• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama për Zvërnecin: Investitorë nga Katari do të derdhin 4 mld euro, janë para të verifikuara

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Qershor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Rama për Zvërnecin: Investitorë nga Katari do të derdhin 4 mld euro, janë para të verifikuara
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur projektin turistik që parashikohet të zhvillohet në Zvërnec, duke e cilësuar atë si një investim të jashtëzakonshëm që lidhet me vizionin për ta kthyer Shqipërinë në një destinacion të rëndësishëm të turizmit global.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Shqipëria e së ardhmes duhet të jetë një vend që tërheq turistë me fuqi të lartë blerëse dhe investime strategjike që sjellin zhvillim ekonomik.

“Kjo është Shqipëria që çdokush do të vijojë dhe jo si më parë. Është Shqipëria e 12 milionë turistëve. Shqipëria duhet të hyjë në listën e vendeve të turizmit global që sjellin investime dhe konsumatorë të nivelit të lartë që i lënë paratë këtu”, u shpreh kryeministri.

Sipas tij, vendi nuk duhet të trembet nga projekte të mëdha zhvillimore, veçanërisht kur ato mbështeten nga investitorë të njohur ndërkombëtarë.

“Shqipëria duhet të jetë një vend që nuk ka frikë nga një projekt i jashtëzakonshëm si ky, ku partnerë të jashtëzakonshëm janë bërë bashkë për të investuar 4 miliardë euro”, deklaroi Rama.

Kryeministri kundërshtoi gjithashtu pretendimet e ngritura për origjinën e kapitalit që do të financojë projektin, duke theksuar se investitorët nuk janë kompani ndërtimi, por investitorë që kanë hyrë në projekt si pronarë të terreneve të blera në përputhje me ligjin.

“S’janë ndërtues këta investitorë. Janë investitorë si pronarë të terrenit që e kanë blerë me para të mbikëqyrura në mënyrë strikte nga agjencia jonë kundër pastrimit të parave dhe nga partnerët ndërkombëtarë që bashkëpunojnë me atë agjenci”, tha ai.

Rama sqaroi se kapitali i investimit vjen nga Katari dhe jo nga Izraeli, siç është pretenduar në disa reagime publike.

“Janë para të mbikëqyrura dhe janë nga Katari, jo nga Izraeli”, deklaroi kryeministri.

Debati për projektin në Zvërnec është intensifikuar javët e fundit pas protestave të banorëve dhe aktivistëve, si dhe pas incidenteve të dhunshme të regjistruara gjatë kundërshtimeve ndaj investimit. Paralelisht, SPAK po zhvillon hetime për çështje që lidhen me pronat në zonë, ndërsa qeveria vijon të mbrojë projektin si një investim strategjik për zhvillimin e turizmit shqiptar. /skyweb.al

Etiketat: edi ramazvernec
Artikulli para

Rama për Zvërnecin: Për herë të parë më bënë të mendoj të largohem, por kam zgjedhur të udhëheq

Artikulli pas

Rama: Pas projektit në Zvërnec është vetëm Kushneri. Berisha: Mbështesim investimet e huaja

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”
Ekonomi

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”

15 Tetor, 2026
A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?
OP-ED

A po e lënë Rama dhe Demo Tiranën të digjet për t’u treguar teleshikuesve sa të këqij janë protestuesit?

15 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore
Aktualitet

Protestat, Presidentit Begaj bën thirrje për qetësi dhe dialog: Të mos cenohet rendi kushtetues dhe stabiliteti i vendit

15 Tetor, 2026
KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta
OP-ED

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve
Ekonomi

“Jemi me ju, mos na dëmtoni biznesin”, tregtarët e Tiranës u lënë mesazhe protestuesve

15 Tetor, 2026
Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!
Ekonomi

Biznesi, thirrje protestuesve: Mos dëmtoni sipërmarrjen private!

15 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rama: Pas projektit në Zvërnec është vetëm Kushneri. Berisha: Mbështesim investimet e huaja

Rama: Pas projektit në Zvërnec është vetëm Kushneri. Berisha: Mbështesim investimet e huaja

Të Përzgjedhura

Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Ekonomi

Italia do 165 mijë punonjës nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

Nga SkyWeb
14 Tetor, 2026
0

Italia do të hapë procedurat për pranimin e mbi 165 mijë punonjësve të huaj për vitin 2027, duke krijuar mundësi...

Lexo të plotë
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

Shqipëria, sërish e humbur në garën e pagave, rajoni i kishte 30-50% më të larta edhe në 2025-n

9 Prill, 2026
Sa duhet ta keni rrogën për të blerë një apartament në Shqipëri

“Express”: Tirana surpriza e re e Ballkanit, kombinon energjinë urbane me autenticitetin

9 Shkurt, 2026
Kolaps në transportin publik të Prishtinës, pezullohet qarkullimi i të gjitha linjave të autobusëve

Kolaps në transportin publik të Prishtinës, pezullohet qarkullimi i të gjitha linjave të autobusëve

24 Nëntor, 2025
Sy artificialë me “preçizion” më të lartë se të njeriut, teknologjia e re për robotët

Sy artificialë me “preçizion” më të lartë se të njeriut, teknologjia e re për robotët

13 Shkurt, 2026

Të Fundit

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”

Tregu pret një “shpërthim” të ri të çmimit të arit, bankat po blejnë në “kulm”

15 Tetor, 2026
Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

Testi gjenetik që zbulon pothuajse çdo infeksion

15 Tetor, 2026
Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

Gjermania vendos taksë për pijet me sheqer për të luftuar obezitetin dhe diabetin

15 Tetor, 2026
Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin e trurit

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr