• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 24 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

VIDEO/ Sa kushton Mercedesi luksoz që po përdor Kryeministri Rama

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Gusht, 2026
në Kryesore
A A
0
VIDEO/ Sa kushton Mercedesi luksoz që po përdor Kryeministri Rama
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama është parë duke u larguar nga mbledhja me ministrat në Pogradec me një Mercedes-Benz S-Class të gjeneratës së fundit, një prej modeleve më luksoze dhe teknologjikisht më të avancuara të prodhuesit gjerman.

Automjeti i zi, me targë AC 753 ZN, nga elementet e jashtme dhe specifikat e modelit duket se përputhet me Mercedes-Benz S 350 d 4MATIC, versioni hyrës me motor nafte në gamën e re të S-Class.

Çmimi fillestar zyrtar i këtij modeli në Gjermani është 121,356.20 euro, përfshirë TVSH-në 19%, por pa llogaritur shpenzimet e dorëzimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Skyweb.al (@skyweb.al)

Kjo është vetëm vlera bazë. Pajisjet shtesë, personalizimet, paketat e sigurisë, taksat dhe kostot e importit mund ta rrisin ndjeshëm faturën përfundimtare të automjetit.

S 350 d 4MATIC pajiset me motor 3.0 litra me gjashtë cilindra, që prodhon 313 kuaj fuqi. Sistemi elektrik i integruar i shton përkohësisht edhe 23 kuaj të tjerë.

S-Class i rifreskuar konsiderohet një nga përditësimet më të mëdha të realizuara nga Mercedes-Benz brenda së njëjtës gjeneratë. Sipas kompanisë, rreth 2,700 komponentë, ose më shumë se gjysma e makinës, janë zhvilluar ose riinxhinieruar.

Modeli sjell një pjesë të përparme të ridizajnuar, grilë më të madhe dhe të ndriçuar, teknologjinë “Digital Light” dhe një arkitekturë të re elektronike të mbështetur te sistemi MB.OS.

Megjithatë, mbetet e paqartë se kujt i përket makina dhe si është vënë në dispozicion të kryeministrit. Deri tani nuk është publikuar ndonjë dokument që të tregojë nëse automjeti është blerë me fondet e buxhetit, është marrë me qira nga Kryeministria apo është pronë private.

Kryeministrisë i është kërkuar informacion për pronësinë e automjetit, mënyrën e sigurimit dhe kostot financiare të mundshme, por deri në publikimin e raportimit nuk ishte kthyer përgjigje.

Rama ka përdorur edhe më parë automjete të segmentit luksoz. Prej vitit 2022 ai lëvizte me një Mercedes-Benz S-Class të prodhuar në vitin 2017, me targë AA 753 ZN, vlera e të cilit përllogaritej në atë kohë rreth 111 mijë dollarë.

Më herët kryeministri përdorte një “GMC Yukon XL”, për të cilin Kryeministria deklaroi se ishte pronë e një subjekti privat dhe ishte marrë me qira nga Partia Socialiste. Para tij, Rama kishte përdorur edhe një “Lincoln”, që sipas deklarimeve të tij ia kishte sjellë i vëllai nga Shtetet e Bashkuara.

Përdorimi i një automjeti të sigurt dhe të përshtatshëm për protokollin e një kryeministri nuk përbën në vetvete shkelje. Por mungesa e të dhënave mbi pronësinë dhe faturën e makinës së re ngre nevojën për transparencë mbi mënyrën e financimit të saj.

Etiketat: edi ramamercedesMERCEDESI
Artikulli para

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes

Artikulli pas

Regjistrimi i tokës së marrë me AMTP, Kadastra publikon dokumentet që duhet të dorëzojnë qytetarët

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Shqipëri
Kryesore

Konfirmohet rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Shqipëri

24 Gusht, 2026
Behgjet Pacolli, ultimatum Ramës: Ke kohë deri më datë 28 maj
Aviacion

Behgjet Pacolli, presion Ramës për të mos e çuar VIA-n në Arbitrazh: Ke 6 muaj kohë!

24 Gusht, 2026
Vajzat shqitare shkëlqejnë  në matematikë
Aktualitet

Ministria e Arsimit njofton rihapjen e regjistrimeve për klasat e para dhe të gjashta, kur mbyllen

24 Gusht, 2026
NOSTALGJIA/ Udhëtimet që na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë
Kryesore

NOSTALGJIA/ Udhëtimet që na bëjnë të ndihemi sërish fëmijë

23 Gusht, 2026
Rama pas takimit në Pogradec: Reflektim për sezonin e ri politik, diskutuam “Besën” dhe “Pasqyrë Albania”
Aktualitet

Rama pas takimit në Pogradec: Reflektim për sezonin e ri politik, diskutuam “Besën” dhe “Pasqyrë Albania”

23 Gusht, 2026
PRAPASKENA/ Zbulohet pse u largua kreu i Zjarrfikësve Arben Cara: Nuk u dorëhoq, por u shkarkua nga Lamallari
Aktualitet

Pas shkarkimit, reagon ish-kreu i Zjarrfikësve Arben Cara: Zjarri nuk luftohet vetëm me mjete, por me vendime

23 Gusht, 2026
Artikulli pas
Si do bëhet shitja e tokave bujqësore në pronësi? Kriteret për 445 mijë familje në të gjithë vendin

Regjistrimi i tokës së marrë me AMTP, Kadastra publikon dokumentet që duhet të dorëzojnë qytetarët

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

INSTAT raporton rritje të ndjeshme të net qëndrimeve në strukturat akomoduese në Shqipëri
Aktualitet

Jepet leje për kullë 32 kate në mes të Sarandës

Nga SkyWeb
1 Gusht, 2025
0

Shqipëria është mbërthyer nën kthetrat e betonit, në vende historike, të mbrojtura apo edhe ato turistike. Gjithandej jepen leje javë...

Lexo të plotë
Një aromë shumë e keqe në kabinë kthen mprapsht në mes të Atlantikut avionin me qindra pasagjerë

Një aromë shumë e keqe në kabinë kthen mprapsht në mes të Atlantikut avionin me qindra pasagjerë

12 Shkurt, 2026
Në Shqipëri jetojnë gati 39 mijë të huaj, 60% e tyre për të punuar

Në Shqipëri jetojnë gati 39 mijë të huaj, 60% e tyre për të punuar

6 Gusht, 2026
Nëntë këshilla që iu ndihmojnë të përballoni kohërat e trazuara

Nëntë këshilla që iu ndihmojnë të përballoni kohërat e trazuara

12 Mars, 2026
Netët e nxehta po u “vjedhin” gjumin njerëzve

Netët e nxehta po u “vjedhin” gjumin njerëzve

16 Korrik, 2026

Të Fundit

Probleme me dorezat, Tesla tërheq miliona makina nga tregu

Probleme me dorezat, Tesla tërheq miliona makina nga tregu

24 Gusht, 2026
Si do bëhet shitja e tokave bujqësore në pronësi? Kriteret për 445 mijë familje në të gjithë vendin

Regjistrimi i tokës së marrë me AMTP, Kadastra publikon dokumentet që duhet të dorëzojnë qytetarët

24 Gusht, 2026
VIDEO/ Sa kushton Mercedesi luksoz që po përdor Kryeministri Rama

VIDEO/ Sa kushton Mercedesi luksoz që po përdor Kryeministri Rama

24 Gusht, 2026
Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes

24 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr