• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 17 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

S’ka fonde IPARD, Rama u sugjeron fermerëve bankën: Kredia më e mirë se subvencionet

SkyWeb Nga SkyWeb
2 Korrik, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
S’ka fonde IPARD, Rama u sugjeron fermerëve bankën: Kredia më e mirë se subvencionet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në një deklaratë që shënon një ndryshim të qasjes ndaj mbështetjes për bujqësinë, Kryeministri Edi Rama u ka sugjeruar fermerëve shqiptarë që të mos presin më subvencione nga shteti, por të organizohen në shoqëri të përbashkëta dhe të aplikojnë për kredi me garanci sovrane. Deklarata u bë gjatë një takimi me fermerë dhe sipërmarrës në Bashkinë e Cërrikut.

“Me subvencione nuk shkojmë larg, thjesht mbijetojmë,” tha Rama. Ai theksoi se mundësia më e mirë për zhvillimin e bujqësisë qëndron te krijimi i formave të bashkëpunimit mes fermerëve dhe pushtetit vendor, të cilat mund të përfitojnë nga një linjë kredie prej 250 milionë eurosh e ofruar nga Banka e Shqipërisë, me garanci shtetërore.

“Bashkia duhet të jetë e para forcë e interesuar që me këta njerëz të ulet dhe të bëjë një projekt për të ndërtuar një shoqëri të përbashkët dhe të marrë kredi të garantuar nga shteti,” shtoi kryeministri.

Thirrja e Ramës vjen në një kohë kur prej dy ditesh nuk ka fonde IPARD dhe nuk dihet ende çfarë do të ndodhë për 2026.

 Këto fonde të rëndësishme të Bashkimit Europian për zhvillimin rural janë ndërprerë pas hetimeve të OLAF, zyra europiane kundër mashtrimit, e cila ka zbuluar nivel të lartë korrupsioni dhe shpërdorimi në menaxhimin e fondeve bujqësore në Shqipëri.

Mungesa e aksesit në financime europiane ka rritur presionin mbi fermerët vendas, të cilët përballen me mungesë të theksuar investimesh, rritje të kostove dhe pamundësi konkurrimi në tregjet rajonale.

Në këto kushte, thirrja e Kryeministrit për të kaluar nga subvencionet te kreditë me garanci shtetërore shihet si një ndryshim strategjik. Mbetet për t’u parë nëse fermerët do të jenë në gjendje të organizohen dhe të marrin përsipër barrën e huamarrjes, në një sektor që shpesh operon në kufijtë e mbijetesës. /skyweb.al

Etiketat: bankacerrikrama
Artikulli para

Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum

Artikulli pas

BSH ul normën bazë të interesit, si do të ndikojë te kreditë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Europa rrezikon të mbetet pa naftë deri në prill nëse vijon kriza në Lindjen e Mesme
Ekonomi

Nafta bie nën 80 dollarë pas marrëveshjes SHBA-Iran, tregjet presin rihapjen e Hormuzit

17 Qershor, 2026
Autoriteti i Aviacionit Civil ndalon sot fluturimin e dronëve pranë Pallatit të Kongreseve
Aktualitet

Autoriteti i Aviacionit Civil ndalon sot fluturimin e dronëve pranë Pallatit të Kongreseve

17 Qershor, 2026
300 mld USD, çfarë përmban marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së
Aktualitet

300 mld USD, çfarë përmban marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së

17 Qershor, 2026
Lehtësohet kalimi kufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë
Aktualitet

Lehtësohet kalimi kufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

17 Qershor, 2026
Rama për Al Jazeera: Nuk po shesim Shqipërinë, projekti në Zvërnec është bekim dhe do të realizohet
Aktualitet

Rama thotë se pasuritë tona lakmohen nga Rusia dhe Kina

17 Qershor, 2026
Ari bie në nivelin më të ulët që prej nëntorit
Ekonomi

Bankat qendrore po tërheqin arin nga SHBA dhe Britania, rriten shqetësimet gjeopolitike

16 Qershor, 2026
Artikulli pas
BSH ul normën bazë të interesit, si do të ndikojë te kreditë

BSH ul normën bazë të interesit, si do të ndikojë te kreditë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

“500 herë ma mirë me Enver Hoxhën, or shoq…” – Pse demokracia në vetvete nuk është zgjidhje
OP-ED

“500 herë ma mirë me Enver Hoxhën, or shoq…” – Pse demokracia në vetvete nuk është zgjidhje

Nga SkyWeb
12 Gusht, 2025
0

Nga Adrian Thano Burrit në videon që shoqëron këtë shënim (video është marrë nga rrjetet sociale), 34 vjet më parë...

Lexo të plotë
“The Wom Travel’: Rëra e bardhë dhe ujërat e kthjellëta, sekretet e suksesit të Ksamilit

“The Wom Travel’: Rëra e bardhë dhe ujërat e kthjellëta, sekretet e suksesit të Ksamilit

1 Qershor, 2026
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

3 Prill, 2026
Ndryshojnë kurrikulat shkollore, nga shtatori i 2026 nxënësit me tekste të përditësuara

Ndryshojnë kurrikulat shkollore, nga shtatori i 2026 nxënësit me tekste të përditësuara

13 Nëntor, 2025
Pas 400 vitesh shërbim, Danimarka nuk do të dërgojë më letra me postë

Pas 400 vitesh shërbim, Danimarka nuk do të dërgojë më letra me postë

21 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Europa rrezikon të mbetet pa naftë deri në prill nëse vijon kriza në Lindjen e Mesme

Nafta bie nën 80 dollarë pas marrëveshjes SHBA-Iran, tregjet presin rihapjen e Hormuzit

17 Qershor, 2026
Autoriteti i Aviacionit Civil ndalon sot fluturimin e dronëve pranë Pallatit të Kongreseve

Autoriteti i Aviacionit Civil ndalon sot fluturimin e dronëve pranë Pallatit të Kongreseve

17 Qershor, 2026
300 mld USD, çfarë përmban marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së

300 mld USD, çfarë përmban marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së

17 Qershor, 2026
Turizmi, hapet tenderi për zhvillimin e aftësive, pjesë e programit 106 mln euro

Turizmi, hapet tenderi për zhvillimin e aftësive, pjesë e programit 106 mln euro

17 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr