• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 1 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Nafta sot 217 lekë, qeveria shton një tarifë të re që pritet ta shtrenjtojë edhe më

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Korrik, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Çmimi i naftës ka arritur sot në 217 lekë për litër në një pjesë të pikave të karburantit, ndërsa qeveria ka miratuar një tarifë të re që mund të reflektohet në çmimin përfundimtar për qytetarët.

Vendimi vendos pagesën prej 6.5 eurosh pa TVSH për çdo 1 mijë litra karburant të shënjuar.

E përllogaritur me TVSH, kostoja arrin në rreth 0.75 lekë për çdo litër naftë ose benzinë të hedhur në treg.

Tarifa do të paguhet nga kompanitë që importojnë, prodhojnë, rafinojnë, magazinojnë, transportojnë, shpërndajnë ose tregtojnë karburante.

Megjithëse detyrimi u vendoset subjekteve, kjo kosto pritet të kalojë te konsumatorët përmes çmimit të shitjes në pikat e furnizimit.

Pagesa do t’i kalojë shoqërisë “ALBTrace CO”, e cila do të ketë monopolin e shërbimit të shënjimit të karburanteve.

Shoqëria zotërohet në masën 51% nga shteti shqiptar, ndërsa 49% e aksioneve janë në pronësi të kompanisë private “O&S Security and Solutions”.

Sistemi synon gjurmimin e karburanteve në të gjithë zinxhirin e furnizimit dhe luftimin e kontrabandës, evazionit dhe abuzimeve me cilësinë.

Mbikëqyrja do të kryhet nga Administrata Doganore përmes laboratorëve të lëvizshëm, analizave në terren dhe sistemeve elektronike të monitorimit.

Zbatimi i tarifës do të nisë pas një periudhe kalimtare gjashtëmujore nga hyrja në fuqi e vendimit.

Shërbimi i markimit të karburanteve ishte kryer nga një kompani private nga viti 2013 deri në vitin 2024, përpara se përgjegjësia t’i kalonte Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Me vendimin e ri, shërbimi rikthehet te një shoqëri publiko-private dhe financohet përmes një tarife të detyrueshme mbi çdo litër karburant.

Masa vjen në një moment kur çmimet e naftës në Shqipëri janë rritur ndjeshëm dhe sot arrijnë deri në 217 lekë për litër.

Tarifa e re, edhe pse më pak se një lek për litër, i shtohet kostove dhe taksave ekzistuese që përfshihen në çmimin e karburanteve.

Artikulli para

Rama: Në Shqipëri po prodhohen 14 automjete të reja zjarrfikëse, synohet flotë sipas standardeve të NATO-s dhe BE-së

Artikulli pas

Nis “shkulja” e njerëzve dhe krerëve të dosjes AKSHI në Policinë e Shtetit. Pas Nallbatit priten lëvizje të tjera

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së
Aktualitet

DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së

1 Nëntor, 2026
OPEC+ njofton ngrirjen e prodhimit, “çmendet” çmimi i naftës
Ekonomi

OPEC+ njofton ngrirjen e prodhimit, “çmendet” çmimi i naftës

1 Nëntor, 2026
DËSHMIA/ “S’kam parë kuti me euro dhe as kam bërë foto”. Çfarë tha pastruesja për vilën e Igli Tares në SPAK
Aktualitet

DËSHMIA/ “S’kam parë kuti me euro dhe as kam bërë foto”. Çfarë tha pastruesja për vilën e Igli Tares në SPAK

1 Nëntor, 2026
Flluska te kompanitë e AI rrezikon bisedat tona sekrete
Ekonomi

Flluska te kompanitë e AI rrezikon bisedat tona sekrete

1 Nëntor, 2026
“Ankesat nuk do të humbasin më nëpër zyra”, Rama prezanton Pasqyrë Albania
Aktualitet

“Ankesat nuk do të humbasin më nëpër zyra”, Rama prezanton Pasqyrë Albania

1 Nëntor, 2026
DOSJA E SPAK/ Pastronte 6 vila në kompleksin White Rocks, punononjësja dhe i shoqi mohojnë të kenë parë euro te vila e Igli Tares në Palasë
Aktualitet

DOSJA E SPAK/ Pastronte 6 vila në kompleksin White Rocks, punononjësja dhe i shoqi mohojnë të kenë parë euro te vila e Igli Tares në Palasë

1 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Nis “shkulja” e njerëzve dhe krerëve të dosjes AKSHI në Policinë e Shtetit. Pas Nallbatit priten lëvizje të tjera

Nis “shkulja” e njerëzve dhe krerëve të dosjes AKSHI në Policinë e Shtetit. Pas Nallbatit priten lëvizje të tjera

Të Përzgjedhura

Puna e shtetit nuk është më “qejf”? Administrata po rri më gjatë në punë, ndiqet nga turizmi
Aktualitet

Puna e shtetit nuk është më “qejf”? Administrata po rri më gjatë në punë, ndiqet nga turizmi

Nga SkyWeb
5 Shtator, 2025
0

Në total, numri mesatar i orëve javore të punës për një person të punësuar ka pësuar një rënie të lehtë...

Lexo të plotë
Pronarët e autobusëve urbanë lenë në rrugë mijëra qytetarë si presion për subvencione nga shteti

Pronarët e autobusëve urbanë lenë në rrugë mijëra qytetarë si presion për subvencione nga shteti

15 Prill, 2026
Kulla e “kërrusur” 35 kate dhe makinat luksoze, zbulohet pse u thirr Bledi Shkembi në SPAK dhe lidhja me biznesmenen Erinda Lutaj

Kulla e “kërrusur” 35 kate dhe makinat luksoze, zbulohet pse u thirr Bledi Shkembi në SPAK dhe lidhja me biznesmenen Erinda Lutaj

24 Dhjetor, 2025
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës

10 Prill, 2026
BSH “bllokon” çantat me para nëpër Exchange, shuma maksimale e parave fizike që mund të këmbehet

Euro nuk ndryshon, luhatet dollari, Sa këmbehen sot monedhat e huaja?

27 Janar, 2026

Të Fundit

DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së

DOSJA E SPAK/ “Babi dhe mami nuk folën kurrë……!” Vila në Palasë u pastrua edhe nga vajza e sanitares, çfarë tha e reja para BKH-së

1 Nëntor, 2026
OPEC+ njofton ngrirjen e prodhimit, “çmendet” çmimi i naftës

OPEC+ njofton ngrirjen e prodhimit, “çmendet” çmimi i naftës

1 Nëntor, 2026
Sa të shëndetshëm e konsiderojnë veten të rinjtë europianë? Shqiptarët ndër më pozitivët në përgjigje

Sa të shëndetshëm e konsiderojnë veten të rinjtë europianë? Shqiptarët ndër më pozitivët në përgjigje

1 Nëntor, 2026
Pjerin Ndreu ia bën fakt të krye Ramës: Rikandidoj për Lezhën! A do ta tolerojë kryeministri ultimatumin?

Pjerin Ndreu ia bën fakt të krye Ramës: Rikandidoj për Lezhën! A do ta tolerojë kryeministri ultimatumin?

1 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr