• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Vështirësohet blerja e banesave në Greqi nga shqiptarët

SkyWeb Nga SkyWeb
7 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Vështirësohet blerja e banesave në Greqi nga shqiptarët
Share on FacebookShare on WhatsApp

Blerja e një banese në Greqi do të bëhet shumë më e kushtueshme për shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Europian, përfshirë edhe shqiptarët.

Nga 1 janari 2027, qeveria greke parashikon rritjen e taksës së transferimit të banesës për blerësit nga vendet e treta, nga 3% në 15%.

Për një banesë me vlerë 300 mijë euro, taksa do të rritet nga 9 mijë në 45 mijë euro. Pra, një blerës i huaj do të paguajë 36 mijë euro më shumë vetëm për transferimin e pronës.

Për një shtëpi me vlerë 500 mijë euro, detyrimi rritet nga 15 mijë në 75 mijë euro, duke sjellë një kosto shtesë prej 60 mijë eurosh.

Masa do të zbatohet vetëm për blerjen e banesave dhe nuk do të përfshijë ambientet tregtare, parcelat apo kategoritë e tjera të pasurive të paluajtshme.

Qeveria greke synon të frenojë kërkesën nga të huajt, të cilën e konsideron një prej faktorëve që ka shtyrë lart çmimet dhe ua ka vështirësuar familjeve vendase blerjen e një shtëpie.

Rritja e taksës nuk e shfuqizon programin “Golden Visa” dhe as ua ndalon të huajve blerjen e banesave. Megjithatë, ajo e bën investimin ndjeshëm më të shtrenjtë dhe mund të ulë interesin e shtetasve jashtë BE-së për tregun grek. Masa është pjesë e paketës së strehimit për vitin 2027, e cila përfshin gjithashtu kredi të subvencionuara për familjet greke, kufizime ndaj pronave të reja në Airbnb dhe lehtësi tatimore për banesat që kalojnë në qira afatgjatë. /skyweb.al

Artikulli para

Tatimet thonë se shqiptarët kursyen 140 mln euro nga rivlerësimi i banesave

Artikulli pas

Një në pesë banorë, nën 18-të vjeç/ Si renditet Shqipëria krahasuar me rajonin dhe botën?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

Nga falja e plotë te ulja e pagesës së truallit, Kadastra përcakton procedurat pronat e legalizuara

22 Tetor, 2026
Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres
Ekonomi

Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

22 Tetor, 2026
Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë
Ekonomi

Nis verifikimi i pronave në Durrës, çfarë duhet të dinë pronarët

22 Tetor, 2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Bizneset nuk u mbrojtën nga dhuna dhe dëmtimet

22 Tetor, 2026
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik
Ekonomi

Euro bie sërish, i afrohet pragut të 90 lekëve

22 Tetor, 2026
Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar
Ekonomi

Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar

22 Tetor, 2026
Artikulli pas
Një në pesë banorë, nën 18-të vjeç/ Si renditet Shqipëria krahasuar me rajonin dhe botën?

Një në pesë banorë, nën 18-të vjeç/ Si renditet Shqipëria krahasuar me rajonin dhe botën?

Të Përzgjedhura

Pse çdo ditë më shumë njerëz po prekin trupin e avionit teksa hipin në bord?
Aviacion

Pse çdo ditë më shumë njerëz po prekin trupin e avionit teksa hipin në bord?

Nga SkyWeb
17 Qershor, 2025
0

Nëse keni vëzhguar ndonjëherë me kujdes pasagjerët në momentin që hipin në avion, mund të keni parë një veprim të...

Lexo të plotë
Shqipëria në vendnumëro, punësimi dhe pagat reale pritet të bien deri në vitin 2030

Shqipëria në vendnumëro, punësimi dhe pagat reale pritet të bien deri në vitin 2030

5 Dhjetor, 2025
Tregu valutor: Euro mbetet në nivelet e ulëta, rritet dollari

Pas Euros, “zhytet” dhe Dollari Amerikan, bie nën 80 Lekë

12 Gusht, 2026
Dhoma Amerikane kundër paqes fiskale: Nxit pastrimin e parave, legalizon kapitalin e dyshimtë

Dhoma Amerikane kundër paqes fiskale: Nxit pastrimin e parave, legalizon kapitalin e dyshimtë

11 Dhjetor, 2025
Si prodhohet një kartëmonedhë euro dhe sa kushton ajo?

Si prodhohet një kartëmonedhë euro dhe sa kushton ajo?

15 Shtator, 2026

Të Fundit

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

Nga falja e plotë te ulja e pagesës së truallit, Kadastra përcakton procedurat pronat e legalizuara

22 Tetor, 2026
Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

Kapetanović në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që premtimet rajonale të kthehen në progres

22 Tetor, 2026
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

Rama kërkon shkarkimin e të gjithë drejtorëve, kush shpëton

22 Tetor, 2026
Ndryshojnë rregullat në mes të procesit, çfarë ndodh me dosjet e vjetra të pronësisë

Nis verifikimi i pronave në Durrës, çfarë duhet të dinë pronarët

22 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr