• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 22 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Policia e Shtetit, shteti i Gysit!

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Shtator, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Policia e Shtetit, shteti i Gysit!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ergys Agasi nuk ishte ministër, as Kryeministër. Nuk drejtonte Policinë e Shtetit, SHISH-in apo AKSHI-n. Në letër, nuk kishte pushtet mbi asnjërin prej tyre. E megjithatë, sa më shumë po zgjerohet hetimi i SPAK, aq më shumë emra nga këto institucione dalin në të njëjtën dosje me të.

Ligjërisht, Policia e Shtetit dhe Shërbimi Informativ i Shtetit janë aty për të zbuluar dhe penguar krimin. Por, po të lexosh çfarë po del nga dosja AKSHI, shteti paska qenë i Gysit!

Gjithçka nisi me tenderët e teknologjisë së informacionit. Sipas dyshimeve të SPAK, garat në AKSHI paracaktoheshin pikërisht nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri për kompani të caktuara. Në qendër të skemës shfaqen pikërisht dyshja në fjalë dhe kompanië “Soft & Solution”, EA Solution, First, Fastech, etj.

Sipas dosjes së SPAK, të hartuar nga prokurori Bledar Maksuti, nën akuazë janë  edhe ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, dhe ish-zëvendësja e saj, Hava Delibashi, shumë biznesmenë dhe zyrtarë të tjerë, të cilët duket se nuk i shërbenin shtetit shqiptar, por shtetit të Gysit.

Por një tender i manipuluar, sado i rëndë, nuk e shpjegon i vetëm përmasën e kësaj dosjeje, e cila duket se shkon edhe përtej pengmarrjes së biznesmenit Gerond Meçe. Duket se ajo shkon deri në kupolen së Policisë së Shtetit.

Agasi u arrestua disa javë më parë së bashku me Uljan Shpatarakun, ish-zyrtar i lartë policie.

Në operacionin e sotëm ndërkohë arrestua edhe Fatjon Kalluçi, drejtues në Laboratorin Shkencor të Policisë, ndërsa SPAK kontrolloi banesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Në Durrës u arrestua edhe biznesmeni Embro Sulejmani, për të cilin dyshohet se ka fshirë pamje të kamerave të sigurisë pas arrestimit të Agasit. Ndërkohë, kontrollet u shtrinë në ambiente të lidhura me klanin Troplini. Kjo lëvizje tregon se se hetimi nuk po qëndron më brenda mureve të AKSHI-t.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, në dosje ka hyrë edhe drejtuesja e SHISH-it. Për Vlora Hysenin, Gjykata e Posaçme ka caktuar “arrest në shtëpi” dhe pezullim nga detyra, nën dyshimet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit.

Një tjetër sektor ku s’ka plasur ende skandal drejtësie, por (ende) vetëm sherre biznesmenësh, është ajo e manipulimit masiv të pronave gjatë digjitalizimit të Kadastrës, gjatë periudhës kur në krye të saj ishte Dallandyshe Bici, një tjetër emër i prezantuar nga mediat si “njeriu i Gysit”.

Agasi mund të rezultojë përgjegjës për një pjesë të akuzave, për të gjitha ose edhe për asnjërën. Këtë e vendos GJKKO-ja.

Ajo që nuk mund të lihet vetëm në dorë të një vendimi gjykate është përgjigjja se si një person pa post publik arriti të bëhej nyja rreth së cilës sot hetohen tenderë, biznesmenë, ish-policë dhe drejtuesit e institucioneve të sigurisë.

Kush ia dha këtë pushtet Ergys Agasit?!

Etiketat: ergys agasiilir prodaspak
Artikulli para

SHBA: Linjat ajrore iraniane do të mbyllen në të gjithë botën nga 23 shtatori

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ngushtohet hendeku i pagave mes burrave dhe grave në Shqipëri, kush i bën punët e shtëpisë?!
Ekonomi

Ngushtohet hendeku i pagave mes burrave dhe grave në Shqipëri, kush i bën punët e shtëpisë?!

22 Shtator, 2026
Hotelet dhe restorantet, shteti shqiptar kërkon më shumë transparencë nga platformat e shitjeve: Pse i mbylle llogarinë?!
Ekonomi

Hotelet dhe restorantet, shteti shqiptar kërkon më shumë transparencë nga platformat e shitjeve: Pse i mbylle llogarinë?!

22 Shtator, 2026
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së
Ekonomi

Depozitat bankare, projektligji rrit sigurimin deri në 6 milionë lekë për çdo klient

22 Shtator, 2026
Rriten çmimet e naftës pas bllokimit të bisedimeve SHBA–Iran
Ekonomi

Bordi i Transparencës cakton çmimin e ri të karburanteve, hyn në fuqi sot në mesditë

22 Shtator, 2026
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën
Aktualitet

Bordi i Transaparencës publikon çmimet e reja për karburantet

22 Shtator, 2026
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta
Aktualitet

Hetimet dhe sekuestrimit e SPAK ulin kërkesën për apartamente, kush po blinte?!

22 Shtator, 2026

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

PAKETA E MALEVE/ Hartat gati, qeveria miraton zonat prioritare në Elbasan, Belsh, Përmet dhe Skrapar
Aktualitet

PAKETA E MALEVE/ Hartat gati, qeveria miraton zonat prioritare në Elbasan, Belsh, Përmet dhe Skrapar

Nga SkyWeb
29 Tetor, 2025
0

Qeveria ka miratuar vendimet e para që vënë në zbatim të ashtuquajturën Paketë e Maleve, një nismë që synon nxitjen...

Lexo të plotë
Drejtoresha e Postës në Durrës i kërkoi shefes së financës 700 mijë euro, vartësja më pas e denoncoi, dëmi dyshohet në disa miliona euro

Paratë e ndihmës ekonomike u bënë “fruta” në kazinotë e Tiranës, si i merrte drejtoresha e Postës në Durrës çantat me Lekë nga arka

18 Korrik, 2026
U kthye në parajsën e kriptovalutave, Laosi u ndërpret energjinë kompanive të prodhimit

Shqipëria rregullon tregtimin e kriptovalutave, transparencë dhe licencim i detyrueshëm

29 Nëntor, 2025
Shkarkohet Drejtori i FSDKSH, kush e zëvendëson

Shkarkohet Drejtori i FSDKSH, kush e zëvendëson

15 Maj, 2026
Astrit Hysenaj humbi jetën gjatë përmbytjeve, familjarët përgënjështrojnë bashkinë: Ishte në krye të detyrës

Astrit Hysenaj humbi jetën gjatë përmbytjeve, familjarët përgënjështrojnë bashkinë: Ishte në krye të detyrës

10 Janar, 2026

Të Fundit

Policia e Shtetit, shteti i Gysit!

Policia e Shtetit, shteti i Gysit!

22 Shtator, 2026
SHBA: Linjat ajrore iraniane do të mbyllen në të gjithë botën nga 23 shtatori

SHBA: Linjat ajrore iraniane do të mbyllen në të gjithë botën nga 23 shtatori

22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave mes burrave dhe grave në Shqipëri, kush i bën punët e shtëpisë?!

Ngushtohet hendeku i pagave mes burrave dhe grave në Shqipëri, kush i bën punët e shtëpisë?!

22 Shtator, 2026
Hotelet dhe restorantet, shteti shqiptar kërkon më shumë transparencë nga platformat e shitjeve: Pse i mbylle llogarinë?!

Hotelet dhe restorantet, shteti shqiptar kërkon më shumë transparencë nga platformat e shitjeve: Pse i mbylle llogarinë?!

22 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr