• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Jo vetëm Belinda Balluku, Dumani konfirmon edhe hetimin ndaj Frida Krifcës

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Tetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për konflikt interesi
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjatë raportimit të tij sot në Kuvend, kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se struktura që ai drejton ka nisur një procedim penal për abuzimet me fondet e programit IPARD dhe po bashkëpunon ngushtë me OLAF për zbardhjen e rastit. 

Ai u pyet nga deputetja Elda Hoti nëse hetimi për IPARD përfshin edhe ish-ministren e Bujqësisë, Frida Krifca. Dumani u përgjigj se, “në atë procedim penal, hetohet çdo person që dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme” — duke mos përjashtuar as Krifcën. 

Sipas tij, çështja është akoma në fazën e hetimit paraprak dhe prokuroria po pret bashkëpunimin dhe informacionin nga autoritetet e huaja për të vazhduar me ngritjen e akuzave eventuale.

OLAF dhe rekomandimet për masa

Zyra Europiane kundër Mashtrimit (OLAF) ka evidentuar se rreth 33 milionë euro të fondeve të BE-së, përmes programit IPARD, janë përdorur në mënyrë të papërshtatshme gjatë zbatimit të projekteve në Shqipëri. 

Në raportin e saj, OLAF përmend se kanë hetuar akte të komplikuara, përfshirë kërcënime për pagesa të detyruara të granteve përmes kompanive konsulence të parapërcaktuara dhe abuzime në zbatimin e projekteve rurale. 
Për pasojë, financimi për IPARD në vendin tonë u pezullua përkohësisht nga Komisioni Europian me kërkesë që Shqipëria të marrë masa për të mbrojtur interesat financiare të BE-së. 

Një prej denoncimeve të hershme është bërë nga një fermer në vitin 2019, i cili pretendonte se aplikimi i tij ishte refuzuar për shkak refuzimi të “rrugës së korrupsionit” ndërkohë që kërkonte financim për të mbjellë arrorë etj. Hetues të OLAF-u morën këtë rast si pjesë të hetimeve mbi IPARD në Shqipëri. 

Sipas disa mediave investigative, emisioni “Plug” ka raportuar se së paku 38 milionë euro janë abuzuar nga fondet IPARD gjatë periudhës që Frida Krifca ka qenë drejtore e AZHBR-së dhe më pas ministre e Bujqësisë. 

Sipas një raporti tjetër, OLAF i ka dërguar SPAK-së kallëzim penal për 134 milionë euro fonde IPARD-II të dyshuara se nuk u janë dhënë fermerëve, por janë përdorur për projekte fiktive. Kjo kallëzim është bërë që në qershor 2021 dhe përfshinte Frida Krifcën dhe 7 vartës të saj. 

Dumani theksoi se hetimi për IPARD po përballet me vështirësi të ndërkombëtare — SPAK është “i kushtëzuar” nga veprimet dhe informacioni që vjen nga autoritetet europiane dhe nga OLAF. 
Ai gjithashtu përmendi se deri më tani, pas disa vite hetimesh, nuk ka pasur asnjë konkluzion publik dhe asnjë akt i finalizuar si ngritje akuze apo masa konkrete. 

Kur u pyet pse nuk ka veprim të menjëhershëm për figurat që lidhen me qeverinë, Dumani u përgjigj se SPAK është “i ftohtë në çështjet penale” dhe nuk bazohet në kampin politik të subjektit që hetohet. 

Me sa duket, deri tani nuk ka njoftime zyrtare të ngritjes së akuzave apo marrjes në pyetje të Frida Krifcës nga SPAK, por sipas Dumani, nuk do të përjashtohet asnjë emër që rezulton se ka bërë vepër penale. /infonews.al

Artikulli para

Dumani pyetet për Ballukun: Dritan Prençi ka mbështetjen time

Artikulli pas

Paradoksi i industrisë së duhanit: Kompanitë rrisin fitimet edhe pse miliona duhanpirës po heqin dorë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët
Aktualitet

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

9 Nëntor, 2026
Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive
Aktualitet

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin
Aktualitet

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni
Aktualitet

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
“Keni detyrime të papaguara dhe jeni shkelës”. Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër të DPSHTRR!
Aktualitet

“Keni detyrime të papaguara dhe jeni shkelës”. Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër të DPSHTRR!

9 Nëntor, 2026
Çmimet e ushqimeve “këpusin në mes” familjet shqiptare, vijon shtrenjtimi
Ekonomi

Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve, vetëm nga këto tre kategori

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Paradoksi i industrisë së duhanit: Kompanitë rrisin fitimet edhe pse miliona duhanpirës po heqin dorë

Paradoksi i industrisë së duhanit: Kompanitë rrisin fitimet edhe pse miliona duhanpirës po heqin dorë

Të Përzgjedhura

Si janë kthyer baret në pika bastesh me ose pa logo, fitimet e majme dhe kush po arrestohet ?
Aktualitet

Si janë kthyer baret në pika bastesh me ose pa logo, fitimet e majme dhe kush po arrestohet ?

Nga SkyWeb
29 Prill, 2025
0

Pas fasadës së një bari të zakonshëm duket se fshihet një skemë fitimprurëse që ndan qindra mijëra euro çdo muaj...

Lexo të plotë
Pse të rinjtë e gjeneratës Z nuk duan të jenë shefa?

Pse të rinjtë e gjeneratës Z nuk duan të jenë shefa?

13 Qershor, 2026
U shpall në kërkim për trafik kokaine, SPAK sekuestron miliona euro pasuri të Mir Pepës

U shpall në kërkim për trafik kokaine, SPAK sekuestron miliona euro pasuri të Mir Pepës

15 Prill, 2026
Luftë CASH-it, masat që do të ndërmerren deri në 2030 për të zhdukur paranë fizike

Luftë CASH-it, masat që do të ndërmerren deri në 2030 për të zhdukur paranë fizike

21 Korrik, 2025
Rrjeti i njohur i supermarketeve italiane tërheq me urgjencë Mortadella-n nga raftet

Alarmi në Itali, Conad Albania reagon për Skyweb.al: Nuk kemi importuar lotet e Mortadella-s me probleme

9 Shtator, 2025

Të Fundit

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

9 Nëntor, 2026
Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr