• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 5 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

The Sun: Nga Korfuzi drejt “Maldiveve të Evropës”, një udhëtim në jugun e Shqipërisë

Editor Nga Editor
21 Shtator, 2026
në Turizëm
A A
The Sun: Nga Korfuzi drejt “Maldiveve të Evropës”, një udhëtim në jugun e Shqipërisë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e turistëve të huaj, të cilët krahas plazheve me ujëra të kristalta po zbulojnë edhe pasurinë historike, kulturore dhe natyrore të vendit.

Një nga këta turistë ishte gazetari britanik Nigel Thompson, i cili udhëtoi nga Korfuzi drejt jugut të Shqipërisë për një ekskursion njëditor, përvojë të cilën e ka rrëfyer në një artikull të publikuar nga e përditshmja britanike “The Sun”.

Me titullin “Vizitova ‘Maldivet e Evropës’ për 77 paund”, artikulli përshkruan një ditë të gjatë udhëtimi, gjatë së cilës Thompson vizitoi disa prej pikave më të njohura të jugut shqiptar, mes tyre Sarandën, Butrintin dhe Kalanë e Lëkurësit.

Gazetari tregon se prej kohësh kishte dëgjuar për bregdetin shqiptar dhe ujërat e tij në ngjyrë bruz, që shpesh kanë bërë që Shqipëria të cilësohet si “Maldivet e Evropës”. Por udhëtimi i tij i tregoi se vendi ofron shumë më tepër sesa plazhe dhe det.

Ekskursioni nisi herët në mëngjes, rreth orës 7:30, me një udhëtim rreth 30-minutësh me autobus drejt portit, ku grupi mori tragetin për në Sarandë. Pas rreth 75 minutash lundrim, turistët mbërritën në qytetin bregdetar dhe vijuan udhëtimin me autobus drejt destinacioneve kryesore.

Pas një ndalese të shkurtër për kafe, grupi u nis drejt Butrintit, një prej vendeve më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë. I rrethuar nga natyra e Parkut Kombëtar të Butrintit, siti ruan gjurmë të një historie mijëravjeçare dhe është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Thompson rrëfen se, ndonëse kishte dëgjuar më parë për liqenin e Butrintit, nuk e kishte imagjinuar historinë e gjatë të këtij qyteti antik. Gjatë vizitës, ai u njoh me gjurmët e një qytetërimi që daton që prej lashtësisë, me periudha të rëndësishme greke dhe romake.

Nën drejtimin e udhërrëfyeses Lindita, gazetari vizitoi disa prej monumenteve kryesore të Butrintit, përfshirë forumin, teatrin antik, banjat publike, ujësjellësin dhe muret rrethuese. Këto të fundit shtrihen për rreth 975 metra dhe në disa pjesë arrijnë deri në 7 metra lartësi.

Vizita zhvillohet nëpër shtigje pyjore dhe terren të pabarabartë, me disa pjesë me shkallë, ndaj Thompson këshillon vizitorët të zgjedhin këpucë të përshtatshme për ecje.

Përveç historisë, udhëtimi i dha gazetarit mundësinë të njihte edhe natyrën e veçantë të zonës. Ai mësoi se “liqeni” i Butrintit është në fakt një lagunë e lidhur me detin përmes një kanali rreth 2,6 kilometra të gjatë.

Zona përreth karakterizohet nga biodiversiteti i pasur dhe prania e shumë llojeve të shpendëve, ndërsa laguna njihet edhe për prodhimin e midhjeve.

Para nisjes për t’u kthyer në Korfuz, grupi bëri një ndalesë në Kalanë e Lëkurësit. E vendosur në një kodër rreth 245 metra mbi nivelin e detit, kalaja ofron pamje panoramike mbi Sarandën, detin dhe vijën bregdetare përreth.

Dita përfundoi me pak kohë të lirë në një bar buzë detit, ku Thompson pati mundësinë të shijonte edhe një birrë shqiptare përpara se të niste udhëtimin e kthimit.

Gazetari pranon se ekskursioni ishte i gjatë, duke zgjatur më shumë se 12 orë, ndërsa kthimi në hotel në Korfuz mori edhe më shumë kohë për shkak të ndalesave për pasagjerët e tjerë.

Megjithatë, në përfundim të përvojës së tij, Thompson e përshkruan udhëtimin si një mënyrë interesante për të zbuluar Shqipërinë përtej imazhit të saj si destinacion plazhi. Ai shprehet se pas kësaj vizite do ta konsideronte edhe një qëndrim më të gjatë në vend.

Sipas “The Sun”, ekskursioni njëditor nga Korfuzi drejt jugut të Shqipërisë kushtonte 77 paund për person.

Etiketat: jugu
Artikulli para

Statistikat, pagat më të ulta por sot shqiptarët i blejnë ushqimet më shtrenjtë se europianët

Artikulli pas

Si mund t’i mbrojë BE fëmijët nga rreziqet e rrjeteve sociale?

Editor

Editor

Nga Kategoria

“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet
Turizëm

“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

5 Nëntor, 2026
“The Times” rekomandon Shqipërinë mes 12 destinacioneve turistike për pushimet pranverore
Turizëm

“The Times” rekomandon Shqipërinë mes 12 destinacioneve turistike për pushimet pranverore

4 Nëntor, 2026
“Gulf News”: Gjirokastra mes destinacioneve më spektakolare në botë
Turizëm

Media amerikane: Shqipëria, ndër destinacionet më ekonomike në Evropë, sa shpenzohet për 10 ditë

3 Nëntor, 2026
Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës
Turizëm

Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës

31 Tetor, 2026
Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë
Ekonomi

Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë

31 Tetor, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore
Turizëm

Unioni Turistik kundërshton Paketën Fiskale: Çmimet përcaktohen nga destinacionet rivale

29 Tetor, 2026
Artikulli pas
Si mund t’i mbrojë BE fëmijët nga rreziqet e rrjeteve sociale?

Si mund t’i mbrojë BE fëmijët nga rreziqet e rrjeteve sociale?

Të Përzgjedhura

Bujqit po kthehen në konsumatorë, migrimi nga rrethet drejt Tiranës po cenon garantimin e furnizimit me ushqime
Ekonomi

Subvencionet për bizneset dhe fermerët, qeveria ia kalon kontrollin Konkurrencës

Nga SkyWeb
7 Tetor, 2026
0

Kontrolli i mbështetjes që shteti u jep bizneseve propozohet të kalojë nga strukturat e Ministrisë së Ekonomisë te Autoriteti i...

Lexo të plotë
STATISTIKAT/ Shkaqet, pse vdesin burrat dhe gratë në Shqipëri

STATISTIKAT/ Shkaqet, pse vdesin burrat dhe gratë në Shqipëri

27 Gusht, 2025
I kërcisni dhëmbët pa e kuptuar në gjumë? Dentistët të shqetësuar për rritjen e rasteve të bruksizmit tek të rinjtë

I kërcisni dhëmbët pa e kuptuar në gjumë? Dentistët të shqetësuar për rritjen e rasteve të bruksizmit tek të rinjtë

13 Shtator, 2026
Noti në lumenj e liqene po bëhet popullor, por a është i shëndetshëm?

Noti në lumenj e liqene po bëhet popullor, por a është i shëndetshëm?

28 Korrik, 2026
U nisën për një destinacion sekret, 150 influencues dhe gazetarë mbërritën në Tiranë

U nisën për një destinacion sekret, 150 influencues dhe gazetarë mbërritën në Tiranë

26 Shtator, 2026

Të Fundit

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

5 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

5 Nëntor, 2026
“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

5 Nëntor, 2026
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

Tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

5 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr