• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

SHBA dhe Kina planifikojnë ulje tarifash për 30 miliardë dollarë mallra, çfarë do të thotë kjo për Evropën?

Editor Nga Editor
28 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
SHBA dhe Kina planifikojnë ulje tarifash për 30 miliardë dollarë mallra, çfarë do të thotë kjo për Evropën?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Uashingtoni dhe Pekini kanë bërë tashmë të ditur detajet e planit lidhur me produktet që mund të përfitojnë nga marrëveshja tregtare e arritur në samitin e javës së kaluar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping.

Lista e Kinës përfshin 1,619 kategori produktesh amerikane, ndërsa lista e SHBA-së përmban 77 kategori mallrash kineze. Megjithatë, asnjëra palë nuk ka bërë të ditur se sa të mëdha do të jenë uljet e tarifave apo kur do të hyjnë ato në fuqi.

Të dyja vendet do t’i shqyrtojnë këto produkte “me synimin për t’u ofruar atyre një trajtim tarifor të reduktuar në mënyrë reciproke”, deklaroi Shtëpia e Bardhë.

Listat u hartuan nga Bordi i Tregtisë SHBA-Kinë, një strukturë e krijuar gjatë vizitës së Trumpit në Pekin në maj, pas disa muajsh diskutimesh, me qëllim menaxhimin e tregtisë së mallrave që të dyja palët i konsiderojnë jo të ndjeshme.

Përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA-së, Jamieson Greer, tha se të dyja vendet “kanë rekomanduar rreth 30 miliardë dollarë (26.3 miliardë euro) tregti me mallra jo të ndjeshme për secilën palë, të cilat mund të përfitojnë nga një trajtim tarifor më i favorshëm në të ardhmen”.

Xi përfundoi vizitën e tij treditore në Uashington të premten, kur Shtëpia e Bardhë njoftoi se të dyja palët kishin rënë dakord për “rekomandime” lidhur me “mallrat jo të ndjeshme”.

Pekini e konfirmoi marrëveshjen të shtunën.

Njoftimi vjen në vijim të armëpushimit tregtar të arritur në Korenë e Jugut tetorin e kaluar, pasi SHBA-ja dhe Kina vendosën tarifa prej më shumë se 100% ndaj mallrave të njëra-tjetrës.

Marrëveshja pritej të skadonte në nëntor, por pas samitit, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, konfirmoi se ajo është zgjatur deri më 10 janar.

Lista e Kinës dominohet nga produktet ushqimore dhe bujqësore, duke filluar nga mishi i viçit, derrit, shpendëve dhe prodhimet e detit, deri te djathi, gjalpi, drithërat, vera dhe uiski.

Ajo përfshin gjithashtu qymyrin dhe afro 150 produkte prej druri dhe lënde drusore. Pekini është zotuar të importojë të paktën 10 milionë tonë metrikë qymyr amerikan në vitet 2027 dhe 2028.

Përtej bujqësisë, lista përfshin pajisje mjekësore si aparatet e rezonancës magnetike (MRI), stimuluesit kardiakë, stentet dhe robotët kirurgjikalë. Megjithatë, soja, produkti më i madh bujqësor amerikan i eksportuar në Kinë, shfaqet në listë vetëm në formën e farave për mbjellje.

“Nga produktet bujqësore te pajisjet mjekësore, presidenti Trump po siguron akses më të mirë në treg për rreth 30% të eksporteve amerikane drejt Kinës, ndërsa konsumatorët përfitojnë nga importet kineze të artikujve shtëpiakë, lodrave dhe produkteve të tjera që Shtetet e Bashkuara përgjithësisht nuk i importojnë nga vende të tjera”, deklaroi Greer.

Lista shumë më e shkurtër e SHBA-së përqendrohet te mallrat e konsumit, përfshirë fishekzjarrët, zbukurimet prej qelqi dhe druri për Krishtlindje, dritat e pemës së Krishtlindjes, furrat me mikrovalë, tosterët, aparatet e kafesë, çarçafët, topat e tenisit dhe grepat e peshkimit.

Në listë përfshihen edhe lodrat, por jo ato që funksionojnë me Wi-Fi, Bluetooth, Ethernet ose lidhje radiofrekuence.

Çfarë mund të nënkuptojë kjo për Evropën?

Mishi i derrit është sektori ku eksportuesit evropianë mund të ndiejnë ndikimin më të madh të çdo uljeje të tarifave.

Bashkimi Evropian eksportoi rreth 1.07 milionë tonë mish derri drejt Kinës në vitin 2025, afërsisht një të katërtën e eksporteve të tij jashtë bllokut, sipas të dhënave të S&P Global. Spanja, Holanda dhe Danimarka ishin furnizuesit më të mëdhenj.

Komisioni Evropian ka pranuar më herët se Kina është një destinacion i rëndësishëm për eksportet e mishit të derrit nga BE-ja.

Megjithatë, mishi evropian i derrit përballet me tarifa kineze antidumping prej 4.9% deri në 19.8% që nga dhjetori. Për këtë arsye, çdo ulje e tarifave për produktet amerikane konkurruese mund t’i vendosë prodhuesit evropianë në një pozicion më të pafavorshëm sa i përket çmimeve.

Edhe produktet e qumështit përballen me një rrezik të ngjashëm, pasi Kina ka vendosur tarifa kundër subvencioneve prej 7.4% deri në 11.7% për disa lloje djathi dhe kremi nga BE-ja që nga shkurti.

Vera dhe uiski amerikan mund të konkurrojnë gjithashtu më fuqishëm me verërat franceze, italiane dhe spanjolle, si dhe me uiskin irlandez dhe skocez.

Ndikimi mund të shkojë edhe në drejtimin e kundërt.

Produktet më të lira kineze për shtëpi, lodrat dhe pajisjet sportive në tregun amerikan mund t’ua vështirësojnë konkurrencën prodhuesve evropianë të produkteve të ngjashme.

Megjithatë, gjithçka varet nga madhësia dhe koha e zbatimit të uljeve të tarifave, të cilat asnjëra palë nuk i ka përcaktuar ende.

Etiketat: Donald trumpKinamallratarifa
Artikulli para

Tirana rekomandohet për pushime ekonomike në tetor

Artikulli pas

Çmimi i gazit kap majat, Europa përballë dimrit

Editor

Editor

Nga Kategoria

“Mos u ngrini!” Ndalohen të gjitha nisjet e avionëve në aeroportet e SHBA-së, e paprecedentë që prej 2001
Aviacion

“Mos u ngrini!” Ndalohen të gjitha nisjet e avionëve në aeroportet e SHBA-së, e paprecedentë që prej 2001

13 Nëntor, 2026
LISTA/ Amerikanëve u kërkohet që këto modele të BMW-së të mos i parkojnë brenda, ose mund të pendohen!
Ekonomi

LISTA/ Amerikanëve u kërkohet që këto modele të BMW-së të mos i parkojnë brenda, ose mund të pendohen!

13 Nëntor, 2026
Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën
Ekonomi

Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën

13 Nëntor, 2026
LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave
Ekonomi

Stabilizohet tregu botëror i naftës, pritet ulje e çmimeve të karburanteve

13 Nëntor, 2026
PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë
Aktualitet

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

13 Nëntor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Batica e euros: Si u dyfishua tregu valutor i Shqipërisë në katër vjet

13 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Çmimi i gazit kap majat, Europa përballë dimrit

Çmimi i gazit kap majat, Europa përballë dimrit

Të Përzgjedhura

AstraZeneca dhe Bristol Myers Squibb drejt bashkimit, gati gjiganti 400 miliardë dollarë
Ekonomi

AstraZeneca dhe Bristol Myers Squibb drejt bashkimit, gati gjiganti 400 miliardë dollarë

Nga SkyWeb
3 Gusht, 2026
0

Dy nga kompanitë më të mëdha farmaceutike në botë, AstraZeneca dhe Bristol Myers Squibb, kanë zhvilluar bisedime për një bashkim...

Lexo të plotë
Hije SKANDALI me hetimet për Bankers Petroleum, si u zhdukën emra me peshë para se DOSJA t’i dorëzohej SPAK-ut

Hije SKANDALI me hetimet për Bankers Petroleum, si u zhdukën emra me peshë para se DOSJA t’i dorëzohej SPAK-ut

22 Tetor, 2025
Volkswagen në vështirësi, gjiganti gjerman do të shkurtojë 100 mijë vende pune

Volkswagen në vështirësi, gjiganti gjerman do të shkurtojë 100 mijë vende pune

4 Shtator, 2026
Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët

Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët

27 Shkurt, 2026
Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq

Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq

13 Nëntor, 2026

Të Fundit

“Mos u ngrini!” Ndalohen të gjitha nisjet e avionëve në aeroportet e SHBA-së, e paprecedentë që prej 2001

“Mos u ngrini!” Ndalohen të gjitha nisjet e avionëve në aeroportet e SHBA-së, e paprecedentë që prej 2001

13 Nëntor, 2026
LISTA/ Amerikanëve u kërkohet që këto modele të BMW-së të mos i parkojnë brenda, ose mund të pendohen!

LISTA/ Amerikanëve u kërkohet që këto modele të BMW-së të mos i parkojnë brenda, ose mund të pendohen!

13 Nëntor, 2026
Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën

Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën

13 Nëntor, 2026
LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave

Stabilizohet tregu botëror i naftës, pritet ulje e çmimeve të karburanteve

13 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr