• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 26 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Standardi i ri i Policisë së Shtetit, tallje me “Bet 500” me mediat dhe ligjin si edhe disa pyetje publike për Skënder Hitën

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Qershor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
Standardi i ri i Policisë së Shtetit, tallje me “Bet 500” me mediat dhe ligjin si edhe disa pyetje publike për Skënder Hitën
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prej vitesh, Shqipëria ka një ligj për të drejtën e informimit, i cili në letër detyron institucionet publike të japin informacion për qytetarët dhe mediat.

Ligji është bërë për një arsye të thjeshtë: Që institucionet të mos sillen si pronarë të informacionit publik dhe çdo qytetar apo gazetar të ketë mundësi të mësojë çfarë ndodh me një tender, fond, projekt, procedurë apo ngjarje me interes publik.

Dikur, shumë institucione as nuk e vrisnin mendjen për këtë ligj. Nuk përgjigjeshin fare. Por rruga drejt BE-së, presioni i organizatave, ambasadave dhe nevoja për të plotësuar disa kritere, i detyroi të paktën të kthenin përgjigje.

Vetëm se tani i kanë gjetur çelësin edhe kësaj pune: Përgjigjen, por pa dhënë përgjigje.

Ti i pyet për një tender, ata të thonë se “është zhvilluar sipas procedurave ligjore”. A thua se gazetari po pyet nëse tenderi është bërë me kriteret e Kanunit të Maleve.

Kështu ka vepruar edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në një përgjigje të kthyer për Skyweb.al lidhur me tenderët e jelekëve antiplumb dhe pajisjeve mbrojtëse të efektivëve.

Kërkesa u bë pas vrasjes tragjike të efektivit Enea Mekolli në Maliq dhe deklaratës së kreut të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, se plumbi fillimisht kishte çarë antiplumbin e policit dhe më pas kishte depërtuar në trup, duke i shkaktuar vdekjen.

Pra, nuk po flitej për një kuriozitet dosido. Po flitej për pajisjet që duhet të mbrojnë jetën e punonjësve të Policisë së Shtetit në operacione të rrezikshme.

Skyweb.al pyeti Policinë se si blihen jelekët antiplumb, çfarë standardi përdorin efektivët në operacione të rrezikshmërisë së lartë, sa tenderë janë zhvilluar në 5 vitet e fundit, cilat kompani kanë fituar, çfarë standardi mbrojtjeje kanë jelekët, sa është afati teknik i përdorimit dhe nëse pajisjet aktuale janë ende brenda këtij afati.

Pyetje të thjeshta, që lidhen me jetën e policëve.

Por përgjigjja e Policisë së Shtetit ishte një model se si mund të tallesh me ligjin, me median dhe me publikun, duke përdorur logo dhe vulë zyrtare.

Policia thotë se blerja e jelekëve antiplumb bëhet përmes procedurave të prokurimit publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi, konkretisht me ligjin për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe VKM-në për mjetet e përdorimit të forcës nga Policia e Shtetit.

Policia thotë gjithashtu se përdor armatim dhe pajisje speciale “të certifikuara sipas standardit NATO/BE”.

Cili standard konkret? Çfarë niveli mbrojtjeje? Çfarë kategorie antiplumbi? Asnjë përgjigje.

Për tenderët, institucioni thotë se janë zhvilluar “disa procedura prokurimi” në vitet 2021, 2024 dhe 2025.

Sa tenderë? Me çfarë vlere? Kush i fitoi? Çfarë u ble? Me çfarë specifikimesh? Asgjë.

Për afatin teknik, Policia thotë se jelekët antiplumb kanë përdorim deri në 10 vjet, në varësi të llojit dhe specifikimeve teknike.

Po specifikimet ku janë? Lloji ku është? Data e blerjes ku është?

Në fund, Policia deklaron se jelekët aktualisht në përdorim janë brenda afatit teknik dhe brenda standardeve të kërkuara.

Por duket se standardi i ri i Policisë së Shtetit është të kthesh përgjigje për të mos dhënë informacion.

Redaksia i është drejtuar edhe më parë Policisë së Shtetit me kërkesa të ngjashme për informacion, por kjo është hera e parë që merr një përgjigje kaq tallëse, kaq bosh dhe kaq shpërfillëse.

Dhe kjo ndodh nën drejtimin e Skënder Hitës.

Largimi i Ilir Prodës dhe bashkë me të edhe “Kumbarit” të tij nga jeta publike dha një fije shprese se gjërat mund të shkonin për mirë në këtë institucion. Por, siç ka thënë dikur edhe kryeministri, “sistemi të prish”.

Këtu tallja ka arritur kulmin. Në gjuhën e memeve që janë sot në qarkullim, kjo është një tallje me “Bet 500”.

Dhe meqë jemi te lojërat e fatit, ato kanë pushtuar çdo cep të Tiranës, por shefat e Policisë mesa duket nuk shohin nga ajo anë. Kjo, megjithatë, është temë për një raportim tjetër.

Ligji për të drejtën e informimit parashikon edhe një hallkë tjetër në raste të tilla: Ankimimin te Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

Por, siç ka treguar eksperienca e muajve të fundit, edhe ky institucion duket se ka dalë nga funksioni i tij dhe nuk merret më me çështje “kaq të vogla”. /skyweb.al

Etiketat: policia shtetitskender hita
Artikulli para

Aplikimet në universitet, publikohen datat për maturantët

Artikulli pas

Bastet online, qeveria miraton rregullat për pezullimin dhe heqjen e licencave

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari
Aktualitet

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
VIDEO/ Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë
Aviacion

VIDEO/ Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

25 Shtator, 2026
Qeveria publikon planin për zhvillimin deri në 2030, pranon mungesë koordinimi dhe fondesh
Aktualitet

Ndryshime në drejtimin e institucioneve, publikohen vendimet e mbledhjes së qeverisë

25 Shtator, 2026
A është gabim të hysh në intervistë pune me një kafe në dorë?
Aktualitet

A është gabim të hysh në intervistë pune me një kafe në dorë?

25 Shtator, 2026
Albsig mbështet Onko-Hematologjinë Pediatrike në QSUT me pajisje të re
Aktualitet

Albsig mbështet Onko-Hematologjinë Pediatrike në QSUT me pajisje të re

25 Shtator, 2026
Drejtoresha e Postës në Durrës i kërkoi shefes së financës 700 mijë euro, vartësja më pas e denoncoi, dëmi dyshohet në disa miliona euro
Aktualitet

Vodhi 700 mijë euro, Gjykata e Durrësit liron nga qelia drejtoreshën e Postës

25 Shtator, 2026
Artikulli pas
Bastet sportive, plas “lufta” për licencat: Biznesmeni i njohur, një ndër fituesit e paracaktuar?

Bastet online, qeveria miraton rregullat për pezullimin dhe heqjen e licencave

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shpresë për kancerin agresiv të gjirit, medikamentet e reja po sfidojnë kimioterapinë
Shëndet

Shpresë për kancerin agresiv të gjirit, medikamentet e reja po sfidojnë kimioterapinë

Nga Editor
25 Qershor, 2026
0

Një valë e re ilaçesh po ofron shpresë për pacientet që vuajnë nga kanceri i gjirit trefish negativ, një nga...

Lexo të plotë
OKB: Në botë çdo ditë 2 miliardë njerëz konsumojnë ujë të pasigurt

OKB: Në botë çdo ditë 2 miliardë njerëz konsumojnë ujë të pasigurt

7 Janar, 2026
Europa regjistron rënien e parë të trafikut ajror pas pandemisë në prill, TIA rritje me 25.3%

Europa regjistron rënien e parë të trafikut ajror pas pandemisë në prill, TIA rritje me 25.3%

5 Qershor, 2026
Çfarë nuk thonë shifrat e aksidenteve rrugore

Çfarë nuk thonë shifrat e aksidenteve rrugore

1 Mars, 2026
Çmimi i arit thyen sërish rekord mes pasigurive gjeopolitike dhe pritshmërive për ulje të normës së interesit nga FED

Çmimi i arit thyen sërish rekord mes pasigurive gjeopolitike dhe pritshmërive për ulje të normës së interesit nga FED

8 Shtator, 2025

Të Fundit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

25 Shtator, 2026
Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

25 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr