• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 5 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Bankat dhanë kredi në nivele rekord gjatë fundit të 2025

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Share on FacebookShare on WhatsApp

Huaja e re gjatë dhjetorit të vitit që sapo lamë pas ka prekur nivelin e 62.3 mld lekëve, që është edhe vlera më e lartë mujore e regjistruar përgjatë të gjithë vitit të kaluar,por edhe përgjatë viteve të tjera. Gjithsesi, duhet saktësuar se dhjetori karakterizohet nga një rritje e ndjeshme e kreditimit për ekonominë. Krahasuar me dhjetorin e vititi 2024 ndërkohë, vihet re një rritje prej gati 30%. Në total, përgjatë të gjithë vitit të kaluar, sektori bankar ka dhënë rreth 436.6 miliardë lekë kredi, që përkthehet në rreth 4.5 miliardë euro, ose rreth 17.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Gjatë vitit pararendës ndërkohë, huaja e re në total fiksohej në rreth 379.7 mld lekë. Pra, rritja vjetore fiksohet në rreth 15%. Ndër të tjera, shifra prej 436.6 mld lekësh kredi të re gjatë 2025-ës, rezulton të jetë më e larta që prej vitit 2016, kur fiksohej në rreth 253 miliardë lekë, sinjalizojnë shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë, të analizuara dhe përpunuara nga “Scan Intel”.

Sa i përket kreditimit ndaj sektorit privat, vihet re një situatë e ngjashme, me huanë e re që ka prekur vlerën më të lartë të vitit në dhjetor të vitit të shkuar, pranë rreth 46 miliardë lekëve dhe në rritje me 32% krahasuar me dhjetorin e vitit pararendës. Në total bizneset morën rreth 296 mld lekë përgjatë vitit 2025.

Nga ana tjetër, po të shohim huanë e re për individët vëmë re se gjatë dhjetorit ka prekur vlerën e rreth 12.2 miliardë lekëve, që është vlera e dytë më e lartë e regjistruar për këtë muaj që prej dhjetorit të vitit 2015, kur edhe shifrat janë publike nga Banka e Shqipërisë.

Sa i përket huasë së re për individët për blerje banese, shifrat tregojnë se, gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, shifra fiksohej në rreth 5.5 mld lekë, si në euro ashtu edhe në lek. Në total, gjkatë të gjithë vitit të kaluar, sektori bankar i ka dhënë individëve rreth 64.4 mld lekë kredi për blerje banese, ose e përkthyer në valutë, rreth 664 milionë euro.

/tvscan.al

Artikulli para

25 për qind e rentës minerare për njësitë vendore, propozohen ndryshime në ligjin e taksave

Artikulli pas

Shqiptarët kanë 1.5 trilionë Lekë depozita në banka, ndryshon trendi në raport me Euron

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?
Ekonomi

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

5 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

5 Nëntor, 2026
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon
Ekonomi

Tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

5 Nëntor, 2026
Ulet prodhimi i qumështit natyral, rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës: Drama e prodhuesit dhe konsumatorit shqiptar
Ekonomi

Blegtoria në krizë, prodhuesit të irrutuar me AZHBR-në: Na sorollatin me burokraci, na shkurtojnë fondet dhe kërkojnë kthimin e parave

5 Nëntor, 2026
SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”
Aktualitet

Pak vite burg dhe gëzojnë pasurinë e vjedhur! BE e shqetësuar për mënyrën si dënohen politikanët e korruptuar në Shqipëri

5 Nëntor, 2026
TABELA/ Taksa për makinat me motor 2.0 me naftë drejt trefishimit, sa do të paguajnë pronarët
Ekonomi

TABELA/ Taksa për makinat me motor 2.0 me naftë drejt trefishimit, sa do të paguajnë pronarët

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Shqiptarët kanë 1.5 trilionë Lekë depozita në banka, ndryshon trendi në raport me Euron

Shqiptarët kanë 1.5 trilionë Lekë depozita në banka, ndryshon trendi në raport me Euron

Të Përzgjedhura

Rritet frikshëm çmimi i nuseve në Kinë
Aktualitet

Rritet frikshëm çmimi i nuseve në Kinë

Nga SkyWeb
15 Qershor, 2025
0

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale kineze, një vajzë nga provinca Guangdong pyet ndjekësit: “A janë shumë 380...

Lexo të plotë
Euro “zbret pa frena”, sot në drekë kapi minimumin: Si kurrë më parë ndaj Lekut

Ritme pozitive për Euron, si paraqitet kursi i këmbimit valutor

10 Nëntor, 2025
Qeni kafshon 3-vjeçarin në Tiranë, qyteti i mbushur me kafshë agresive pa kontroll nga pronarët

Qeni kafshon 3-vjeçarin në Tiranë, qyteti i mbushur me kafshë agresive pa kontroll nga pronarët

23 Qershor, 2025
“The Wom”: Gjiri i Zotit, një copë parajse në Gjipe

“The Wom”: Gjiri i Zotit, një copë parajse në Gjipe

7 Qershor, 2026
Borë e dendur, ndalohet qarkullimi i kamionëve në Qafë Thanë

Borë e dendur, ndalohet qarkullimi i kamionëve në Qafë Thanë

21 Janar, 2026

Të Fundit

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

5 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

5 Nëntor, 2026
“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

5 Nëntor, 2026
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

Tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

5 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr