• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Hije SKANDALI me hetimet për Bankers Petroleum, si u zhdukën emra me peshë para se DOSJA t’i dorëzohej SPAK-ut

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Tetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
Hije SKANDALI me hetimet për Bankers Petroleum, si u zhdukën emra me peshë para se DOSJA t’i dorëzohej SPAK-ut
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një skandal i rëndë që cënon fort besimin e publikut të drejtësia raportohet të ketë ndodhur në Prokurorinë e Fierit.

Ka dyshime se gjatë muajve që dosja voluminoze e kompanisë kineze të naftës “Bankers Petroleum Albania” qëndroi në Prokurorinë e Fierit, shumë emra të familjarëve të njerëzve të drejtësisë dhe politikës, janë zhdukur nga fashikujt.

Prej javësh, dosja i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme në Tiranë, por e gjymtuar sepse shumë emra njerëzish dhe kompanish që janë përfshirë në mashtrim me kinezët e “Bankers” gjatë 20 viteve, qëllimisht janë zhdukur.

Në listën e personave që janë fshirë nga dosja hetimore janë dy pronaret e kompanisë së auditimit “L.E.A.L Auditing Sh.p.k.”, shtetaset Leze Abazi dhe Eda Abazi.

Hije SKANDALI me "Bankers Petroleum", Prokuroria e Fierit dyshohet se

Auditimi i Pasqyrave Financiare te Bankers, per vitin 2019/ © Open Data Albania

Ato rezultojnë se janë nënë e bijë dhe zotërojnë 100% të aksioneve të kompanisë audituese, e cila në vitin 2019 ka audituar Pasqyrat Financiare të kompanisë kineze të naftës “Bankers Petroleum Albania”, duke e nxjerr atë me humbje në mënyrë që të mos i paguante shtetit detyrimet përkatëse në vlerë miliona lekë.

Edhe përse “Bankers Petroleum Albania” ka shitur mijëra ton naftë duke akumuluar fitime në miliarda lekë, kompania e auditimit “L.E.A.L Auditing Sh.p.k.”, e ka nxjerr me fitim 30 milionë lekë të vjetra në 2019, më pak se një minimarket lagjeje.

Skandali nuk është vetëm kaq.

Rezulton se nënë e bijë, dy aksionerët e kompanisë audituese të “Bankers”, janë përkatësisht bashkëshortja dhe vajza e Luan Abazit, Sekretar i Përgjithshëm i Prokurorisë së Përgjithshme. Pra, drejtuesi i Prokurorisë së Fierit, Elion Mustafaj ka fshirë nga dosja hetimore emrat e familjarëve të shefit të tij.

Hije SKANDALI me "Bankers Petroleum", Prokuroria e Fierit dyshohet se

Emrat e familjareve te Abazit dyshohet se jane zhdukur nga dosja e Bankers

Mbetet për t’u parë nëse Prokuroria e Posaçme do të bëjë një rihetim të plotë të aferës së “Bankers Petroleum Albania”, në të cilën ka qindra lidhje të errëta mes pronarëve kinezë, zyrtarëve shqiptarë që kanë ndihmuar në falsifikimin dhe miratimin e bilanceve të rreme vetëm me humbje si dhe familjarëve të njerëzve të drejtësisë e politikës që janë majmur me para të cilat duhet të shkonin në arkën e shtetit.

Gjatë hetimeve paraprake është arritur që të grumbullohen prova të mjaftueshme për të evidentuar skemën e mashtrimit që kompania naftënxjerrëse ka bërë përgjatë 20 viteve të fundit.

Konkretisht, “Bankers Petroleum Albania” ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë.

Ama, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë.

Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së është në miliona euro.

Dhe kjo ka ndodhur përmes auditimit fals të Pasqyrave Financiare, nga kompania “L.E.A.L Auditing Sh.p.k.”, por dhe të tjera përgjatë dy dekadave./Newsbomb

Etiketat: bankers petroleumdosja
Artikulli para

Nuk kishte ndodhur prej 12 vitesh, ari bën kthesën e madhe për poshtë: Çfarë po ndodh në tregje

Artikulli pas

RREZIKU/ Barrierat që nuk mbrojnë te Rruga e Arbrit: Kush mban përgjegjësi?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin
Aktualitet

Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin

26 Tetor, 2026
Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard
Aktualitet

Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard

26 Tetor, 2026
Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri
Ekonomi

Makinat e braktisura nëpër lagje do të hiqen dhe shkatërrohen, gati ligji i ri

26 Tetor, 2026
Artikulli pas
RREZIKU/  Barrierat që nuk mbrojnë te Rruga e Arbrit: Kush mban përgjegjësi?

RREZIKU/ Barrierat që nuk mbrojnë te Rruga e Arbrit: Kush mban përgjegjësi?

Të Përzgjedhura

Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit
Ekonomi

Tatimet zbulojnë datën kur nis falja e detyrimeve dhe çfarë duhet patur parasysh nga bizneset

Nga SkyWeb
15 Maj, 2026
0

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar nisjen e zbatimit të ligjit për faljen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore, në...

Lexo të plotë
Alarm nga neurologët: Ekranet po dëmtojnë trurin e fëmijëve dhe të rinjve

Alarm nga neurologët: Ekranet po dëmtojnë trurin e fëmijëve dhe të rinjve

26 Dhjetor, 2025
Nga shtatori kalimi në tunelin e Llogarasë do të jetë me pagesë, sa do të kushtojë

Nga shtatori kalimi në tunelin e Llogarasë do të jetë me pagesë, sa do të kushtojë

27 Gusht, 2025
Prokurori i SPAK, Bledar Maksuti, “shtrydh” për tre orë Mirlinda Karçanajn për tenderët e AKSHI: Zbërthehen vartësit e saj, drejt zbardhjes mega afera prej qindra miliona eurosh

Apeli i GJKKO-së nuk fal grupin e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe vartësja mbeten nën arrest, detyrim paraqitje për biznesmenët

5 Shkurt, 2026
A keni dëgjuar një zhurmë si “lehje qeni” kur po prisni të fluturoni me një Airbus A320? Pse NDODH

A keni dëgjuar një zhurmë si “lehje qeni” kur po prisni të fluturoni me një Airbus A320? Pse NDODH

23 Prill, 2026

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr