Fluturimet dhe dhomat e hoteleve tashmë janë bërë shpenzime të zakonshme, përveç dhuratave traditionale. Por mos harroni: ftesat nuk janë detyrime, shkruan Wall Street Journal.
Ndikimi financiar i dasmave po bëhet gjithnjë e më i rëndë për të ftuarit. Gregory Gerla, një sipërmarrës 36-vjeçar nga Nju Jorku, tregon se ka shpenzuar rreth 10,000 dollarë për të marrë pjesë në 13 dasma dhe ngjarje të lidhura me to gjatë vitit të kaluar. Ndërkaq, Emily Shatz, një 26-vjeçare e marrëdhënieve me publikun në San Francisko, thotë se ka shpenzuar edhe më shumë rreth 15,000 dollarë për shtatë dasma dhe tre festa beqarie gjatë të njëjtës periudhë kohore.
Të dy kanë marrë pjesë me dëshirë, por pa lënë mënjanë vetëdijen për rëndohen financiare dhe stresin që çiftet po u shkaktojnë atyre dhe të ftuarve të tjerë.
“Tashmë është kthyer në një pritshmëri që do të kesh ngjarje të shumta festimi,” shprehet Shatz lidhur me dasmat e sotme. “Shpeshherë, nuset e humbasin toruan dhe nuk e kuptojnë se çfarë po kërkojnë nga të ftuarit e tyre, sepse vetë po shpenzojnë shumë para.”
Sipas ekspertëve, përballë këtyre kostove në rritje që përfshijnë udhëtimet, akomodimin dhe dhuratat, të ftuarit duhet të kujtojnë se një ftesë dasme është një kërkesë dhe jo një obligim ligjor apo moral, dhe se refuzimi me edukatë është një opsion plotësisht i pranueshëm. /skyweb.al















