Gjatë replikave të forta në seancën plenare të së enjtes, Sali Berisha iu drejtua disa herë Elisa Spiropalit me fjalën “Pëllumbeshë”.
Në pamje të parë, shprehja mund të duket si një referencë ndaj pëllumbit, por kuptimi i përdorur nga kreu i PD-së duket se ishte krejt tjetër.
Nofka lidhet me periudhën kur Spiropali ishte drejtuese politike e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës dhe me akuzat që demokratët kanë ngritur ndaj saj për lidhje me persona të botës së krimit.
Berisha dhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e kanë lidhur më herët emrin e Spiropalit me biznesmenin Pëllumb Gjoka, i arrestuar në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.
Bardhi dhe Berisha kanë deklaruar më herë se Spiropali është takuar me Gjokën gjatë zgjedhjeve në Shkodër duke pretenduar edhe ekzistencën e një videoje gjatë këtij takimi.
Përfaqësues të opozitës kanë folur gjithashtu për ekzistencën e një videoje të realizuar gjatë periudhës së zgjedhjeve në Shkodër. /skyweb.al















