Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një pikë karburanti “Eida”, në zonën e Brrylit në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, ka shpërthyer një depozitë e karburantit, duke shkaktuar shembjen e një godine njëkatëshe.
Nga shpërthimi kanë mbetur të lënduar tre punonjës, të cilët po marrin ndihmë mjekësore. Deri tani nuk ka informacion të detajuar për gjendjen e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, ekipet zjarrfikëse dhe ambulancat. Autoritetet po punojnë për të neutralizuar rrezikun dhe për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit.
Qarkullimi në zonë është bllokuar përkohësisht, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me më shumë hollësi mbi ngjarjen.
















