Nga deklaratat publike te praktika, Hormuzi nuk është hapur plotësisht: Pronarët e anijeve kërkojnë garanci ndaj minave
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rihapja e Ngushticës së Hormuzit pas armëpushimit të shpallur nga Irani nuk po përkthehet menjëherë në normalizim të trafikut detar.

Të dhënat e fundit tregojnë se një grup anijesh që tentoi të largohej nga Gjiri Persik mbrëmjen e së premtes është detyruar të ndalojë lëvizjen dhe në pjesën më të madhe të rasteve të kthehet pas, duke reflektuar pasiguritë e forta që vazhdojnë të dominojnë zonën.

Sipas të dhënave të gjurmimit detar, rreth 20 anije nisën lëvizjen drejt Ngushticës së Hormuzit, në atë që konsiderohet tentativa më e madhe për kalim që nga mbyllja faktike e korridorit detar në fund të shkurtit, pas goditjeve ushtarake SHBA-Izrael ndaj Iranit.

Megjithatë, brenda pak orësh, pjesa më e madhe e tyre ndaloi ose u kthye mbrapsht, pa një shpjegim të qartë publik mbi arsyet konkrete të këtij vendimi.

Mes anijeve të përfshira në këtë lëvizje ishin edhe mjete të operuara nga gjiganti francez CMA CGM, ndërsa më vonë u identifikuan edhe anije të tjera, kryesisht cisterna nafte, që po i afroheshin zonës. Situata mbetet fluide, me lëvizje të fragmentuara dhe pa një rikthim të plotë të trafikut.

Zyrtarët iranianë kanë deklaruar se Ngushtica është e hapur për trafikun tregtar gjatë armëpushimit 10-ditor, duke ndikuar menjëherë në uljen e çmimeve të naftës dhe një reagim pozitiv në tregjet financiare.

Megjithatë, ky njoftim po shoqërohet me kushte dhe kufizime që po mbajnë operatorët në pritje.

Sipas një zyrtari iranian, kalimi i anijeve duhet të koordinohet me Gardën Revolucionare Islamike, ndërsa trafiku do të kufizohet në korridore të konsideruara të sigurta nga autoritetet iraniane. Ndërkohë, anijet ushtarake mbeten të përjashtuara nga kalimi, çka shton kompleksitetin e situatës në një nga nyjet më të ndjeshme të tregtisë globale.

Pasiguria kryesore lidhet me rrezikun e minave detare. Një paralajmërim i Marinës amerikane, i cituar nga Reuters, thekson se kërcënimi nga minat nuk është ende i kuptuar plotësisht, ndërsa edhe kompanitë e transportit detar po kërkojnë sqarime të mëtejshme përpara se të rifillojnë operacionet në shkallë të gjerë.

Shoqatat e transportit detar, përfshirë atë norvegjeze, kanë ngritur shqetësime për mënyrën praktike të zbatimit të rihapjes, duke përmendur jo vetëm rrezikun e minave, por edhe kushtet e vendosura nga Irani dhe pasojat që ato mund të kenë në siguracionet dhe përgjegjësitë ligjore të operatorëve.

Edhe organizmat ndërkombëtarë po tregohen të kujdesshëm. Organizata Ndërkombëtare Detare e OKB-së ka bërë të ditur se është në proces verifikimi të detajeve mbi rihapjen, nëse ajo përputhet me parimin e lirisë së lundrimit dhe garanton kalim të sigurt për të gjitha anijet tregtare.

Ndërkohë, kompani të mëdha si Hapag-Lloyd dhe Maersk kanë sinjalizuar gatishmëri për të rifilluar kalimet, por vetëm pasi të ketë qartësi mbi rreziqet dhe procedurat.

Ekspertët e tregut paralajmërojnë se edhe nëse korridori mbetet i hapur, rrugët e imponuara nga Irani, përfshirë kalimin pranë ujërave territoriale dhe zonave si ishulli Larak, mund të krijojnë sfida të reja navigimi dhe çështje të ndërlikuara për siguracionet.

Pavarësisht njoftimit për rihapje, zhvillimet e fundit tregojnë se Ngushtica e Hormuzit mbetet larg një normalizimi të plotë. Trafiku detar po rikthehet me ritme të ngadalta dhe nën kushte të paqarta, ndërsa çdo lëvizje vijon të kushtëzohet nga faktorë sigurie që ende nuk janë zgjidhur. /skyweb.al

Etiketat: gjiri hormuzit
Artikulli para

Kroçera e parë kalon përmes Gjirit të Hormuzit pas rihapjes

Artikulli pas

Lufta me Iranin i kushtoi botës 50 miliard dollarë naftë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

BE tërhiqet, do të pranojë tarifat e reja amerikane
Ekonomi

BE tërhiqet, do të pranojë tarifat e reja amerikane

22 Korrik, 2026
FDA miraton pilulën e parë kundër kolesterolit që zëvendëson injeksionet, ul LDL-në deri në 60%
Kryesore

FDA miraton pilulën e parë kundër kolesterolit që zëvendëson injeksionet, ul LDL-në deri në 60%

22 Korrik, 2026
Trafiku i kokainës, SPAK bastis zyrat e biznesmenëve Redi Peza dhe Ardi Kollçaku
Aktualitet

SPAK zgjeron hetimet për bosat e ko*ainës, sekuestrohen dhjetëra dosje kullash dhe resortesh, fokusi te KKT

22 Korrik, 2026
VIDEO/ 8 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, Rrugorja bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë
Aktualitet

VIDEO/ 8 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, Rrugorja bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë

22 Korrik, 2026
“Pastruesi” në dosjen ARUBA, roli i tepelenasit Edmond Jaupi që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal
Aktualitet

“Pastruesi” në dosjen ARUBA, roli i tepelenasit Edmond Jaupi që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal

22 Korrik, 2026
Kriza e strehimit, Gjermania përballet me shtrenjtim ndjeshëm të qirave
Ekonomi

Kriza e strehimit, Gjermania përballet me shtrenjtim ndjeshëm të qirave

22 Korrik, 2026
Artikulli pas
Lufta me Iranin i kushtoi botës 50 miliard dollarë naftë

Lufta me Iranin i kushtoi botës 50 miliard dollarë naftë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rama “zhvesh” Diellën pas bujës në mediat ndërkombëtare
Aktualitet

Rama “zhvesh” Diellën pas bujës në mediat ndërkombëtare

Nga SkyWeb
22 Shtator, 2025
0

Pas bujës së madhe që shkaktoi emërimi i saj dhe vëmendjes së jashtëzakonshme ndërkombëtare, kryeministri Edi Rama ka qartësuar për...

Lexo të plotë
Vueling nis fluturimet e para në Tiranë me lidhje të drejtpërdrejta me Barcelonën

Vueling nis fluturimet e para në Tiranë me lidhje të drejtpërdrejta me Barcelonën

3 Korrik, 2025
Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

18 Dhjetor, 2025
Britaniku që humbi fluturimin e Ryan Air nga Krakow-i në Tiranë bëhet viral në rrjetet sociale

RyanAir, mbi 180 mln pasagjerë në vit dhe (për fat të mirë) asnjë aksident fatal

12 Shkurt, 2026
A do të rrëzoheni? Çfarë ndodh me avionët kur humbin një motor gjatë fluturimit

A do të rrëzoheni? Çfarë ndodh me avionët kur humbin një motor gjatë fluturimit

11 Korrik, 2026

Të Fundit

BE tërhiqet, do të pranojë tarifat e reja amerikane

BE tërhiqet, do të pranojë tarifat e reja amerikane

22 Korrik, 2026
Sulm kibernetik në Rumani, hakeri fshin të gjithë regjistrin e pronave

Sulm kibernetik në Rumani, hakeri fshin të gjithë regjistrin e pronave

22 Korrik, 2026
FDA miraton pilulën e parë kundër kolesterolit që zëvendëson injeksionet, ul LDL-në deri në 60%

FDA miraton pilulën e parë kundër kolesterolit që zëvendëson injeksionet, ul LDL-në deri në 60%

22 Korrik, 2026
Illyrian Guard, institucioni i parë që zbaton ligjin për vullnetarët, trajnoi dhe certifikoi 100 punonjës për emergjencat civile

Illyrian Guard, institucioni i parë që zbaton ligjin për vullnetarët, trajnoi dhe certifikoi 100 punonjës për emergjencat civile

22 Korrik, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr