Presidenti Bajram Begaj ka uruar ekipin shqiptar të mundjes për rezultatet e arritura në Lojërat Mesdhetare të zhvilluara në Taranto.
Mundësit kuqezi siguruan tri medalje, një të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë.
Islam Dudaev u shpall kampion, duke fituar medaljen e artë, ndërsa Zelimkhan Abakarov mori medaljen e argjendtë. Ardit Zeneli e mbylli garën me medalje bronzi.
“Shumë urime për ekipin tonë të mundjes për rezultatet entuziaste në Lojërat Mesdhetare të Tarantos! Suksese!”, shkroi Presidenti Begaj në rrjetet sociale.
















