• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 8 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Partnerë dhe rivalë, vizita e Merz sinjalizon kurs të ri ndaj Kinës

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Shkurt, 2026
në Ekonomi
A A
0
Partnerë dhe rivalë, vizita e Merz sinjalizon kurs të ri ndaj Kinës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të udhëtojë në Pekin më 24 shkurt i shoqëruar nga rreth 30 drejtues të mëdhenj biznesi, në një vizitë që ruan traditën e diplomacisë ekonomike gjermane, por që zhvillohet në një klimë shumë më të ftohtë politike dhe ekonomike se në të kaluarën.

Udhëtimi vjen gati dhjetë muaj pas marrjes së detyrës nga Merz, një vonesë që është vënë re edhe nga pala kineze dhe që interpretohet si sinjal i një qasjeje më të kujdesshme ndaj partnerit më të madh tregtar të Gjermanisë. Ndryshe nga vizitat e shpeshta të Angela Merkel apo udhëtimi i Olaf Scholz, këtë herë marrëdhënia nuk dominohet vetëm nga interesat ekonomike, pasi konteksti është bërë më kompleks.

Kina nuk shihet më vetëm si një treg i madh për eksportet gjermane. Dobësimi i kërkesës dhe rritja e kapaciteteve industriale kineze kanë bërë që shumë sektorë në Gjermani ta konsiderojnë tani Pekinin një konkurrent të drejtpërdrejtë. Për këtë arsye, përfaqësuesit e biznesit pritet të kërkojnë që kancelari të artikulojë më qartë shqetësimet e tyre gjatë takimeve zyrtare.

Vizita, e cila përfshin edhe ndalesë në Hangzhou, një qendër e rëndësishme teknologjike, do të zhvillohet duke pranuar peshën globale të Kinës si fuqi e madhe ekonomike dhe politike. Megjithatë, atmosfera në Berlin është më skeptike se më parë. Qeveria gjermane beson se Rusia nuk do të ishte në gjendje të vazhdonte luftën në Ukrainë pa mbështetjen e Kinës, ndërsa agjencitë e sigurisë kanë shtuar paralajmërimet për sulme kibernetike dhe aktivitete spiunazhi të lidhura me Pekinin.

Në këtë kontekst, vizita e Merz pritet të reflektojë një balancë të re në marrëdhënien dypalëshe. Gjermania synon të ruajë bashkëpunimin ekonomik, por njëkohësisht të theksojë konkurrencën strategjike dhe shqetësimet e sigurisë që po bëhen gjithnjë e më qendrore në raportin me Kinën. /skyweb.al

Artikulli para

“Wom Travel”: Shqipëria, destinacioni më “hot” i Evropës, çmime të ulëta dhe rekord turistësh

Artikulli pas

Njoftimi i ARRSH, sot shpërthim i kontrolluar në Llogara

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!
Ekonomi

Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!

8 Tetor, 2026
VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë
Ekonomi

Fermerët përfitojnë 12.2 milionë euro nga autofaturat, kur mbyllen aplikimet

8 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator

8 Tetor, 2026
Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord
Ekonomi

Shitjet globale të Mercedes-Benz bien me 6%, ndërsa makinat elektrike arrijnë rekord

8 Tetor, 2026
Sensorë, kamera dhe sirena alarmi, si parashikohet të monitorohen 10 diga në Shqipëri
Ekonomi

Sensorë, kamera dhe sirena alarmi, si parashikohet të monitorohen 10 diga në Shqipëri

8 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Nuk zgjat as 24 orë gëzimi i shqiptarëve, Bordi shtrenjton sërish karburantet

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
Njoftimi i ARRSH, sot shpërthim i kontrolluar në Llogara

Njoftimi i ARRSH, sot shpërthim i kontrolluar në Llogara

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shkencëtari 25-vjeçar që zbuloi një rrezik të fshehur, çfarë u shkakton goditja e topit me kokë futbollistëve
Shëndet

Shkencëtari 25-vjeçar që zbuloi një rrezik të fshehur, çfarë u shkakton goditja e topit me kokë futbollistëve

Nga Editor
27 Qershor, 2026
0

Në moshën vetëm 25-vjeçare, Dr. Ieuan Phillips zbuloi diçka që asnjë shkencëtar nuk e kishte marrë më parë në konsideratë,...

Lexo të plotë
90 punonjës denoncuan punëdhënësit e tyre te Inspektorati i Punës gjatë janarit

90 punonjës denoncuan punëdhënësit e tyre te Inspektorati i Punës gjatë janarit

25 Shkurt, 2026
Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

2 Nëntor, 2025
BSH prezanton monedhën e re 100 lekë me rastin e 100-vjetorit

BSH prezanton monedhën e re 100 lekë me rastin e 100-vjetorit

11 Nëntor, 2025
AKSHI shpall super tenderin 16 milionë euro për kompjutera

AKSHI shpall super tenderin e internetit, 5 milionë euro për institucionet e qeverisjes qendrore

22 Gusht, 2025

Të Fundit

Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!

Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!

8 Tetor, 2026
Ky tub i vogël hekuri ka një rol të jashtëzakonshëm për fluturimin e avionëve

Ky tub i vogël hekuri ka një rol të jashtëzakonshëm për fluturimin e avionëve

8 Tetor, 2026
Slotet e aeroporteve, biznesi i padukshëm që vlen dhjetëra milionë euro për kompanitë ajrore

20 kompanitë ajrore më të sigurta në Europë, shumë prej tyre fluturojnë edhe nga Shqipëria

8 Tetor, 2026
VENDIMI/ Hiqet nafta falas për fermerët, ndryshime në subvencionet për bagëtitë

Fermerët përfitojnë 12.2 milionë euro nga autofaturat, kur mbyllen aplikimet

8 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr