• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 5 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Statistikat, pagat më të ulta por sot shqiptarët i blejnë ushqimet më shtrenjtë se europianët

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Euro bie, çmimet jo: Pse ushqimet mbeten të shtrenjta në Shqipëri
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqiptarët kanë të ardhura shumë më të ulëta se qytetarët e Bashkimit Europian, por sot paguajnë më shumë se ata për ushqimet. Të dhënat për vitin 2025 tregojnë se niveli i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri arriti në 102.9% të mesatares së BE-së.

Kjo do të thotë se një shportë ushqimore që kushton mesatarisht 100 euro në vendet e Bashkimit Europian, në Shqipëri kushton rreth 103 euro.

“Pasqyra e Çmimeve” nuk mjafton: Eksperimenti europian që nuk i uli çmimet dhe pyetjet pa përgjigje në Shqipëri

Ndërkohë, konsumi real për frymë i shqiptarëve ishte vetëm 48% e mesatares europiane, ndërsa PBB-ja për frymë vetëm 43%.

Kontrasti është thelluar me shpejtësi. Në vitin 2016, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin sa 66% e mesatares së BE-së. Brenda nëntë vjetësh ato jo vetëm u barazuan, por e kaluan nivelin europian, shkruan Monitor. Në të njëjtën periudhë, fuqia reale e konsumit u përmirësua me vetëm 11 pikë përqindjeje.

Shqipëria është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor ku ushqimet kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së. Në vitin 2025, Serbia ishte në nivelin 96.6%, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina në 84.6%, ndërsa Maqedonia e Veriut në 74.3%.

Shtrenjtimi vazhdoi edhe gjatë vitit 2026. Në korrik, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në Shqipëri u rritën me 3.2% krahasuar me një vit më parë, pesë herë më shpejt se mesatarja e BE-së prej 0.6%. Në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërkohë, ushqimet u liruan.

Edhe rritja e të ardhurave për frymë duhet lexuar me kujdes, pasi një pjesë lidhet me tkurrjen e popullsisë pas Censit 2023. Kur e njëjta ekonomi pjesëtohet mes më pak banorëve, treguesit për frymë rriten automatikisht, pa nënkuptuar domosdoshmërisht se familjet janë bërë po aq më të pasura.

Në praktikë, Shqipëria i është afruar Europës shumë më shpejt në çmime sesa në paga dhe mirëqenie. Shqiptarët vazhdojnë të fitojnë më pak se gjysma e mesatares europiane, por për ushqimet paguajnë tashmë më shumë.

Etiketat: cmimetushqimet
Artikulli para

Shqipëria e papërgatitur për ndikimin e Inteligjencës Artificiale në zgjedhje

Artikulli pas

The Sun: Nga Korfuzi drejt “Maldiveve të Evropës”, një udhëtim në jugun e Shqipërisë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?
Ekonomi

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

5 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

5 Nëntor, 2026
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon
Ekonomi

Tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

5 Nëntor, 2026
Ulet prodhimi i qumështit natyral, rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës: Drama e prodhuesit dhe konsumatorit shqiptar
Ekonomi

Blegtoria në krizë, prodhuesit të irrutuar me AZHBR-në: Na sorollatin me burokraci, na shkurtojnë fondet dhe kërkojnë kthimin e parave

5 Nëntor, 2026
SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”
Aktualitet

Pak vite burg dhe gëzojnë pasurinë e vjedhur! BE e shqetësuar për mënyrën si dënohen politikanët e korruptuar në Shqipëri

5 Nëntor, 2026
TABELA/ Taksa për makinat me motor 2.0 me naftë drejt trefishimit, sa do të paguajnë pronarët
Ekonomi

TABELA/ Taksa për makinat me motor 2.0 me naftë drejt trefishimit, sa do të paguajnë pronarët

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
The Sun: Nga Korfuzi drejt “Maldiveve të Evropës”, një udhëtim në jugun e Shqipërisë

The Sun: Nga Korfuzi drejt “Maldiveve të Evropës”, një udhëtim në jugun e Shqipërisë

Të Përzgjedhura

Evropa regjistron marsin e dytë më të ngrohtë në histori
Aktualitet

Evropa regjistron marsin e dytë më të ngrohtë në histori

Nga Editor
10 Prill, 2026
0

Muaji mars i fundit rezulton të ketë qenë i dyti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në Evropë, sipas të...

Lexo të plotë
Valët e të nxehtit në Europë thellojnë hendekun e sigurimeve, ndërsa bizneset përballen me humbje

Valët e të nxehtit në Europë thellojnë hendekun e sigurimeve, ndërsa bizneset përballen me humbje

16 Gusht, 2026
Tallava, salçiçe pule dhe dronë me drita mqs erdhi vera: Vangjel Tavo hap sezonin e tenderëve të qejfit dhe tarafeve në Himarë, a do të rishfaqen prodhuesit e patateve nga Buçimasi?

TENDERËT/ Vangjel Tavo i jep kompanisë nën hetim nga SPAK mbi 200 mijë euro për çeljen e sezonit veror në Himarë

28 Prill, 2026
Buxheti dhe paketa fiskale në Kuvend, 8.9 miliardë euro për 2026, në fokus rivlerësimi dhe paqja fiskale

Buxheti dhe paketa fiskale në Kuvend, 8.9 miliardë euro për 2026, në fokus rivlerësimi dhe paqja fiskale

11 Dhjetor, 2025
25 për qind e rentës minerare për njësitë vendore, propozohen ndryshime në ligjin e taksave

25 për qind e rentës minerare për njësitë vendore, propozohen ndryshime në ligjin e taksave

5 Shkurt, 2026

Të Fundit

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

5 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

5 Nëntor, 2026
“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

5 Nëntor, 2026
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

Tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

5 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr