• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 12 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

PS e PD, bashkë te Investimet Strategjike: Qeveria jep 9 hektarë tokë shtetërorepër 1 euro, përfitojnë Besnik Leskaj, Çim Beshiri dhe ish-deputeti demokrat

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Shtator, 2026
në Aktualitet
A A
0
PS e PD, bashkë te Investimet Strategjike: Qeveria jep 9 hektarë tokë shtetërorepër 1 euro, përfitojnë Besnik Leskaj, Çim Beshiri dhe ish-deputeti demokrat
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në politikë PS dhe PD prej vitesh përplasen për gjithçka. Akuzojnë njëra-tjetrën për korrupsion, klientelizëm, oligarkë dhe kapje të pasurive publike. Por larg foltores së Kuvendit dhe kamerave, interesat duket se dinë të gjejnë njëri-tjetrin.

Një vendim i fundit i qeverisë nxjerr në pah pikërisht këtë kontrast. Rreth 9 hektarë pronë shtetërore në Gjirin e Lalëzit do t’i vihen në dispozicion për 1 euro kompanisë “Omnix Albania”, pas së cilës qëndrojnë katër shoqëri.

Kur ndiqet zinxhiri i pronësisë së tyre, dalin emra me lidhje familjare me një ish-deputete të PS, një ish-deputet të PD dhe një biznesmen për të cilin mediat kanë raportuar lidhje të afërta me familjen Berisha.

Qeveria ka miratuar vënien në dispozicion të tri pasurive shtetërore në zonën kadastrale 1522 të Bashkisë Durrës. Sipërfaqja e përgjithshme arrin në 90 030 metra katrorë, ose rreth 9 hektarë. Përfituese është “Omnix Albania”, e cila do ta përdorë pronën në funksion të një investimi strategjik në turizëm.

111.PNG

5555.PNG

Por historia nuk qëndron vetëm te kompania. Ajo bëhet më domethënëse kur shihet se kush qëndron pas saj. Sipas të dhënave të regjistrit tregtar, aksioneri më i madh është kompania “KLAR”, e Shkëlqim Beshirit, me 50% të kapitalit.

Beshiri është përfolur jo pak herë për lidhjet e tij me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit dhe kreut të PD-së, Sali Berisha. Duhet theksuar se këto lidhje janë raportime dhe pretendime mediatike.

Nga 17.5% zotërojnë “Matrix Konstruksion” dhe “Blessed Investment”, respektivisht në pronësi të Arian dhe Besnik Leskajt. Dy biznesmenët janë djemtë e Valentina Leskajt, ish-deputete dhe ish-zyrtare e lartë e Partisë Socialiste.

Krahu tjetër i pronësisë të çon te një emër që ka qenë drejtpërdrejt pjesë e opozitës. “RDA Petrol”, me 15% të kapitalit të “Omnix Albania”, është në pronësi të Fation Veizajt, ish-deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës. Veizaj hyri në Kuvend në vitin 2021 dhe e dorëzoi mandatin në janar 2023.

Megjithatë, fotografia që krijon struktura e kompanisë është politikisht domethënëse, në të njëjtin investim gjenden biznesmenë me lidhje familjare me një figurë të rëndësishme historike të PS-së dhe një ish-deputet i PD-së.

Janë plot 90 030 metra katrorë tokë shtetërore në Durrës, në një zonë me potencial të lartë turistik. Qeveria ka miratuar që prona t’i vihet në dispozicion “Omnix Albania” përmes një marrëveshjeje përdorimi me tarifën simbolike prej 1 euro, në mbështetje të investimit strategjik në turizëm.

Rasti bëhet edhe më domethënës pasi nuk është përfitimi i parë i këtij grupimi në zonë. Në vitin 2022, kompanitë e lidhura me të njëjtët investitorë përfituan në mënyrë të ngjashme rreth 90 mijë metra katrorë për ndërtimin e një hoteli.

E gjithë kjo po ndodh ndërkohë që vetë modeli shqiptar i investimeve strategjike është vendosur nën lupën e Bashkimit Evropian. Brukseli ka ngritur shqetësime për trajtimin preferencial të investitorëve, konkurrencën dhe transparencën në përdorimin e pasurive publike, ndërsa Shqipërisë i kërkohet përafrimi i këtij kuadri me standardet evropiane.

Qeveria shqiptare është angazhuar për ndryshimin e kuadrit ekzistues. Por deri në mbylljen e tij, mekanizmi vazhdon të prodhojë vendime. Dhe kjo krijon një tjetër pikëpyetje, a po shfrytëzohet koha e mbetur për të futur nën ombrellën e investitorit strategjik sa më shumë projekte përpara se rregullat të ndryshojnë? Rasti i “Omnix Albania” e bën këtë pyetje edhe më të fortë. /vna.al

Etiketat: besnik leskajOmnix Albania
Artikulli para

Rama thotë se Ergys Agasi nuk ka folur kurrë në emrin e tij

Artikulli pas

Alarm në tregjet e naftës, sulmi me dronë nxjerr jashtë funksionit naftsjellësin strategjik në Arabinë Saudite

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ford tërheq nga tregu rreth 223 mijë automjete për probleme me depozitat e karburantit
Aktualitet

Ford tërheq nga tregu rreth 223 mijë automjete për probleme me depozitat e karburantit

12 Shtator, 2026
Pesë elektricistë të vdekur në më pak se dy muaj, çfarë po ndodh me sigurinë në punë?!
Aktualitet

Pesë elektricistë të vdekur në më pak se dy muaj, çfarë po ndodh me sigurinë në punë?!

12 Shtator, 2026
Tragjedi në Belsh, humb jetën elektricisti 33-vjeçar! Klajdi po punonte per rikthimin e energjisë pas motit të keq gjatë natës

Rama tregon kur do të largohet nga politika: Atëherë do të shpëtoni nga unë
Aktualitet

Rama tregon kur do të largohet nga politika: Atëherë do të shpëtoni nga unë

11 Shtator, 2026
Rama: Kam udhëtuar 1.6 milionë kilometra në Shqipëri, e njoh më mirë se kushdo realitetin e vendit
Aktualitet

Rama: Kam udhëtuar 1.6 milionë kilometra në Shqipëri, e njoh më mirë se kushdo realitetin e vendit

11 Shtator, 2026
Artikulli pas
Alarm në tregjet e naftës, sulmi me dronë nxjerr jashtë funksionit naftsjellësin strategjik në Arabinë Saudite

Alarm në tregjet e naftës, sulmi me dronë nxjerr jashtë funksionit naftsjellësin strategjik në Arabinë Saudite

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Apple hyn në epokën e telefonave të palosshëm, prezantohet Duo
Aktualitet

Apple hyn në epokën e telefonave të palosshëm, prezantohet Duo

Nga Editor
10 Shtator, 2026
0

Apple prezantoi të mërkurën gjeneratën e saj më të fundit të iPhone-ve, duke përfshirë edhe versionin e shumëpritur me ekran...

Lexo të plotë
Tenderi 5 milionë euro, kompanitë më të mëdha të internetit kapin AKSHI-n në gabim: Lumë ankesash në KPP

Bllokohet sërish tenderi i mirëmbajtjes së sistemit të fiskalizimit

4 Shkurt, 2026
Kostot e qirasë, a jemi në fundin e “mitit” të Bllokut?

Kostot e qirasë, a jemi në fundin e “mitit” të Bllokut?

15 Dhjetor, 2025
Nga siguria te investimi: ALBSIG mirëpret median në mjediset moderne në Downtown One

Nga siguria te investimi: ALBSIG mirëpret median në mjediset moderne në Downtown One

14 Tetor, 2025
LISTA/ Forbes shpall kompanitë ajrore dhe aeroportet më të mira për 2025

LISTA/ Forbes shpall kompanitë ajrore dhe aeroportet më të mira për 2025

24 Tetor, 2025

Të Fundit

Ford tërheq nga tregu rreth 223 mijë automjete për probleme me depozitat e karburantit

Ford tërheq nga tregu rreth 223 mijë automjete për probleme me depozitat e karburantit

12 Shtator, 2026
Pesë elektricistë të vdekur në më pak se dy muaj, çfarë po ndodh me sigurinë në punë?!

Pesë elektricistë të vdekur në më pak se dy muaj, çfarë po ndodh me sigurinë në punë?!

12 Shtator, 2026
Bota në prag të një krize të paprecedentë karburantesh, rrezikohet mungesa e naftës në treg

Bota në prag të një krize të paprecedentë karburantesh, rrezikohet mungesa e naftës në treg

12 Shtator, 2026
Anakonda nga Amerika e Jugut gjendet në brigjet e Danubit

Anakonda nga Amerika e Jugut gjendet në brigjet e Danubit

12 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr