• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 29 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Sokol Parllaku pastroi miliona euro të vjedhura nga AKSHI? Akrobacitë e Daniel Shimës për të shpëtuar pronat para se të hapej puseta AKSHI

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Sokol Parllaku pastroi miliona euro të vjedhura nga AKSHI? Akrobacitë e Daniel Shimës për të shpëtuar pronat para se të hapej puseta AKSHI
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në vitin 2021, Sokol Parllaku, një mik i afërt i Daniel Shimës, krijon kompaninë “Premium Glass”.

I njëjti person, prej vitit 2015 zotëronte edhe kompaninë tjetër “Alu Glass”. Të dyja me fushë operimi në tregtinë e xhamave, prodhimin e dyerve, dritareve alumini etj.

Deri këtu, gjithçka duket krejt normale. Por, nëna e Daniel Shimës, Merita, futet si aksionere me 60% të kuotave në kompaninë “Premium Glass”.

Pra, zonja Shima nuk hyn si aksionere e thjeshtë, por si kontrolluese e paketës dërrmuese të aksioneve. Ajo ka vendimmarrjen në kompani për gjithçka.

Merita Shima, bleu edhe 40% të aksioneve në kompaninë e themeluar nga Parllaku për vetëm 40 mijë lekë të reja, duke u bërë pronare e vetme. Për një kompani të re, pa aktivitet, me kapital 100 mijë lekë, kjo në dukje ngjason diçka në përputhje me tregun. Por, “Premium Glass” dhe kompania tjetër “Alu Glass” e themeluar nga miku i Daniel Shimës, kishin nisur një fushatë të gjerë blerje trojesh. Këto lëvizje ishin pasuar me zhvillimin e pronave me ndërtime. Pra, zonja Shima që dikur punonte si rrobaqepëse, kishte blerë një kompani që tashmë zotëronte prona me vlerë miliona euro për vetëm 40 mijë lekë.

“Ky është problem i vjetër që vijon në vendin tonë, s’është vetëm kompani që hapin kapital me 1 mijë euro, e pastaj marrin kontratë apo leje ndërtimi nga AZHT apo bashkitë që vetëm zbardhja e lejes mund të kushtojë 500-800 apo 1 mln euro”, u shpreh Alban Qafa, avokat.

Investimet e mëdha nisin që në vitin 2020 me blerjen e dy apartamenteve në emër të kompanisë tjetër “Alu Glass”, në një prej zonave më luksoze në Tiranë, pranë kompleksit Delijorgji. Apartamentet me sipërfaqe 160 metra katrorë secili, shërbejnë si zyra.

Në mars të vitit 2021, kompania e zotëruar nga Merita Shima blen 3 mijë metra katrorë tokë në zonën e Kasharit për 2,1 milionë lekë. Në të njëjtën zonë, përmes kompanisë tjetër “Alu Glass”, të zotëruar nga partneri i tyre Sokol Parllaku, blihen 7100 metra tokë duke e çuar totalin në plot 10 mijë metra.

Në qershor 2021, subjekti i kontrolluar nga Merita Shima blen një tjetër sipërfaqe toke prej 3.600 metrash në Dobresh.

Gjatë kësaj periudhe ku ish-rrobaqepësja shfaqet si investitore e madhe në kompaninë “Premium Glass”, edhe kompania simotër “Alu Glass” kryen blerje të shumta trojesh. Në shkurt 2021 subjekti blen 2200 metra tokë në zonën e Prushit, në periferinë e Tiranës për 7800 euro. Në prill dhe në maj të vitit 2021 blejnë dy parcela me hapësirë 3 mijë metra katrorë në total në “Rrugën Koxhasë” në Durrës ku sigurojnë edhe leje ndërtimi. Në vitin 2022 “Alu Glass” blen 3 parcela në zonën e Kasharit me sipërfaqe përkatësisht 2400, 14500 dhe 3700 metra katrorë me vlerë rreth 700 mijë euro.

Nga investimet në toka, tashmë kompanitë e lidhura me ish-nëndrejtorin e AKSHI-t Daniel Shima futen fort në sektorin e ndërtimit. Në mars të vitit 2022, ‘Alu Glass’ dhe ‘Premium Glass’ marrin leje nga Bashkia e Tiranës për godinë 8 kate mbi tokë dhe 1 nëntokë.

“Imobiliaret, një nga sektorët goxha potencial që është përdorur për pastrim parash, normalisht historikisht është përfolur ndërtimi”, u shpreh Bledar Meminaj, avokat.

“Kryesisht kamuflohen me shitblerje në letër që është formë e përhapur, pastaj duke u kredituar në banka në x vlerë, por nuk mbulon vlerën e investimit e asaj që derdhet në pronë”, u shpreh avokati Qafa.

Ndërkohë, më 5 nëntor të vitit 2021, kompania “Premium Glass” nënshkruan një kontratë-sipërmarrje me subjektin Nova Konstruksion për prenotim apartamenti. Në fakt, kontrata parashikon plot 9 apartamente dhe 14 poste parkimi. Vlera në kontratë është plot 869.400 euro.

NOVA: “Me shoqëritë në të cilat Z. Parllaku është administrator dhe ortak na lidh bashkëpunim prej vitesh, për shkak të marrëdhënieve kontraktuale për kryerjen e disa punimeve të natyrës së rëndësishme për sa i përket vlerës së tyre në kostot tona të investimit si për shembull punime duralimini dhe fasada xhami”.

Në korrik të vitit 2024, në tokat e blera në njësinë 14 në Tiranë, kompanitë e lidhura me njerëzit pranë ish-zëvendësdrejtorit të AKSHI-t Daniel Shima, sigurojnë një leje për godinë 16 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë.

Trualli ishte në emrin e kompanisë ‘Alu Glass’ ndërsa përfaqësimin për sigurimin e lejes e kreu sërish kompania me lidhje në pushtetin lokal “Son Engineering & Construction” e zotëruar nga Erind Bejleri. Subjekti zhvillues i kullës ishte kompania ‘Terra Construction”, sërish me aksioner Sokol Parllakun, mikun e Shimës.

SON: “SON Engineering & Construction shpk, kryen shërbime projektimi arkitektonik dhe nuk ndërmjetëson për sigurimin e lejeve të ndërtimit. Në një pronë në Tiranë të shoqërisë ‘Alu Glass’ kemi kryer shërbime projektimi arkitektonik për koncept ide, për një objekt 16 kate”.

Në prill të vitit 2024 ky grup blen një truall në rrugën Him Kolli në Tiranë për 770 mijë euro.

Në periudhën 2022 deri në shkurt 2025, ata rikthehen në rrugën “Koxhasë” në Durrës ku përmes disa transaksioneve blejnë disa parcela me sipërfaqe në total prej 24.500 metrash katrorë. Bie në sy se çmimi i blerjes varionte nga 1 lek për metër, deri në 1.800 lekë, vlera që nuk kanë asnjë lidhje me tregun.

Në të gjitha këto transaksione, pyetja që mbetet pa përgjigje është se nga erdhi burimi i parave për prona që kalojnë vlerën e miliona eurove.

“Edhe nëse ka këto gjurmë, normalisht që besoj që është duke hetuar dhe do hetohet”, u shpreh Bledar Meminaj, avokat.

“Kjo është nga format e vjetra që vijon me dekada në vendin tonë kur ofrohet ryshfeti, por jo në monedhë por në prona të paluajtshme”, shprehet avokati Alban Qafa.

Në 7 dhjetor 2022, pasi kompania e “Premium Glass” e zotëruar nga nëna e Daniel Shimës kishte lidhur kontrata për prona me vlerë miliona euro, ish-rrobaqepësja vendos të shesë aksionet.

Blerësi është i njëjti person, ortaku Sokol Parllaku.

Aksionet u shitën për 100 mijë lekë të reja, edhe pse, siç zbuluam, subjekti zotëronte asete me vlerë miliona euro.

Tërheqja de jure ndodh në momentin kur SPAK kishte nisur hetime për disa tendera në AKSHI dhe me sa duket, Shima po kërkonte të fshihte gjurmët.

Por, kontrolli mbi kompaninë mbetet. Sokol Parllaku, cakton administrator të kompanisë shtetasin Redvin Marku.

Ajo që bën përshtypje është fakti se ky person, do të bëhej administrator edhe i kompanisë “Digital Euphoria” që do të themelohej në vitin 2024 nga vetë Daniel Shima me emrin e tij si pronar zyrtar.

Pra, një skemë ku emrat ndërrohen mes tyre për të humbur gjurmët, por kontrolli dhe paratë mbeten. Lëvizja e fundit ndodh në 20 nëntor 2025 ku Sokol Parllaku rimerr atributet e deleguara të administratorit te Redvin Marku.

Kjo ndodh pikërisht kur nën zë, po vlonte dosja e bujshme e “AKSHI-t” që u finalizua në dhjetor 2025 me masat e sigurisë. Këto, duken vështirë të jenë të gjitha rastësi.

“Nëse ka ndodhur gjatë periudhës hetimore jemi para një vepre tjetër që mund të jetë pastrim i produkteve të veprës, një mënyrë fshehjeje, ose mënyrë që besoj se është e dukshme dhe vihet re nga organi procedues”, thotë avokati Bledar Meminaj.

“Nëse ke kompani që ka qarkullim monetar 5-7 mln euro nuk e shet dot kurrë për 2 mijë apo 5 mijë euro siç ka ndodhur te një nga kompanitë e bashkëpandehura”, u shpreh Alban Qafa./Inside Story/

Etiketat: Alu glassdaniel shimaPremium GlassSokol Parllaku
Artikulli para

“Viktima” apo luftë interesash?! Transaksionet dhjetëra mln euro mes oktapodit të kompanive që futën duart te AKSHI

Artikulli pas

Si përdoret inteligjenca artificiale në shëndetësi? Mjekja: Ka kosto të lartë, por na ndihmon në punën e përditshme

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?
Ekonomi

Formula e re e taksës së pronës: Kush paguan më shumë dhe kush përfiton nga zbritjet? Llogaritjet për 32 zonat në Tiranë

29 Qershor, 2026
Çfarë përmban Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe ENI-t për energjinë
Ekonomi

Çfarë përmban Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe ENI-t për energjinë

28 Qershor, 2026
Zgjidhja nga sheshi, politika apo SPAK?
Aktualitet

AP: Kush qendron pas protestave në Shqipëri

28 Qershor, 2026
Evropa përvëlohet nga i nxehti, mbi 1 mijë të vdekur në Francë
Aktualitet

Evropa përvëlohet nga i nxehti, mbi 1 mijë të vdekur në Francë

28 Qershor, 2026
Rama ndryshon qasje për protestat: Qytetarët kanë halle reale, kemi probleme me administratën
Aktualitet

Rama ndryshon qasje për protestat: Qytetarët kanë halle reale, kemi probleme me administratën

28 Qershor, 2026
Bastet sportive, plas “lufta” për licencat: Biznesmeni i njohur, një ndër fituesit e paracaktuar?
Ekonomi

Bastet online, qeveria miraton rregullat për pezullimin dhe heqjen e licencave

27 Qershor, 2026
Artikulli pas
Si përdoret inteligjenca artificiale në shëndetësi? Mjekja: Ka kosto të lartë, por na ndihmon në punën e përditshme

Si përdoret inteligjenca artificiale në shëndetësi? Mjekja: Ka kosto të lartë, por na ndihmon në punën e përditshme

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shitje rekord biletash ajrore, pasagjerët rezervojnë më herët nga frika e çmimeve
Aktualitet

Shitje rekord biletash ajrore, pasagjerët rezervojnë më herët nga frika e çmimeve

Nga Editor
23 Mars, 2026
0

Linjat ajrore globale po përjetojnë një rritje rekord të shitjeve të biletave, pasi pasagjerët po rezervojnë gjithnjë e më herët...

Lexo të plotë
Si janë kthyer baret në pika bastesh me ose pa logo, fitimet e majme dhe kush po arrestohet ?

Si janë kthyer baret në pika bastesh me ose pa logo, fitimet e majme dhe kush po arrestohet ?

29 Prill, 2025
Probleme me Eldi Dizdarin…Si ngeci leja e kullës te stadiumi! Grupi kriminal përdori Kadastrën për të marrë informacione: A jemi në hetim?

Probleme me Eldi Dizdarin…Si ngeci leja e kullës te stadiumi! Grupi kriminal përdori Kadastrën për të marrë informacione: A jemi në hetim?

13 Qershor, 2026
FOTO/ Gishtin në këmbëz dhe gati për neutralizim! Forcat Speciale të ushtrisë zbresin në terren

FOTO/ Gishtin në këmbëz dhe gati për neutralizim! Forcat Speciale të ushtrisë zbresin në terren

7 Shkurt, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh

Qeveria propozon emrat e saj në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

6 Shkurt, 2026

Të Fundit

Sikletet e mëdha që mund të sjellë Libri i Kuq

Sikletet e mëdha që mund të sjellë Libri i Kuq

29 Qershor, 2026
Greqia nis misionin e parë hapësinor, kush është Adrianos Golemis dhe pse po thuhet se është shqiptar?

Greqia nis misionin e parë hapësinor, kush është Adrianos Golemis dhe pse po thuhet se është shqiptar?

29 Qershor, 2026
Media italiane: Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, mahnit me historinë, arkitekturën dhe harmoninë mes kulturave

Media italiane: Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, mahnit me historinë, arkitekturën dhe harmoninë mes kulturave

29 Qershor, 2026
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?

Formula e re e taksës së pronës: Kush paguan më shumë dhe kush përfiton nga zbritjet? Llogaritjet për 32 zonat në Tiranë

29 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr