• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 5 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Apeli i GJKKO-së nuk fal grupin e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe vartësja mbeten nën arrest, detyrim paraqitje për biznesmenët

SkyWeb Nga SkyWeb
5 Shkurt, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Prokurori i SPAK, Bledar Maksuti, “shtrydh” për tre orë Mirlinda Karçanajn për tenderët e AKSHI: Zbërthehen vartësit e saj, drejt zbardhjes mega afera prej qindra miliona eurosh
Share on FacebookShare on WhatsApp

Apeli i Posaçëm ka vendosur të lërë në fuqi masat e sigurisë për zyrtarët dhe biznesmenët e përfshirë në dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), një nga hetimet më të bujshme të SPAK mbi abuzimet me tenderat publikë.

Me këtë vendim, drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, mbetet në masën e “arrestit shtëpiak”, së bashku me zëvendësen e saj, Hava Delibashi.

Në të njëjtën kohë, Apeli ka lënë në fuqi edhe masën e pezullimit nga detyra për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismailaj, si dhe masën e “detyrimit për paraqitje” për tre biznesmenët Gëzim Hoxha, Andis Papa dhe Rogers Rryta.

Vendimi i Apelit vjen në një fazë kyçe të hetimit, ndërsa SPAK ka dorëzuar prova të reja, duke kërkuar vijimin e masave të sigurisë për personat e akuzuar.

Provat shtesë lidhen kryesisht me dëshminë e ish-zëvendësdrejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima, i cili ka dhënë deklarime të detajuara mbi mënyrën e funksionimit të agjencisë dhe procedurat e tenderëve.

Në dëshminë e tij, mësohet se Shima ka pohuar se të gjitha vendimmarrjet janë kryer nën udhëzimet direkte të Mirlinda Karçanajt, duke deklaruar se AKSHI funksiononte i dirigjuar prej saj dhe se çdo vendim merrej vetëm me miratimin e drejtoreshës.

Këto deklarime konsiderohen nga hetuesit si elementë kyç që rëndojnë më tej pozitat juridike të Karçanajt, si edhe të Ergys Agasit, i cilësuar si “truri” i skemës, dhe Ermal Beqirit.

Në dosjen hetimore përfshihen edhe transaksione financiare, që lidhen me kompani të afërta me Ermal Beqirin, kompaninë Porsche Albania dhe familjarë të Mirlinda Karçanajt.

Konkretisht, bëhet fjalë për blerjen e një automjeti me vlerë rreth 39 mijë euro, i cili rezulton në përdorim të bashkëshortit të Karçanajt, Artan Babameto. Po ashtu, hetimet përmendin edhe një kontratë qiraje apartamenti, e cila, ndonëse figuron në emër të një kompanie të lidhur me Beqirin, dyshohet se lidhet drejtpërdrejt me interesat e Karçanajt.

Të pandehurit akuzohen se kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, duke abuzuar në mënyrë sistematike me tenderat publikë të AKSHI-t. /skyweb.al

Etiketat: akshiergys agasiHava Delibashimirlinda karcanaj
Artikulli para

ÇMENDURI/ Çmimi i tokës në fshatrat e Tiranës, 70 herë më shtrenjtë se në Europë

Artikulli pas

Telefoni i modifikon të gjitha fotot me anë të inteligjencës artificiale, a po e ndryshon kjo pikëpamjen për realitetin?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

5 Nëntor, 2026
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon
Ekonomi

Tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

5 Nëntor, 2026
Kuzhinieri italian humb vendin e punës në Australi, refuzoi të bënte pica me ananas
Aktualitet

Kuzhinieri italian humb vendin e punës në Australi, refuzoi të bënte pica me ananas

5 Nëntor, 2026
SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”
Aktualitet

Pak vite burg dhe gëzojnë pasurinë e vjedhur! BE e shqetësuar për mënyrën si dënohen politikanët e korruptuar në Shqipëri

5 Nëntor, 2026
“Shqiptarët ndërtuan Greqinë dhe tani u mohojmë pensionet”, nis debati në Greqi: A do të ndryshojë ligji?
Ekonomi

“Shqiptarët ndërtuan Greqinë dhe tani u mohojmë pensionet”, nis debati në Greqi: A do të ndryshojë ligji?

5 Nëntor, 2026
Deri në 70 euro dita, por grekët ankohen se s’ka punëtorë për të vjelë ullinjtë
Aktualitet

Deri në 70 euro dita, por grekët ankohen se s’ka punëtorë për të vjelë ullinjtë

4 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Telefoni i modifikon të gjitha fotot me anë të inteligjencës artificiale, a po e ndryshon kjo pikëpamjen për realitetin?

Telefoni i modifikon të gjitha fotot me anë të inteligjencës artificiale, a po e ndryshon kjo pikëpamjen për realitetin?

Të Përzgjedhura

Tentoi të largohej drejt Greqisë pas të shtënave, jahti në Palasë në pronësi të biznesmenit Bruno Çela
Aktualitet

Tentoi të largohej drejt Greqisë pas të shtënave, jahti në Palasë në pronësi të biznesmenit Bruno Çela

Nga SkyWeb
3 Gusht, 2026
0

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së dielës në ujërat pranë Palasës, ku dyshohet se...

Lexo të plotë
Një tufë zogjsh përplasen me avionin luftarak Eurofighter gjatë një shfaqjeje ajrore në Spanjë

Një tufë zogjsh përplasen me avionin luftarak Eurofighter gjatë një shfaqjeje ajrore në Spanjë

19 Korrik, 2025
Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për konflikt interesi

Jo vetëm Belinda Balluku, Dumani konfirmon edhe hetimin ndaj Frida Krifcës

27 Tetor, 2025
Infrastruktura bankare, sa ATM ka Shqipëria për frymë? Transformimi i sistemit të pagesave në vend dhe krahasimi me rajonin e Europën

Infrastruktura bankare, sa ATM ka Shqipëria për frymë? Transformimi i sistemit të pagesave në vend dhe krahasimi me rajonin e Europën

12 Gusht, 2025
Shqiptarët po përdorin më shumë makina elektrike, por mungon infrastruktura

Shqiptarët po përdorin më shumë makina elektrike, por mungon infrastruktura

10 Shtator, 2025

Të Fundit

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

5 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

5 Nëntor, 2026
“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike më pak të njohura në botë që ia vlen të vizitohet

5 Nëntor, 2026
Rritja nuk mjafton, Shqipëria ka nivelin më të ulët të pagave në rajon

Tiranasit janë tre herë më të pasur se kuksianët

5 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr