• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 25 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Miratohen kreditë me interes 0%, kategoritë që përfitojnë

SkyWeb Nga SkyWeb
1 Gusht, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Miratohen kreditë me interes 0%, kategoritë që përfitojnë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka miratuar një vendim të ri që synon të ndihmojë familjet në nevojë për strehim, përmes një skeme kredie me interes 0%, të subvencionuar plotësisht nga buxheti i shtetit. Programi do të zbatohet nga Enti Kombëtar i Banesave (EKB) dhe parashikon procedura të qarta për aplikimin dhe përzgjedhjen e përfituesve.

Skema përfshin kategori specifike të popullatës që përballen me vështirësi strehimi, si:

  • Familjet që jetojnë me qira në ish-prona private,

  • Familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë humbur jetën në krye të detyrës,

  • Fëmijët nën kujdesin e Republikës.

Aplikimi bëhet online nga kryefamiljari ose kujdestari ligjor, nëpërmjet portalit “e-Albania”, në seksionin përkatës të sistemit të EKB-së. Aplikuesit duhet të ngarkojnë një sërë dokumentesh që vërtetojnë se nuk kanë në pronësi banesë të regjistruar ose në proces regjistrimi në gjithë territorin e Shqipërisë, ose që posedojnë një banesë nën normat minimale të banimit.

Dokumentacioni përfshin certifikatën familjare, vërtetime nga Kadastra dhe Drejtoria e Tatimeve, si dhe, në rastin e kategorive të veçanta, prova ligjore dhe sociale që vërtetojnë statusin përkatës.

Pas dorëzimit të aplikimeve, në Entin Kombëtar të Banesave ngrihet një komision ad hoc, me urdhër të drejtorit të përgjithshëm, i cili shqyrton kërkesat brenda 10 ditëve nga ngritja. Lista e përfituesve miratohet nga ky komision. Aplikantët që marrin përgjigje negative mund të paraqesin ankim administrativ brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit, në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative.

Programi parashikon që interesat e kredive për blerjen e banesave me kosto të ulët të subvencionohen 100%, duke i bërë ato me normë interesi 0%. Marrëveshjet për ekzekutimin e kredive realizohen përmes institucioneve financiare që kanë kontratë me ministrinë përgjegjëse për çështjet e strehimit.

Ky vendim shihet si një hap i rëndësishëm për të lehtësuar barrën ekonomike të shtresave në nevojë dhe për të mundësuar aksesin në banesa të sigurta dhe të përballueshme./skyweb.al

Etiketat: kredizero interes
Artikulli para

Rrezikohet liria e shprehjes, shoqëria civile kundërshton ndryshimet në Kodin Penal

Artikulli pas

Sa kushton të shëtisësh Shqipërinë? Nga jugu deri në veri, këto janë kostot për çdo turist

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha
Ekonomi

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari
Aktualitet

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
VIDEO/ Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë
Aviacion

VIDEO/ Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

25 Shtator, 2026
Në cilat vende të Evropës të rinjtë janë të pasur?
Ekonomi

Euro e mbyll javën me rritje

25 Shtator, 2026
Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve
Ekonomi

Si po ndërhyjnë qeveritë evropiane për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve

25 Shtator, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Rikthimi i penaliteteve, bizneset nuk po fitojnë, apo nuk po paguajnë; Të ardhurat bien 5%

25 Shtator, 2026
Artikulli pas
Sa kushton të shëtisësh Shqipërinë? Nga jugu deri në veri, këto janë kostot për çdo turist

Sa kushton të shëtisësh Shqipërinë? Nga jugu deri në veri, këto janë kostot për çdo turist

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Shqiptarët jetojnë më pak se vendet e BE-së, por më shumë se rajoni
Shëndet

Shqiptarët jetojnë më pak se vendet e BE-së, por më shumë se rajoni

Nga Editor
13 Mars, 2026
0

Në vitin 2024, jetëgjatësia në lindje në BE ishte 81.5 vjet, duke shënuar një rritje prej 0.1 viti krahasuar me...

Lexo të plotë
Disa bizneseve u 10-fishohen këstet e tatim fitimit; Tatimet: Është gabim teknik

Shqiptarët taksohen rëndshëm, 284 mln euro në 4 muaj vetëm nga TAP-i

29 Maj, 2026
REFORMA/ Shkrirje dhe bashkime, PS mendon se maksimumi 50 bashki janë “OK” për vendin

REFORMA/ Shkrirje dhe bashkime, PS mendon se maksimumi 50 bashki janë “OK” për vendin

15 Korrik, 2026
Shpresë e re për të kuruar Alzhaimerin

Shpresë e re për të kuruar Alzhaimerin

4 Janar, 2026
Sherri i “golave” mes Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit në Aeroportin e Vlorës transferohet te dyqanet Duty Free, si po sabotohet një investim strategjik

Raporti konfidencial në SHBA zbulon lidhjen e Delphos ku Behgjet Pacolli la peng Aeroportin e Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus!

25 Mars, 2026

Të Fundit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

Obeziteti dhe mbipesha u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit

25 Shtator, 2026
Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

Senati amerikan miraton ligjin e ri për shëndetin mendor të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë

25 Shtator, 2026
Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

Sulmohet Bitget, hakerat vjedhin rreth 350 milionë dollarë në kriptomonedha

25 Shtator, 2026
Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

Rama për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët: Nuk po jetojmë në civilizim, por barbari

25 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr