• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama me tërbim ndaj gazetarëve: Më bëjnë mua moral ca gazetarë që protestojnë dhe pastaj ikin bëjnë plazh te Green Coast

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Qershor, 2026
në Aktualitet
A A
Rama me tërbim ndaj gazetarëve: Më bëjnë mua moral ca gazetarë që protestojnë dhe pastaj ikin bëjnë plazh te Green Coast
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet ndaj gazetarëve, blogerëve dhe influencuesve që e kanë kritikuar për projektet turistike dhe zhvillimet e fundit në vend, duke i akuzuar se japin leksione morali ndërkohë që, sipas tij, vetë nuk paguajnë taksa dhe përfitojnë para në mënyrë informale.

Në një dalje publike, Rama tha se është e papranueshme që ai të quhet tradhtar nga njerëz që, sipas tij, marrin para “nën dorë”, nuk i deklarojnë të ardhurat dhe më pas shkojnë për pushime në resorte luksoze si Green Coast.

“Ama na tregojnë neve tradhtarë ca gazetarë që marrin lekë nën dorë, nuk paguajnë taksa dhe shkojnë bëjnë pushimet në Green Coast. Pse bëjnë pushime atje?”, u shpreh Rama.

Kryeministri e personalizoi sulmin edhe ndaj gazetarit Mustafa Nano, duke treguar një episod që, sipas tij, kishte ndodhur në zyrën e tij. Rama tha se Nano i kishte kërkuar të bëhej ambasador, duke i thënë se nuk kishte më fuqi për vendin.

“Më bën mua moral Mustafa Nano, që erdhi në zyrën time, u shtri në kolltuk dhe më tha: ‘S’kam fuqi për këtë vend dhe dua të bëhem ambasador’. Dhe i thashë: do ta shohim, meqë kemi pasur shkrimtarë ambasadorë”, deklaroi Rama.

Sipas kryeministrit, Nano u emërua më pas në Zvicër, por nuk arriti ta mbante detyrën deri në fund.

“Shkoi Muçi në Zvicër, nuk mbajti dot një zyrë ku ishte vetëm me një sekretare, e la detyrën në mes dhe vjen më thotë mua si ta bëj detyrën”, tha Rama.

Kreu i qeverisë reagoi edhe ndaj deklaratave se oligarkët hyjnë shpesh në zyrën e tij, duke e quajtur këtë një pretendim absurd.

“Më tregon ai mua se oligarkët hyjnë në mëngjes dhe në darkë në zyrën time. Po ti, mo Muç, spiun i Sigurimit je që e di këtë, kush hyn në zyrën time?”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se, nëse akuza të tilla vijnë nga persona publikë si Mustafa Nano, atëherë mund të kuptohet se çfarë ndodh me pjesën tjetër të komentatorëve dhe kritikëve online.

“Po kur e bën Muçi këtë, llogarisni të tjerët”, tha Rama.

Kryeministri vijoi më tej duke sulmuar edhe blogerë dhe influencues që, sipas tij, e akuzojnë për tradhti, ndërkohë që nxjerrin të ardhura online pa kontribuar në sistemin fiskal.

“Më thonë mua tradhtar ca blogerë dhe influencera që nxjerrin online ato që unë kam nxjerrë kur isha i ri dhe nuk i japin asnjë taksë shtetit shqiptar”, deklaroi Rama.

Deklaratat e kryeministrit vijnë në një moment tensionesh të larta publike, pas protestave kundër projektit në Zvërnec dhe kritikave të shumta nga media, aktivistë dhe figura publike. Rama ka zgjedhur të përgjigjet me tone të ashpra, duke e zhvendosur debatin nga projekti dhe protestat te kredibiliteti i kritikëve të tij publikë.

Në thelb, kryeministri akuzoi një pjesë të medias dhe komentatorëve se bëjnë moral publik ndaj qeverisë, ndërsa vetë, sipas tij, nuk respektojnë detyrimet ndaj shtetit dhe përdorin hapësirën online për të prodhuar akuza pa përgjegjësi. /skyweb.al

Artikulli para

Anatomia e një zemërimi

Artikulli pas

i tha “Ik!”, Rama sulmon Mustafa Nanon: E bëra ambasador, la detyrën dhe tani më tregon mua si të qeveris

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama bën ndryshime në qeveri, ministritë që preken
Aktualitet

Ndryshime në kabinetin qeveritar, dy emërime të reja

21 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Qeveria rrit shpërblimin e policëve dhe numrin e përfituesve brenda 48 orëve

21 Tetor, 2026
Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete
Aktualitet

Sindikata e pedagogëve shpall bojkotin e mësimit në universitete

21 Tetor, 2026
Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë
Aktualitet

Media franceze: Ermal Beqiri po synon të qëndrojë në Francë

21 Tetor, 2026
“Janë tronditur nga protestat”, Mirela Kumbaro bën gati mbi 20 psikologë për popullin
Aktualitet

Protestat, Unioni Turistik: Duhet dialog dhe të mbrojmë investimet, të ndalet dhuna ndaj të rinjve

21 Tetor, 2026
OKB: Rritje alarmante e dënimeve me vdekje në botë në 2025
Aktualitet

OKB: Nevojiten masa urgjente për të frenuar ngrohjen globale

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
i tha “Ik!”, Rama sulmon Mustafa Nanon: E bëra ambasador, la detyrën dhe tani më tregon mua si të qeveris

i tha “Ik!”, Rama sulmon Mustafa Nanon: E bëra ambasador, la detyrën dhe tani më tregon mua si të qeveris

Të Përzgjedhura

Presidenti Begaj bashkon mësues nga Shqipëria, rajoni dhe diaspora në Presidencë për 7 Marsin: Gjuha shqipe është identiteti ynë, ruajtja e saj është mision kombëtar
Aktualitet

Presidenti Begaj bashkon mësues nga Shqipëria, rajoni dhe diaspora në Presidencë për 7 Marsin: Gjuha shqipe është identiteti ynë, ruajtja e saj është mision kombëtar

Nga SkyWeb
7 Mars, 2026
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti këtë të premte në Presidencë mësues nga Shqipëria, rajoni dhe diaspora, në një ceremoni...

Lexo të plotë
SKEMA/ Arrestohen CEO i Bankers Petroleum Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo , si zhvatën shtetin shqiptar

Kuçedra Bankers, 4 mld nga nafta dhe nuk paguan kokërr leku tatim: Simboli i korrupsionit dhe zhvatjes së pasurisë nëntokësore përmes makinacioneve me bilancin

3 Korrik, 2025
BB: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

BB: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

29 Prill, 2026
Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore

Tregu i shtëpive AirBNB është plotë, testi i parë këtë verë

8 Qershor, 2026
“Duan të më bllokojnë”, grantet e IPARD përfundojnë në gjykatë, beteja për kthimin e fondeve

“Duan të më bllokojnë”, grantet e IPARD përfundojnë në gjykatë, beteja për kthimin e fondeve

3 Mars, 2026

Të Fundit

Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

22 Tetor, 2026
Testi i thjeshtë i fitnesit që mund të parashikojë rrezikun e vdekjes

Testi i thjeshtë i fitnesit që mund të parashikojë rrezikun e vdekjes

22 Tetor, 2026
Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

Airbnb ndryshon rregullat, turistëve nuk mund t’u kërkohet të lajnë enët apo të heqin çarçafët

22 Tetor, 2026
Ndryshon ligji për Koncensionet, hiqen kontratat 1 Euro: Çfarë ndodh tani e tutje me kontratat PPP

Qeveria i ngarkon AKSHI-t detyrën e rritjes së transparencës për koncensionet

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr