• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 3 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ushqimet dhe transporti mbajnë lartë çmimet në Shqipëri

SkyWeb Nga SkyWeb
19 Gusht, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Nuk ndalet shtrenjtimi i ushqimeve dhe qirave në Shqipëri, vijoi rritja edhe në gusht
Share on FacebookShare on WhatsApp

Inflacioni i matur përmes Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) arriti në 3.4% në korrik 2026, ndërsa ushqimet vijuan të ishin faktori kryesor që ndikoi në rritjen e kostos së jetesës.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” regjistroi një rritje vjetore të çmimeve prej 3.2%, duke dhënë një kontribut prej 1.09 pikë përqindjeje në normën totale të inflacionit.

Rritjen më të fortë vjetore mes grupeve kryesore e regjistroi “Argëtim, sport dhe kulturë”, ku çmimet ishin 8.5% më të larta se një vit më parë. Ky grup kontribuoi me 0.55 pikë përqindjeje në inflacionin vjetor.

Edhe shërbimet e lidhura me turizmin vijuan të shtrenjtohen. Çmimet në grupin “Restorante dhe shërbime akomodimi”u rritën me 3.6% në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, duke kontribuar me 0.53 pikë përqindjeje në rritjen e përgjithshme të çmimeve.

Një rritje e konsiderueshme u regjistrua edhe në transport, ku çmimet rezultuan 4.6% më të larta në bazë vjetore. Pijet alkoolike dhe duhani u shtrenjtuan me 4.5%, shërbimi arsimor me 3.3%, ndërsa çmimet për kujdesin personal, mbrojtjen sociale dhe shërbime të tjera u rritën me 3.5%.

Në krahasim me qershorin, megjithatë, niveli i përgjithshëm i çmimeve shënoi një rënie të lehtë prej 0.1%. Ulja mujore u ndikua kryesisht nga informacioni dhe komunikimi, ku çmimet ranë me 1.3%, veshjet dhe këpucët me 1.2%, sigurimet dhe shërbimet financiare me 1%, ndërsa ushqimet dhe pijet joalkoolike u liruan me 0.9%.

Në kahun e kundërt, transporti u shtrenjtua me 2.5% vetëm brenda një muaji, ndërsa grupi që përfshin qiranë, ujin, energjinë elektrike, gazin dhe karburantet e tjera regjistroi një rritje mujore prej 1%.

Të dhënat e detajuara tregojnë gjithashtu se veshjet dhe këpucët ishin ndër të paktat kategori me rënie vjetore të çmimeve, me -0.5%, ndërsa informacioni dhe komunikimi shënoi një rënie prej 0.6% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.

IHÇK përdoret për krahasimin e inflacionit mes vendeve evropiane dhe përfshin shpenzimet e kryera brenda territorit të Shqipërisë, përfshirë edhe ato të turistëve të huaj. /skyweb.al

Etiketat: cmimeveihckindeksi harmonizuar
Artikulli para

PENSIONET/ Rritja e pagave mbush arkën e sigurimeve, rekord arkëtimesh në korrik

Artikulli pas

BKH monitoroi aktivitetin në Moyo Club teksa performonte Dj Orhan, 15 mijë euro porosia e një tavoline: Krimi dhe korrupsioni bëhen bashkë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar
Aktualitet

Ndryshojnë rregullat për pronat në bashkëpronësi: Si do të bëhet ndarja

3 Tetor, 2026
Skemë kriminale, SPAK dërgon për gjykim skandalin e mikrokredive
Ekonomi

Ligji i ri kufizon gjobat dhe kostot ekstra për kreditë e këqija

3 Tetor, 2026
Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb
Aktualitet

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb

3 Tetor, 2026
G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë  nga rezerva në treg pas presionit të SHBA
Ekonomi

G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë nga rezerva në treg pas presionit të SHBA

3 Tetor, 2026
Fëmijët me prindër problematikë do të çohen në familje kujdestare, kriteret
Aktualitet

Fëmijët me prindër problematikë do të çohen në familje kujdestare, kriteret

3 Tetor, 2026
Rritja e çmimit të gazit, evropianët gjejnë “shpëtim” te kondicionerët në prag të dimrit
Ekonomi

Rritja e çmimit të gazit, evropianët gjejnë “shpëtim” te kondicionerët në prag të dimrit

3 Tetor, 2026
Artikulli pas
BKH monitoroi aktivitetin në Moyo Club teksa performonte Dj Orhan, 15 mijë euro porosia e një tavoline: Krimi dhe korrupsioni bëhen bashkë

BKH monitoroi aktivitetin në Moyo Club teksa performonte Dj Orhan, 15 mijë euro porosia e një tavoline: Krimi dhe korrupsioni bëhen bashkë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

3069 farmaci në duart e 8 shpërndarësve, si funksionon oligopoli i ilaçeve
Ekonomi

Plakja e popullsisë dhe estetika rrit ndjeshëm të ardhurat për tregun farmaceutik

Nga SkyWeb
11 Tetor, 2025
0

Barra e sëmundjeve në vend vijon të rritet, e ndikuar nga plakja graduale e popullsisë, apo dhe pasojat afatgjata që...

Lexo të plotë
Kaosi me fluturimet e Wizz Air, pasagjerët e lënë rrugëve pushtojnë pistën e aeroportit të Brindisit: Policia në alarm, bllokohen FLUTURIMET

Kaosi me fluturimet e Wizz Air, pasagjerët e lënë rrugëve pushtojnë pistën e aeroportit të Brindisit: Policia në alarm, bllokohen FLUTURIMET

7 Janar, 2026
Biznesi do paqe dhe jo luftë, pse Trump pezulloi operacionin për hapjen me forcë të Gjirit të Hormuzit

Kreu i IEA-së jep alarmin për Hormuzin: Nëse nuk rifillon furnizimi, bota rrezikon krizë energjetike

17 Korrik, 2026
Në hall për pastrim… kushton më shtrenjtë se në Greqi

Në hall për pastrim… kushton më shtrenjtë se në Greqi

22 Mars, 2026
Kadastra e Vlorës shkrihet pas masakrës me pronat dhe maratonës së drejtorëve

Kadastra e Vlorës shkrihet pas masakrës me pronat dhe maratonës së drejtorëve

26 Janar, 2026

Të Fundit

REVOLTA/ Plas në Gjoricë, banorët kundër parkut fotovoltaik: Na thanë për 1 po marrin 42.5 hektarë. Çështja shkon në SPAK

REVOLTA/ Plas në Gjoricë, banorët kundër parkut fotovoltaik: Na thanë për 1 po marrin 42.5 hektarë. Çështja shkon në SPAK

3 Tetor, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

Ndryshojnë rregullat për pronat në bashkëpronësi: Si do të bëhet ndarja

3 Tetor, 2026
Skemë kriminale, SPAK dërgon për gjykim skandalin e mikrokredive

Ligji i ri kufizon gjobat dhe kostot ekstra për kreditë e këqija

3 Tetor, 2026
Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb

3 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr