• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 5 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe rrugët ku do të devijohet trafiku

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Bllokohet gjatë natës autostrada Tiranë-Durrës, oraret dhe rrugët ku do të devijohet trafiku
Share on FacebookShare on WhatsApp

Drejtuesit e mjeteve që do të udhëtojnë në autostradën Tiranë-Durrës duhet të planifikojnë paraprakisht itinerarin gjatë dy netëve të ardhshme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se qarkullimi do të bllokohet përkohësisht në të dyja drejtimet, por në ditë të ndryshme, për shkak të punimeve që po kryhen në kuadër të zgjerimit të superstradës.

Në drejtimin Tiranë-Durrës, qarkullimi do të ndërpritet sot, më 21 shtator, nga ora 23:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Trafiku do të devijohet nëpërmjet rampës në drejtim të Rinasit dhe më pas do të vijojë në rrugën dytësore. Automjetet do të rikthehen në superstradë përmes rrugës së Rinasit dhe rampës në drejtim të Durrësit.

Për mjetet e rënda, veçanërisht kamionët, devijimi duhet të nisë që në rrethrrotullimin e “Casa Italia”. Masa synon të shmangë përdorimin dhe dëmtimin e rampës së përkohshme të Rinasit.

Në drejtimin Durrës-Tiranë, autostrada do të bllokohet nesër, më 22 shtator, po nga ora 23:00 deri në orën 05:00.

Trafiku do të devijohet nëpërmjet mbikalimit Kashar-Thumanë dhe do të vijojë në rrugën dytësore në krahun e majtë deri pas mbikalimit të Kasharit. Mjetet do të rikthehen më pas në autostradë në drejtim të Tiranës.

Automjetet që kanë si destinacion Rinasin, Shkodrën ose Kosovën do të orientohen që në mbikalimin e autostradës Kashar-Thumanë për të vijuar drejt itinerarit përkatës.

Bllokimi është i nevojshëm për montimin e trarëve tërthorë në hapësirën e mesit të mbikalimit, në kuadër të projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës, Faza III”.

Gjatë intervaleve të punimeve, qarkullimi do të zhvillohet në rrugët dytësore sipas sinjalistikës së vendosur dhe Planit të Menaxhimit të Trafikut.

ARRSH u kërkon drejtuesve të mjeteve të shmangin sa të jetë e mundur këtë segment gjatë orareve të bllokimit dhe të ndjekin udhëzimet në terren.

Artikulli para

Tenderët “skuqin” Vangjel Tavon e Himarës, mungesë transparence dhe gare

Artikulli pas

8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?
Ekonomi

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

5 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

5 Nëntor, 2026
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon
Ekonomi

Tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

5 Nëntor, 2026
Ulet prodhimi i qumështit natyral, rritet importi i qumështit pluhur dhe vajit të palmës: Drama e prodhuesit dhe konsumatorit shqiptar
Ekonomi

Blegtoria në krizë, prodhuesit të irrutuar me AZHBR-në: Na sorollatin me burokraci, na shkurtojnë fondet dhe kërkojnë kthimin e parave

5 Nëntor, 2026
SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”
Aktualitet

Pak vite burg dhe gëzojnë pasurinë e vjedhur! BE e shqetësuar për mënyrën si dënohen politikanët e korruptuar në Shqipëri

5 Nëntor, 2026
TABELA/ Taksa për makinat me motor 2.0 me naftë drejt trefishimit, sa do të paguajnë pronarët
Ekonomi

TABELA/ Taksa për makinat me motor 2.0 me naftë drejt trefishimit, sa do të paguajnë pronarët

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL

8,500 dëshmi konkrete të mbështetjes financiare nga sigurimi shëndetësor në SIGAL

Të Përzgjedhura

Infrastrukturë për temperatura mbi 55 gardë Celsius, si po bëhet gati Europa për “katastrofën e heshtur”
Ekonomi

Infrastrukturë për temperatura mbi 55 gardë Celsius, si po bëhet gati Europa për “katastrofën e heshtur”

Nga SkyWeb
1 Gusht, 2026
0

Valët gjithnjë e më të shpeshta të të nxehtit po detyrojnë qeveritë dhe kompanitë europiane të ndryshojnë mënyrën se si...

Lexo të plotë
SHBA dhe Kina planifikojnë ulje tarifash për 30 miliardë dollarë mallra, çfarë do të thotë kjo për Evropën?

SHBA dhe Kina planifikojnë ulje tarifash për 30 miliardë dollarë mallra, çfarë do të thotë kjo për Evropën?

28 Shtator, 2026
Shqipëria “udhëheq” fluturimet komerciale, të parët në Europë me rreth 160% më shumë se para pandemisë

REKORD/ TIA përpunoi 51 mijë pasagjerë brenda ditës, 12 fluturime në orë

8 Gusht, 2025
Parkinson, sëmundja që vjen nga uji? Zbulimet e reja ngrenë alarmin

Parkinson, sëmundja që vjen nga uji? Zbulimet e reja ngrenë alarmin

15 Dhjetor, 2025
Nëse inteligjenca artificiale nuk është vërtet e zgjuar, cili është hapi i radhës?

Nëse inteligjenca artificiale nuk është vërtet e zgjuar, cili është hapi i radhës?

4 Korrik, 2026

Të Fundit

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

5 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

5 Nëntor, 2026
“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

5 Nëntor, 2026
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

Tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

5 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr