• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 8 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rikthehet lotaria amerikane, cilat janë kriteret për të aplikuar

Editor Nga Editor
25 Mars, 2026
në Aktualitet
A A
Rikthehet lotaria amerikane, cilat janë kriteret për të aplikuar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Programi i vizës amerikane do të rifillojë pranimin e aplikimeve pas pezullimit të vendosur në muajin janar.

Sipas parashikimeve zyrtare, rreth 10 milionë persona pritet të aplikojnë këtë vit për mundësinë e jetesës dhe punës në Shtetet e Bashkuara. Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë publike disa ndryshime të rëndësishme në program, të cilat do të hyjnë në fuqi më 10 prill dhe do të zbatohen fillimisht për programin e vitit 2027. Në këtë kuadër, po përditësohet formulari elektronik i aplikimit (DS-5501), i cili do të jetë i disponueshëm sapo të hyjnë në fuqi rregullat e reja.

Një nga ndryshimet kryesore është detyrimi që aplikantët të paraqesin një pasaportë të vlefshme dhe një skanim të faqes me të dhënat personale dhe nënshkrimin. Kjo synon të reduktojë përdorimin e dokumenteve të falsifikuara dhe të përmirësojë procesin e verifikimit të identitetit dhe sigurisë. Zyrtarët do të kenë gjithashtu mundësinë të vlerësojnë aplikantët bazuar në vendin e lindjes dhe lidhjet e mundshme me shtete që konsiderohen me “pranueshmëri të ulët”.

Një tjetër risi është vendosja e një tarife simbolike prej 1 dollar për çdo aplikim, e cila duhet të paguhet në momentin e dorëzimit të formularit. Aplikantët duhet gjithashtu të deklarojnë nivelin e tyre arsimor, duke përfshirë diplomën e shkollës së mesme ose një ekuivalent të saj.

Për personat e martuar, kërkohet dhënia e informacionit të plotë për bashkëshortin/en, përfshirë emrin, fotografinë, datën dhe vendin e lindjes, si dhe të dhënat për të gjithë fëmijët nën 21 vjeç, qofshin biologjikë, të adoptuar apo nga martesa. Këto të dhëna janë të detyrueshme edhe në rastet kur bashkëshortët nuk jetojnë së bashku, përveç rasteve të ndarjes ligjore.

Programi parashikon gjithashtu kontrolle më të rrepta për të identifikuar martesat fiktive. Aplikantët e përzgjedhur do të duhet të paraqesin prova të vlefshme për marrëdhënien e tyre, si certifikata martese dhe dokumente të tjera mbështetëse, ndërsa autoritetet mund të kërkojnë verifikime shtesë.

Pezullimi i mëparshëm kishte ndikuar në përpunimin e aplikimeve nga 75 vende të botës, duke përfshirë kategori të ndryshme vizash si bashkimi familjar, vizat e punësimit, birësimi, vizat speciale dhe ato të diversitetit. Megjithatë, ai nuk preku vizat studentore, turistike apo të biznesit, përfshirë edhe ato për tifozët që dëshirojnë të ndjekin nga afër Kupa e Botës në FIFA.

Autoritetet amerikane theksojnë se rifillimi i programit dhe ndryshimet e reja synojnë rritjen e sigurisë, parandalimin e mashtrimeve dhe garantimin e një procesi më transparent dhe të drejtë për të gjithë aplikantët. /skyweb.al

Etiketat: lotaria amerikane
Artikulli para

Luhatje në kursin valutor: dollari dhe paundi në rënie, si paraqitet euro

Artikulli pas

Rriten hyrjet në Shqipëri në shkurt, mbi 1.1 milionë lëvizje në kufi

Editor

Editor

Nga Kategoria

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit
Aktualitet

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

7 Nëntor, 2026
Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
Aktualitet

Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

7 Nëntor, 2026
Dogana, gjobë 5.1 mln euro Salillarit për tonelata me karburant
Aktualitet

Dogana, gjobë 5.1 mln euro Salillarit për tonelata me karburant

7 Nëntor, 2026
Nis aksioni ndaj lavazheve që marrin ujë në mënyrë të paligjshme, kontrolle në të gjithë vendin
Aktualitet

Nis aksioni ndaj lavazheve që marrin ujë në mënyrë të paligjshme, kontrolle në të gjithë vendin

7 Nëntor, 2026
Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë
Aktualitet

Italia do të gjobisë shoferët që ecin shumë ngadalë

6 Nëntor, 2026
Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit
Aktualitet

Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

6 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Fluturimet rritje rekord, zgjerimi i linjave te reja ktheu Shqipërinë në destinacion turistik

Rriten hyrjet në Shqipëri në shkurt, mbi 1.1 milionë lëvizje në kufi

Të Përzgjedhura

Nga gazi te elektriciteti, ndryshimi i thelbësor i BE-së për energjinë
Ekonomi

Nga gazi te elektriciteti, ndryshimi i thelbësor i BE-së për energjinë

Nga SkyWeb
18 Korrik, 2026
0

Komisioni Europian ka prezantuar një paketë të re masash për dekarbonizimin e industrisë dhe elektrifikimin masiv të ekonomisë, me synimin...

Lexo të plotë
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

16 Maj, 2026
Tirana, nga fundi i listës në Europë për transport publik

Tirana, nga fundi i listës në Europë për transport publik

12 Shkurt, 2026
“Irish Sun”: Tirana, arratisja dimërore e irlandezëve

“Irish Sun”: Tirana, arratisja dimërore e irlandezëve

6 Janar, 2026
“Skyscanner”: Saranda kryeson listën e destinacioneve verore për t’u zbuluar këtë verë

“Skyscanner”: Saranda kryeson listën e destinacioneve verore për t’u zbuluar këtë verë

4 Qershor, 2026

Të Fundit

Shumë shpejt, faqet e internetit s’do të ndërtohen më për njerëzit por për agjentët e AI

Goldman Sachs parashikon tronditje të investimeve në AI pas zgjedhjeve në SHBA

7 Nëntor, 2026
“Vrasës” në qiell të hapur: Dosja e plotë e krimit mjedisor të Albchrome, pasoja fatale mbi shëndetin e popullatës

Prokuroria e Elbasanit sekuestron mbetjet toksike të Albchrome

7 Nëntor, 2026
Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

Elon Musk sinjalizon fundin e Cybertruck, Tesla ndryshon strategjinë e prodhimit

7 Nëntor, 2026
EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

EKSKLUZIVE/ Shqipëria në krizë energjetike, por turqit e AYEN AS nuk i dorëzojnë shtetit 59 milionë kWh. Fatura deri në 21 mln euro, kompania: Kur do flasim?

7 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr