• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 25 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

CENSURA/ Urdhri i gjyqtarit Flamur Kapllani për fshirjen e artikujve mbi pronarin e Megatek Dionis Teqja ngre shqetësime te organizatat: Cënohet liria e medias!

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Maj, 2026
në Aktualitet
A A
0
CENSURA/ Urdhri i gjyqtarit Flamur Kapllani për fshirjen e artikujve mbi pronarin e Megatek Dionis Teqja ngre shqetësime te organizatat: Cënohet liria e medias!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Vendimi i Gjykatës së Tiranës për të urdhëruar heqjen e disa artikujve që lidhen me biznesmenin Dionis Teqja ka nxitur reagime dhe shqetësime nga organizatat e medias në vend.

Ato paralajmërojnë për rrezikun e censurës paraprake dhe ndikimin që masa të tilla mund të kenë mbi lirinë e shprehjes.

Më 24 prill 2026, gjykata vendosi një masë “sigurimi padie” në kuadër të një procesi civil për “dëm jopasuror”, të ngritur nga Teqja kundër dhjetë mediave online dhe portaleve.

Sipas të dhënave të bëra publike nga organizatat e medias, padia parashikon një kërkesë për dëmshpërblim prej 500 mijë euro ndaj një prej mediave dhe 20 mijë euro ndaj secilës prej nëntë mediave të tjera, duke e çuar vlerën totale të kërkesës në rreth 680 mijë euro.

Çështja lidhet me raportime mediatike mbi një procedurë civile ku ishte përfshirë biznesmeni, ndërsa disa prej mediave e kanë paraqitur një njoftim procedural civil si “shpallje në kërkim”, term që në përdorimin publik në Shqipëri lidhet zakonisht me çështje penale dhe kërkim policor.

Në vendimin e siguruar nga gjykata, sipas organizatave, argumentohet se mediat kanë përdorur “tituj sensacionalë dhe të pavërtetë”, duke krijuar perceptimin se biznesmeni ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë.

Gjykata ka urdhëruar heqjen e menjëhershme të artikujve nga portalet, rrjetet sociale dhe çdo mjedis tjetër digjital, si dhe bllokimin e aksesit publik ndaj tyre deri në përfundimin e shqyrtimit në themel të çështjes.

Shqetësimi për censurën paraprake

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt deklaroi se, megjithëse e drejta për mbrojtjen e reputacionit është legjitime dhe mediat duhet të raportojnë me saktësi e përgjegjësi, çdo kufizim ndaj përmbajtjes mediatike duhet të jetë proporcional dhe i arsyetuar me kujdes.

Rrjeti u shpreh se nuk paragjykon saktësinë e raportimeve të kundërshtuara dhe as themelin e padisë civile.

“Shqetësimi ynë lidhet me precedentin që mund të krijohet kur gjykatat urdhërojnë heqjen dhe bllokimin e përmbajtjes mediatike përpara një vendimi përfundimtar, sidomos kur masa është e gjerë, merret pa dëgjuar mediat e prekura dhe nuk kufizohet qartë në atë që është rreptësisht e nevojshme”, deklaroi Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt.

Rrjeti shprehu shqetësim për faktin se masa është marrë “në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve”, përpara se çështja të shqyrtohet në themel. Sipas tyre, urdhri është i gjerë dhe nuk bën dallim të qartë mes formulimeve fillestare të kundërshtuara, versioneve të korrigjuara apo ripublikimeve të tjera.“Shqetësimi ynë lidhet me precedentin që mund të krijohet kur gjykatat urdhërojnë heqjen dhe bllokimin e përmbajtjes mediatike përpara një vendimi përfundimtar,” thuhet në reagimin e SafeJournalists, i cili i referohet gjithashtu standardeve të nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për kufizimet paraprake ndaj medias.

Sipas rrjetit, masa më pak kufizuese si korrigjimi, sqarimi apo e drejta e përgjigjes duhet të konsiderohen përpara urdhrave për heqje përmbajtjeje.

Në të njëjtën linjë reagoi edhe Këshilli Shqiptar i Medias dhe Aleanca e Mediave Etike, të cilat e konsideruan problematik përdorimin e masave të përkohshme gjyqësore për bllokimin e publikimeve para shqyrtimit në themel.

“Kushtetuta e ndalon censurën paraprake të mjeteve të komunikimit”, thuhet në deklaratën e tyre, ku theksohet se masa të tilla rrezikojnë të përdoren si instrument presioni ndaj medias dhe të nxisin vetë censurën.

Sipas Këshillit Shqiptar të Medias është shqetësuese kur masa të tilla formulohen në mënyrë të gjerë, duke përfshirë portale dhe rrjete sociale pa përcaktuar me saktësi përmbajtjen konkrete, shprehjet konkrete dhe arsyen pse çdo ndërhyrje është e domosdoshme.

“Një urdhër i përgjithshëm për heqje përmbajtjeje krijon pasiguri juridike, nxit vetë censurë dhe u jep palëve të fuqishme një instrument presioni ndaj medias”, shprehet Këshilli Shqiptar i Medias.

Dy organizatat argumentojnë se reputacioni duhet të mbrohet përmes mjeteve proporcionale, si e drejta e përgjigjes, korrigjimi, përgënjeshtrimi apo dëmshpërblimi pas një vendimi përfundimtar gjyqësor.

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë reagoi ndaj vendimit, duke kërkuar ruajtjen e ekuilibrit mes mbrojtjes së reputacionit dhe lirisë së medias.

Asociacioni theksoi se masat për heqjen ose bllokimin e publikimeve duhet të trajtohen me kujdes të veçantë për shkak të ndikimit që mund të kenë mbi ushtrimin e profesionit të gazetarit dhe të drejtën e publikut për informim.

“Në çdo rast, shifrat marramendëse që kërkohen si dëmshpërblim ndaj gazetarëve dhe mediave, që arrijnë deri në 500 mijë euro ndaj gazetarit Arsen Rusta, janë tërësisht abuzive dhe formë presioni ndaj tij dhe të tjerëve”, thuhet në reagim.

Organizatat e medias kanë bërë thirrje që raste të tilla të trajtohen në përputhje me standardet evropiane për lirinë e shprehjes dhe mbrojtjen e gazetarisë, ndërsa kanë kërkuar forcimin e mekanizmave të vetërregullimit dhe përdorimin e mjeteve alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes qytetarëve dhe mediave. /Erisa Kryeziu-Citizens.al 

Etiketat: dionis teqjaFlamur Kapllanimegateksigurim padie
Artikulli para

Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente

Artikulli pas

STUDIMI/ Pse klientët e restoranteve lenë më pak bakshishe në fundjavë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari
Aktualitet

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
Qeveria publikon planin për zhvillimin deri në 2030, pranon mungesë koordinimi dhe fondesh
Aktualitet

Ndryshime në drejtimin e institucioneve, publikohen vendimet e mbledhjes së qeverisë

25 Shtator, 2026
A është gabim të hysh në intervistë pune me një kafe në dorë?
Aktualitet

A është gabim të hysh në intervistë pune me një kafe në dorë?

25 Shtator, 2026
Albsig mbështet Onko-Hematologjinë Pediatrike në QSUT me pajisje të re
Aktualitet

Albsig mbështet Onko-Hematologjinë Pediatrike në QSUT me pajisje të re

25 Shtator, 2026
Drejtoresha e Postës në Durrës i kërkoi shefes së financës 700 mijë euro, vartësja më pas e denoncoi, dëmi dyshohet në disa miliona euro
Aktualitet

Vodhi 700 mijë euro, Gjykata e Durrësit liron nga qelia drejtoreshën e Postës

25 Shtator, 2026
Cilat janë pasaportat më të fuqishme të Evropës për udhëtime pa vizë?
Aktualitet

Cilat janë pasaportat më të fuqishme të Evropës për udhëtime pa vizë?

25 Shtator, 2026
Artikulli pas
STUDIMI/ Pse klientët e restoranteve lenë më pak bakshishe në fundjavë

STUDIMI/ Pse klientët e restoranteve lenë më pak bakshishe në fundjavë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

SHBA uron kreun e ri të SPAK: Përgëzojmë guximin e Altin Dumanin, presim bashkëpunimin edhe me Brahon
Aktualitet

SHBA uron kreun e ri të SPAK: Përgëzojmë guximin e Altin Dumanin, presim bashkëpunimin edhe me Brahon

Nga Editor
11 Dhjetor, 2025
0

Ambasada amerikane ka uruar zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të Prokurorisë së Posacme. Fillimisht ambasada shpreh përgëzimet për Altin...

Lexo të plotë
“Nxirre menjëherë regjistrimin…” Sali Berisha rrëfen bisedën pasi Meta tha “Dua të flas”: Dritan Prifti më shantazhoi në zyrë me videon e Ilir Metës

“Nxirre menjëherë regjistrimin…” Sali Berisha rrëfen bisedën pasi Meta tha “Dua të flas”: Dritan Prifti më shantazhoi në zyrë me videon e Ilir Metës

27 Nëntor, 2025
USA Today: Shqipëria, destinacioni mesdhetar i përballueshëm

USA Today: Shqipëria, destinacioni mesdhetar i përballueshëm

2 Korrik, 2026
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025

OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025

19 Janar, 2026
Këmbimi valutor, forcohen Dollari, Franga dhe Paundi

Këmbimi valutor, forcohen Dollari, Franga dhe Paundi

7 Tetor, 2025

Të Fundit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

25 Shtator, 2026
Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

25 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr