• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 19 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Lufta” për Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli i shkruan Ramës, thotë se ka investuar dhjetëra miliarda

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Maj, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli i paditur apo djallëzor?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Përplasja mes ortakëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës është përshkallëzuar edhe më tej, ndërsa biznesmeni Behgjet Pacolli ka publikuar një tjetër deklaratë të ashpër, ku akuzon Valon Ademi për veprime të jashtëligjshme dhe institucionet shqiptare për mosveprim.

Në reagimin e tij, Pacolli thotë se ngjarjet e dy ditëve të fundit në kantierin e Aeroportit të Vlorës “nuk kanë vend në një shtet të së drejtës”, ndërsa e cilëson të paligjshme ndërhyrjen e policisë në mbështetje të asaj që ai e konsideron padrejtësi.

Sipas deklaratës së shpërndarë nga Mabco Constructions S.A., ndalimi i hyrjes së punonjësve dhe nënkontraktorëve të kompanisë në aeroport po justifikohet përmes një kontrate që kompania e konsideron të paligjshme dhe të kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës që në 8 janar 2025.

Pacolli pretendon se kontrata në fjalë është firmosur nga Valon Ademi dhe Valon Lluka, së bashku me tre kontrata të tjera të lidhura me 2A Group, pa dijeninë dhe autorizimin e Mabco-s.

Sipas deklaratës, Mabco është njohur për herë të parë me këto kontrata më 26 shtator 2025 dhe pas analizës juridike i ka kallëzuar ato në organet e drejtësisë. Kompania pretendon se kontratat janë firmosur gjatë vitit të kaluar, por janë post-datuar në mënyrë të paligjshme me data të vitit 2022.

Në reagim thuhet se kontratat e kontestuara janë përdorur për të realizuar përfitime të paligjshme financiare dhe për të dëmtuar Mabco-n. Sipas pretendimeve të kompanisë, përmes tyre është tentuar përfitimi i shumave më të mëdha kredie nga BKT, rritja fiktive e investimeve për të përfituar pagesa të TVSH-së dhe garanci më të mëdha nga shteti mbi të ardhurat nga fluksi i pasagjerëve, si edhe rritja artificiale e kostove të kontratave të lidhura me 2A Group në dëm të Mabco-s.

Pacolli akuzon gjithashtu autoritetet shqiptare për moszbatim të vendimeve të Gjykatës së Apelit dhe të kontratës së koncesionit, duke kërkuar që policia të mos pengojë hyrjen e punëtorëve dhe nënkontraktorëve të Mabco-s në kantier.

Në deklaratë thuhet se ekipi ligjor i Mabco-s ka njoftuar sërish kryeministrin Edi Rama, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Policinë e Shtetit për situatën në Aeroportin e Vlorës, duke akuzuar Policinë e Vlorës se nuk po garanton rendin publik, sigurinë dhe mbrojtjen e investimit.

Sipas deklaratës, pengimi i hyrjes së punëtorëve cenon të drejtat e tyre dhe të pronës, ndërsa Mabco paralajmëron se do të vijojë ndjekjen e të gjitha rrugëve ligjore për mbrojtjen e investimit në Aeroportin e Vlorës./skyweb.al

Artikulli para

“Islands”: Korça, surpriza e Mesdheut që po sfidon Spanjën dhe Italinë

Artikulli pas

Kriza godet Airbus, gjiganti i aviacionit ul shpenzimet për mijëra punonjës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra
Ekonomi

Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra

18 Gusht, 2026
OpenAI pezullon testimet dhe trajnimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale
Aktualitet

OpenAI pezullon testimet dhe trajnimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale

18 Gusht, 2026
Pas serverit të tatimeve bie edhe QKB, terr informativ mbi bizneset: Albanian Digital Solution po ndjek gjurmët e AKSHI-t….
Ekonomi

Pas serverit të tatimeve bie edhe QKB, terr informativ mbi bizneset: Albanian Digital Solution po ndjek gjurmët e AKSHI-t….

18 Gusht, 2026
Vajzat shqitare shkëlqejnë  në matematikë
Aktualitet

Këtë vit me vonesë, Ministria e Arsimit publikon datat e nisjes së vitit shkollor, provimeve dhe pushimeve

18 Gusht, 2026
Zgjerohet flota e makinave elektrike në Shqipëri, më shumë se 40% e regjistrimeve në 2025 janë me zero kilometra
Ekonomi

Makinat elektrike po marrin tregun, 4 në 10 automjete të reja janë “All-Electric”

18 Gusht, 2026
Ndryshojnë procedurat për lejet e ndërtimit: Rregulla të reja, zgjaten afatet për objektet e papërfunduara
Ekonomi

Punëtorët e huaj nuk mund të kenë kushte më të këqija se shqiptarët, rregullat e reja: Paga në bankë, tarifën e paguan punëdhënësi

18 Gusht, 2026
Artikulli pas
Kriza godet Airbus, gjiganti i aviacionit ul shpenzimet për mijëra punonjës

Kriza godet Airbus, gjiganti i aviacionit ul shpenzimet për mijëra punonjës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Rikthimi i Ballukut në detyrë, Rama: U eliminua një precedent i rrezikshëm
Aktualitet

Ironia e Ramës, çudi që s’po më fajësojnë mua për përmbytjet në Greqi dhe Itali

Nga SkyWeb
7 Janar, 2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale lidhur me përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të...

Lexo të plotë
Në epokën e teknkologjisë, në SHBA Inteligjencën Artificiale po e mësojnë edhe të moshuarit

Në epokën e teknkologjisë, në SHBA Inteligjencën Artificiale po e mësojnë edhe të moshuarit

27 Shtator, 2025
Çfarë i ndodh trurit kur e teprojmë me ushqimin gjatë festave?

Çfarë i ndodh trurit kur e teprojmë me ushqimin gjatë festave?

24 Dhjetor, 2025
Shqipëria lidhet me tregun rajonal të gazit, ministri Karakaçi shpjegon projektin strategjik me SHBA

Karakaçi paralajmëron penalitete pas vonesave në Aeroportin e Vlorës

22 Maj, 2026
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Euro zhytet edhe më tepër, sot theu rekordin historik

21 Janar, 2026

Të Fundit

Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë

Flakët pranë Manastirit në Sarandë, OSSH stakon energjinë me kërkesë të zjarrfikësve

18 Gusht, 2026
Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra

Kriza e ushqimeve është te dera, banka e njohur jep alarmin: Goditja më e fortë te vendet e varfra

18 Gusht, 2026
Të dalësh në pension në të 40-at, strategjia që po ndjekin të rinjtë

Të dalësh në pension në të 40-at, strategjia që po ndjekin të rinjtë

18 Gusht, 2026
OpenAI pezullon testimet dhe trajnimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale

OpenAI pezullon testimet dhe trajnimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale

18 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr