• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 3 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

PENSIONET/ Rritja e pagave mbush arkën e sigurimeve, rekord arkëtimesh në korrik

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Gusht, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Vetëm 1/3 e pensionistëve përfitojnë rritjen më të madhe të pensioneve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore kanë vijuar rritjen gjatë vitit 2026, duke arritur një nivel të ri të lartë në muajin korrik.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, vetëm gjatë korrikut në buxhet janë mbledhur rreth 17.9 miliardë lekë, ekuivalente me afro 179 milionë euro.

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025, arkëtimet janë shtuar me rreth 2.1 miliardë lekë, ose 13.1%. Ky është një nga nivelet më të larta të regjistruara për kontributet gjatë dekadës së fundit.

Ecuria pozitive është edhe më e dukshme nëse shihet periudha janar-korrik. Në shtatë muajt e parë të vitit, të ardhurat nga kontributet arritën në 111.8 miliardë lekë, nga rreth 100 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo përkthehet në rreth 11.8 miliardë lekë më shumë të mbledhura brenda një viti nga pagesat e sigurimeve të të punësuarve në sektorin publik dhe privat, si dhe kategorive të vetëpunësuara.

Në rritjen e arkëtimeve kanë ndikuar disa zhvillime të njëkohshme në tregun e punës. Një prej tyre është rritja e pagave, fillimisht në sektorin publik dhe më pas edhe në sektorin privat. Me rritjen e pagës së deklaruar, rritet automatikisht edhe shuma që derdhet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Efekt ka dhënë gjithashtu rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë, në fuqi prej janarit të këtij viti. Ndryshimi ka zgjeruar bazën minimale mbi të cilën llogariten kontributet për një pjesë të të punësuarve.

Një tjetër element është aksioni kundër informalitetit, veçanërisht kontrollet ndaj nëndeklarimit të pagave. Formalizimi i pagave që më parë deklaroheshin nën nivelin real ka sjellë rritje të detyrimeve të paguara për sigurimet.

Në të njëjtën linjë është edhe përdorimi i pagave referencë në sektorë si ndërtimi, turizmi dhe mjekësia, ku administrata tatimore ka synuar të kufizojë deklarimin e pagave në nivele më të ulëta se ato reale.

Në performancën e të ardhurave kanë ndikuar gjithashtu shtimi i numrit të bizneseve dhe punonjësve të regjistruar, si dhe administrimi i detyrimeve nga strukturat tatimore.

Aktualisht, kontributi minimal mujor për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për një individ llogaritet në rreth 13,950 lekë.

Rritja e arkëtimeve nga ky zë është veçanërisht e rëndësishme për financimin e skemës së pensioneve dhe të sigurimeve shëndetësore, të cilat mbështeten në një masë të madhe te kontributet e paguara nga të punësuarit dhe punëdhënësit.

Artikulli para

Kadastra tregon hapat për regjistrimin e banesave para ’91 dhe oborreve përmes e-Albania

Artikulli pas

Ushqimet dhe transporti mbajnë lartë çmimet në Shqipëri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar
Aktualitet

Ndryshojnë rregullat për pronat në bashkëpronësi: Si do të bëhet ndarja

3 Tetor, 2026
Skemë kriminale, SPAK dërgon për gjykim skandalin e mikrokredive
Ekonomi

Ligji i ri kufizon gjobat dhe kostot ekstra për kreditë e këqija

3 Tetor, 2026
Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb
Aktualitet

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb

3 Tetor, 2026
G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë  nga rezerva në treg pas presionit të SHBA
Ekonomi

G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë nga rezerva në treg pas presionit të SHBA

3 Tetor, 2026
Fëmijët me prindër problematikë do të çohen në familje kujdestare, kriteret
Aktualitet

Fëmijët me prindër problematikë do të çohen në familje kujdestare, kriteret

3 Tetor, 2026
Rritja e çmimit të gazit, evropianët gjejnë “shpëtim” te kondicionerët në prag të dimrit
Ekonomi

Rritja e çmimit të gazit, evropianët gjejnë “shpëtim” te kondicionerët në prag të dimrit

3 Tetor, 2026
Artikulli pas
Nuk ndalet shtrenjtimi i ushqimeve dhe qirave në Shqipëri, vijoi rritja edhe në gusht

Ushqimet dhe transporti mbajnë lartë çmimet në Shqipëri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pesë aftësitë që Inteligjenca Artificiale nuk do të mund t’i zëvendësojë
Ekonomi

Pesë aftësitë që Inteligjenca Artificiale nuk do të mund t’i zëvendësojë

Nga SkyWeb
3 Nëntor, 2025
0

Ndërsa inteligjenca artificiale automatizon detyrat rutinë dhe përshpejton punën njohëse, aftësitë që mbeten thellësisht njerëzore po bëhen themelore për suksesin...

Lexo të plotë
“100% njerëzore”, etiketa e re për librat e shkruar pa inteligjencë artificiale

“100% njerëzore”, etiketa e re për librat e shkruar pa inteligjencë artificiale

26 Shtator, 2026
Plas skandali në Greqi, një në çdo katër karburante vjedh shoferët

Plas skandali në Greqi, një në çdo katër karburante vjedh shoferët

30 Qershor, 2026
OPINION/ Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

OPINION/ Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

10 Prill, 2026
Të huajt blenë mbi gjysmë miliardë euro prona në Shqipëri vitin e kaluar

Të huajt blenë mbi gjysmë miliardë euro prona në Shqipëri vitin e kaluar

25 Mars, 2026

Të Fundit

REVOLTA/ Plas në Gjoricë, banorët kundër parkut fotovoltaik: Na thanë për 1 po marrin 42.5 hektarë. Çështja shkon në SPAK

REVOLTA/ Plas në Gjoricë, banorët kundër parkut fotovoltaik: Na thanë për 1 po marrin 42.5 hektarë. Çështja shkon në SPAK

3 Tetor, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

Ndryshojnë rregullat për pronat në bashkëpronësi: Si do të bëhet ndarja

3 Tetor, 2026
Skemë kriminale, SPAK dërgon për gjykim skandalin e mikrokredive

Ligji i ri kufizon gjobat dhe kostot ekstra për kreditë e këqija

3 Tetor, 2026
Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb

3 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr