• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 5 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

25 për qind e rentës minerare për njësitë vendore, propozohen ndryshime në ligjin e taksave

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
25 për qind e rentës minerare për njësitë vendore, propozohen ndryshime në ligjin e taksave
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një nismë e re ligjore synon të rishikojë mënyrën se si ndahen të ardhurat nga shfrytëzimi i pasurive minerare dhe hidrokarbure, duke zhvendosur një pjesë më të madhe të përfitimeve drejt pushtetit vendor.

Projektligji i depozituar për shqyrtim në Kuvend parashikon ndryshime në ligjin “Për taksat kombëtare”, me theks forcimin e rolit financiar të bashkive ku zhvillohen aktivitetet nxjerrëse. Në thelb të propozimit është rritja e ndjeshme e përqindjes së rentës minerare që u transferohet njësive të qeverisjes vendore.

Sipas draftit, një e katërta e të ardhurave të mbledhura nga renta minerare, përfshirë naftën dhe gazin, do të kalojë drejtpërdrejt në buxhetet e bashkive përkatëse. Fondet do të përdoren vetëm për investime publike, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës në zonat që preken nga veprimtaritë nxjerrëse.

Në relacion shpjegohet se skema aktuale, ku vetëm 5 përqind e rentës u shpërndahet njësive vendore, nuk reflekton barrën reale që mbajnë komunitetet lokale. Banorët e këtyre zonave përballen me pasoja të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, nga amortizimi i rrugëve dhe sistemeve të vaditjes, deri te ndikimi negativ në tokën bujqësore dhe cilësinë e prodhimeve.

Drafti argumenton se praktikat ndërkombëtare e trajtojnë rentën minerare si një instrument kompensimi për komunitetet e prekura, duke e lidhur shpërndarjen e saj me faktorë si numri i popullsisë dhe shtrirja territoriale. Në shumë vende, pesha kryesore i jepet popullsisë, ndërsa një pjesë më e vogël ndahet sipas sipërfaqes, me synim zbutjen e kostove sociale, ekonomike dhe mjedisore të industrive nxjerrëse.

Në rastin e Shqipërisë, propozimi synon të gjejë një ekuilibër mes nevojës për të forcuar autonominë financiare të bashkive dhe ruajtjes së stabilitetit të financave publike. Rritja e përqindjes së rentës për pushtetin vendor do të ulë të ardhurat që shkojnë në buxhetin qendror, por sipas vlerësimit të bërë, ndikimi në qëndrueshmërinë fiskale të shtetit do të jetë i kufizuar.

Nga ana tjetër, bashkitë do të përfitojnë burime më të qëndrueshme për të përballuar pasojat e shfrytëzimit minerar dhe për të investuar drejtpërdrejt në komunitetet lokale, duke rritur kapacitetet e tyre financiare dhe rolin në zhvillimin territorial. /skyweb.al

Artikulli para

Biznes me tarifa familjarësh, OSHEE nis verifikimin e çmimeve të reja të energjisë

Artikulli pas

Bankat dhanë kredi në nivele rekord gjatë fundit të 2025

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?
Ekonomi

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

5 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

5 Nëntor, 2026
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon
Ekonomi

Tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

5 Nëntor, 2026
Ulet prodhimi i qumështit natyral, rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës: Drama e prodhuesit dhe konsumatorit shqiptar
Ekonomi

Blegtoria në krizë, prodhuesit të irrutuar me AZHBR-në: Na sorollatin me burokraci, na shkurtojnë fondet dhe kërkojnë kthimin e parave

5 Nëntor, 2026
SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”
Aktualitet

Pak vite burg dhe gëzojnë pasurinë e vjedhur! BE e shqetësuar për mënyrën si dënohen politikanët e korruptuar në Shqipëri

5 Nëntor, 2026
TABELA/ Taksa për makinat me motor 2.0 me naftë drejt trefishimit, sa do të paguajnë pronarët
Ekonomi

TABELA/ Taksa për makinat me motor 2.0 me naftë drejt trefishimit, sa do të paguajnë pronarët

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka

Bankat dhanë kredi në nivele rekord gjatë fundit të 2025

Të Përzgjedhura

Shqiptaret dërgojnë më pak SMS dhe konsumojnë më shumë internet
Aktualitet

Shqiptaret dërgojnë më pak SMS dhe konsumojnë më shumë internet

Nga Editor
22 Nëntor, 2025
0

Në Shqipëri, zakonet e përdorimit të telefonisë celulare po ndryshojnë me ritme të shpejta. Sipas të dhënave më të fundit...

Lexo të plotë
3,100 shqiptarë më shumë vdiqën në fund të 2020, Senja: Si shpjegohet kjo rritje dhe ndikimi i Covid?

3,100 shqiptarë më shumë vdiqën në fund të 2020, Senja: Si shpjegohet kjo rritje dhe ndikimi i Covid?

19 Shkurt, 2021
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Kujdes alternativ për fëmijët: Qeveria publikon draftin e ri, si do zbatohet

Kujdes alternativ për fëmijët: Qeveria publikon draftin e ri, si do zbatohet

3 Tetor, 2025
Studimi: Kjo dietë ngadalëson plakjen e trurit me mbi 2 vite

Studimi: Kjo dietë ngadalëson plakjen e trurit me mbi 2 vite

18 Mars, 2026

Të Fundit

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

5 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

5 Nëntor, 2026
“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

5 Nëntor, 2026
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

Tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

5 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr