• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 11 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shqipëria gati për mbylljen teknike të tre kapitujve me BE, Dhuka: Shtatë të tjerë janë në fazë të avancuar

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Maj, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Shqipëria gati për mbylljen teknike të tre kapitujve me BE, Dhuka: Shtatë të tjerë janë në fazë të avancuar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria vlerëson se ka përmbushur kushtet teknike për mbylljen e negociatave me Bashkimin Evropian në tre kapituj: marrëdhëniet me jashtë, kërkimin shkencor, si dhe arsimin e kulturën.

Deklarata u bë nga ministrja e Shtetit dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme. Sipas saj, masat e ndërmarra nga Shqipëria për këta kapituj i janë dërguar tashmë Komisionit Evropian, ndërsa Tirana pret vlerësimin zyrtar nga Brukseli.

Dhuka tha se puna është përqendruar te 10 kapitujt e parë të negociatave, për të cilët Shqipëria duhet të plotësojë 27 kushte për mbyllje. Nga këta, tre kapituj konsiderohen të përfunduar teknikisht, ndërsa shtatë të tjerë ndodhen në një fazë të avancuar.

“Për tre nga këta kapituj mendojmë se i kemi përmbushur teknikisht të gjitha kushtet. Masat e marra i janë transmetuar Komisionit Evropian dhe jemi në pritje të vlerësimit nga ana e tyre”, u shpreh Dhuka.

Kapitujt ku, sipas qeverisë, puna teknike është përmbyllur janë kapitulli 30 për marrëdhëniet me jashtë, kapitulli 25 për kërkimin shkencor dhe kapitulli 26 për arsimin dhe kulturën.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit u përqendrua edhe te grupkapitulli i parë, i njohur si “Bazat e anëtarësimit”, i cili hapet i pari dhe mbyllet i fundit në procesin e negociatave. Ky grupkapitull përfshin fusha kyçe si drejtësia, të drejtat themelore, siguria dhe liria.

Dhuka tha se Shqipëria ka punuar për plotësimin e 24 kushteve të ndërmjetme në fushën e drejtësisë dhe sigurisë, të cilat përfshinin 92 drejtime prioritare veprimi. Sipas saj, këto detyrime janë përmbushur në masë të gjerë, ndërsa në fund të janarit dhe fillim të shkurtit vendi mori vlerësim pozitiv nga Komisioni Evropian për progresin e arritur.

Aktualisht, sipas kryenegociatores, në Këshillin e Bashkimit Evropian po vijon diskutimi mes 27 vendeve anëtare për raportin e progresit të Shqipërisë dhe për kushtet që do të vendosen për mbylljen e negociatave në kapitullin 23, që lidhet me drejtësinë dhe të drejtat themelore, si dhe kapitullin 24, që mbulon drejtësinë, lirinë dhe sigurinë.

Në total, Bashkimi Evropian i ka vendosur Shqipërisë 101 kushte për mbylljen e negociatave në grupkapituj të ndryshëm.

Grupkapitulli më i vështirë mbetet ai për Agjendën e Gjelbër dhe Lidhjen e Qëndrueshme, ku përfshihen çështje si mjedisi, klima, transporti dhe energjia. Ky grupkapitull ka edhe numrin më të lartë të kushteve për mbyllje, gjithsej 22.

Përmbushja teknike e kushteve nga pala shqiptare nuk nënkupton mbyllje automatike të kapitujve, pasi vendimi final varet nga vlerësimi i Komisionit Evropian dhe nga qëndrimi i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. /skyweb.al

Etiketat: BEmajlinda dhuka
Artikulli para

Sot në Shqipëri jetojnë më pak shqiptarë se sa në fund të 2025, çfarë thotë INSTAT

Artikulli pas

Farsa e tenderit 3.7 mln euro për makina, OBP “qep kostumin” fiks për kompaninë e Emiriana Sakos

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend
Aktualitet

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

11 Gusht, 2026
Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë
Aktualitet

Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë

11 Gusht, 2026
11 qarqe nuk bëjnë sa Tirana: Shifra shqetësuese mbi lindjet dhe vdekjet në Shqipëri
Ekonomi

11 qarqe nuk bëjnë sa Tirana: Shifra shqetësuese mbi lindjet dhe vdekjet në Shqipëri

11 Gusht, 2026
Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit
Ekonomi

Energjia mund të shitet edhe me çmim negativ/ ERE ndryshon rregullat e bursës shqiptare, kufiri zbret në -50 euro/MWh

11 Gusht, 2026
SHËNIM/ Gjobat e rënda të Kodit Rrugor, problemi në Shqipëri s’ka qenë ligji, por të “fortët” e toleruar nga “Maliqi”
Aktualitet

SHËNIM/ Gjobat e rënda të Kodit Rrugor, problemi në Shqipëri s’ka qenë ligji, por të “fortët” e toleruar nga “Maliqi”

11 Gusht, 2026
Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve
Aktualitet

Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve

10 Gusht, 2026
Artikulli pas
Farsa e tenderit 3.7 mln euro për makina, OBP “qep kostumin” fiks për kompaninë e Emiriana Sakos

Farsa e tenderit 3.7 mln euro për makina, OBP "qep kostumin" fiks për kompaninë e Emiriana Sakos

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Zonat që kryesojnë kërkesat për qira në Tiranë, ku po zhvendosen familjet dhe të rinjtë
Ekonomi

Zonat që kryesojnë kërkesat për qira në Tiranë, ku po zhvendosen familjet dhe të rinjtë

Nga SkyWeb
23 Shkurt, 2026
0

Sipas studimit të fundit nga Investropa, nxjerr në pah disa të dhëna interesante për sa i përket çmimit dhe kërkesës...

Lexo të plotë
Kapetanoviç nga Tirana: Zgjerimi i Europës nuk mund të mbahet mend si lodhje, por rinovim

Kapetanović: Njerëzit në Ballkanin nuk kërkojnë mrekulli, por rezultate

11 Dhjetor, 2025
Bllokohet aksi Kakavijë-Janinë, shkak protesta e fermerëve grekë

Të hënën bllokohet 4 orë lëvizja në Kakavijë, oraret kur nuk mund të kalohet në pikën doganore

25 Korrik, 2026
“Ta lëmë 10 ditë që të duket sikur po vlerësojmë.” Dosja e SPAK: Si u paracaktua fituesi i tunelit të Llogarasë

“Ta lëmë 10 ditë që të duket sikur po vlerësojmë.” Dosja e SPAK: Si u paracaktua fituesi i tunelit të Llogarasë

5 Nëntor, 2025
Shëndeti i gojës mund të përcaktojë sa gjatë do të jetoni

Shëndeti i gojës mund të përcaktojë sa gjatë do të jetoni

28 Korrik, 2026

Të Fundit

Superjahti “MY Deep Blue” ndalon në Portin e Durrësit

Superjahti “MY Deep Blue” ndalon në Portin e Durrësit

11 Gusht, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton

Euro nuk ndal rënien, zbret për herë të parë poshtë nivelit të 93 lekëve

11 Gusht, 2026
Rama ndryshon qasje për protestat: Qytetarët kanë halle reale, kemi probleme me administratën

Na marrtë të keqen Irani, Rama thotë se Shqipëria është e para në botë për sigurinë kibernetike

11 Gusht, 2026
ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

11 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr