• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 25 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqiptarët flasin më pak, por konsumojnë më shumë internet: Komunikimi transferohet nga telefoni në rrjete sociale

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Maj, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
TABELAT/ PD kap kreun, Jorida Tabaku ndryshon strategji, Agron Shehaj vijon ritmin: Sa shpenzoi secili kandidat në META gjatë javës së fundit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Përdorimi i internetit në telefonat celularë vijon të rritet me ritme të shpejta në Shqipëri, ndërsa qytetarët po largohen gjithnjë e më shumë nga komunikimi tradicional përmes telefonatave dhe SMS-ve. Sipas raportit të publikuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, një përdorues aktiv i shërbimeve celulare konsumoi mesatarisht gjatë një muaji në tremujorin e katërt të vitit 2025 rreth 10.98 GB internet, 136 minuta telefonata dalëse dhe 12 SMS.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, konsumi i internetit u rrit me 22.8%, ndërsa përdorimi i telefonatave dhe mesazheve shënoi rënie respektivisht me 6% dhe 9.6%. Të dhënat tregojnë se telefoni celular po përdoret gjithnjë e më shumë për rrjete sociale, komunikim në aplikacione, video dhe transmetim të dhënash, duke zëvendësuar gradualisht format tradicionale të komunikimit.

Gjatë tremujorit të fundit të vitit 2025, trafiku total i internetit në rrjetet celulare arriti në rreth 68 milionë GB, ndërsa volumi i thirrjeve telefonike zbriti në rreth 1 miliard minuta. Edhe numri i SMS-ve të dërguara ra në 87.6 milionë.

Megjithëse tregu ka shënuar rënie të numrit total të kartave SIM, Shqipëria vijon të mbetet mbi mesataren europiane dhe atë botërore për numrin e kartave SIM për banor. Në fund të vitit 2025 rezultonin rreth 3.1 milionë karta SIM aktive, ose rreth 1.3 karta për banor.

Raporti evidenton gjithashtu një ndryshim në mënyrën sesi qytetarët zgjedhin paketat e tyre të komunikimit. Përdoruesit me kontrata paspagimi dhe plane hibride kanë ardhur në rritje, duke arritur në 46.6% të totalit të abonentëve aktivë, që lidhet kryesisht me kërkesën më të lartë për internet dhe paketa me më shumë shërbime.

Rritja e përdorimit të internetit nëpërmjet telefonave celularë evidenton faktin se tashmë telefonat celularë e kanë ridimensionuar rolin e tyre duke kaluar nga përdorimi tradicional për kryerjen e thirrjeve zanore, drejt ofrimit të aksesit të gjerë në botën virtuale (shfletim informacionesh, transmetim të dhënash, kryerje e thirrjeve audio/video, sms, etj.), gjë e cila impakton drejtpërdrejt volumin e të dhënave të transmetuara në shërbimet celulare. /tvscan.al 

Etiketat: celularekomunikimi
Artikulli para

Rama thotë se prokurimet publike do bëhen me inteligjencë artificiale

Artikulli pas

A rrezikohet Shqipëria nga Hantavirus? Reagon ISHP

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha
Ekonomi

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari
Aktualitet

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
VIDEO/ Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë
Aviacion

VIDEO/ Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

25 Shtator, 2026
Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?
Ekonomi

Euro e mbyll javën me rritje

25 Shtator, 2026
Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve
Ekonomi

Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve

25 Shtator, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Rikthimi i penaliteteve, bizneset nuk po fitojnë, apo nuk po paguajnë; Të ardhurat bien 5%

25 Shtator, 2026
Artikulli pas
A rrezikohet Shqipëria nga Hantavirus? Reagon ISHP

A rrezikohet Shqipëria nga Hantavirus? Reagon ISHP

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Në spanjë do të gjobiten prindërit nëse fëmijët e tyre të mitur pinë duhan
Shëndet

OBSH: Pirja e duhanit ul shanset për të pasur një fëmijë

Nga Editor
8 Shtator, 2026
0

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëron se pirja e duhanit mund të ndikojë negativisht në fertilitetin e grave dhe burrave,...

Lexo të plotë
Presidenti Begaj uron SHBA-në për 4 Korrikun: Shqipëria mirënjohëse për partneritetin strategjik

Presidenti Begaj uron SHBA-në për 4 Korrikun: Shqipëria mirënjohëse për partneritetin strategjik

4 Korrik, 2025
Dy njoftime për probleme brenda muajit, ç’po ndodh me qumështin formulë për fëmijët?

Dy njoftime për probleme brenda muajit, ç’po ndodh me qumështin formulë për fëmijët?

30 Janar, 2026
Misioni i pamundur i Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Bllokada në Gjirin e Hormuzit po rrit eksportet amerikane të naftës

15 Prill, 2026
Nga kurorat e lashta te bankat qendrore moderne, pse njerëzimi mbetet i fiksuar pas arit

Nga kurorat e lashta te bankat qendrore moderne, pse njerëzimi mbetet i fiksuar pas arit

18 Maj, 2026

Të Fundit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

25 Shtator, 2026
Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

25 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr