• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Strehimi social, Financat kërkojnë heqjen e garancisë për kreditë, mekanizmi mbetet në draft

SkyWeb Nga SkyWeb
13 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Shqipëria ndërton pa fund, por mbetet e treta në Europë për privimin e rëndë nga strehimi
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qeveria ka rishikuar projektligjin për strehimin social, por ka ruajtur mekanizmin e garancisë për kreditë, pavarësisht kundërshtimeve të Ministrisë së Financave. Skema parashikon që shteti të garantojë një pjesë të shumës së marrë hua për blerjen e banesës.
Nëse përfituesit nuk shlyejnë kredinë, buxheti rrezikon të mbulojë një pjesë të detyrimit.
Ky instrument ishte përfshirë në draftin e publikuar për konsultim në korrik.

Në komentet e dërguara më 20 gusht 2026, Financat kërkuan heqjen e plotë të mekanizmit.
Ministria argumenton se propozimi bie ndesh me ligjin për huamarrjen dhe garancitë shtetërore.
Sipas saj, garancitë për individët e programeve të strehimit social nuk mbështeten në këtë ligj.
Financat kërkojnë gjithashtu vlerësimin e riskut fiskal, ndikimit në borxhin publik dhe aftësisë paguese të përfituesve.

Kundërshtimet përfshijnë edhe efektivitetin e skemës për të lehtësuar marrjen e kredisë.
Ministria vëren se huaja mund të garantohet nga vetë banesa që blihet.
Garancia shtetërore, sipas Financave, do t’u jepte më shumë siguri bankave dhe do t’i kalonte shtetit një pjesë të barrës së rikuperimit të borxheve.
Për këtë arsye, kërkohet heqja e nenit 1, pikës 16/1, nenit 9 dhe termit “Garanci Sovrane” nga projektligji.

Si alternativë, Financat sugjerojnë shqyrtimin e mbështetjes përmes Bankës Shqiptare për Zhvillim.
Ministria e Ekonomisë është përgjigjur se nga drafti është hequr emërtimi “garanci sovrane” apo “shtetërore”.
Megjithatë, instrumenti që mbështet një pjesë të principalit të kredisë së lehtësuar mbetet.
Sipas përgjigjes, garancia do të aktivizohet vetëm në rastet e përcaktuara në marrëveshjen përkatëse.
Administrimi i saj parashikohet të rregullohet me akte nënligjore.

Drafti përfshin edhe një program të posaçëm për subvencionimin e qirasë për kategori të veçanta.
Për banesat me kosto të ulët, propozohet rritja e kufirit të të ardhurave nga 1/6 në 1/2 të vlerës mesatare të banesës në treg.
Financat kërkojnë që zgjerimi i përfituesve të shoqërohet me përllogaritjen e kostove dhe përcaktimin e burimit të financimit.

Artikulli para

Deri në 6 500 euro! Sa do të paguhet në ankand për targat VIP

Artikulli pas

BKH bastis qelinë e Ergys Agasit, sekuestrohen disa celularë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Gabimi që bëjnë pronarët e apartamenteve menjëherë pasi shlyejnë kredinë

13 Tetor, 2026
Hapet ankandi për targa “bosash”, kombinimet që i bëjnë njerëzit të kthejnë kokën
Ekonomi

Deri në 6 500 euro! Sa do të paguhet në ankand për targat VIP

13 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian
Ekonomi

Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Kapi shtetin, rritja e shpejtë dhe rrëzimi i Ergys Agasit

BKH bastis qelinë e Ergys Agasit, sekuestrohen disa celularë

Të Përzgjedhura

Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës
Kryesore

Paradoksi i efekteve të hyrjes në fuqi të marrëveshjes së pensioneve Shqipëri-Itali

Nga SkyWeb
9 Shtator, 2025
0

Koço Broka, Ekonomist Më 1 korrik 2025 hyri në fuqi, marrëveshja e sigurimeve shoqërore midis Shqipërisë dhe Italisë për përfitimin...

Lexo të plotë
Aplikimet e pazakonta të ndryshimit të orës në shtetet e botës, si ndikon në fluturime

Aplikimet e pazakonta të ndryshimit të orës në shtetet e botës, si ndikon në fluturime

28 Mars, 2026
75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike deri në 10-50% të buxhetit mujor

Tatimet i rikujtojnë bizneseve datën 31 Mars si limitin për dorëzimin e pasqyrave financiare

10 Mars, 2026
BE shtyn vendimin për bllokimin e përhershëm të naftës ruse pas luftës me Iranin, Putini fërkon duart

Tregjet parashikojnë paqe, bie ndjeshëm çmimi i naftës

17 Prill, 2026
“The Times”: Riviera Shqiptare, mes vendeve më të rekomanduara për pushime

“The Times”: Riviera Shqiptare, mes vendeve më të rekomanduara për pushime

16 Mars, 2026

Të Fundit

Media italiane përzgjedh Dhërmiun mes 20 destinacioneve për vjeshtën

Media italiane përzgjedh Dhërmiun mes 20 destinacioneve për vjeshtën

13 Tetor, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente

Gabimi që bëjnë pronarët e apartamenteve menjëherë pasi shlyejnë kredinë

13 Tetor, 2026
Kapi shtetin, rritja e shpejtë dhe rrëzimi i Ergys Agasit

BKH bastis qelinë e Ergys Agasit, sekuestrohen disa celularë

13 Tetor, 2026
Shqipëria ndërton pa fund, por mbetet e treta në Europë për privimin e rëndë nga strehimi

Strehimi social, Financat kërkojnë heqjen e garancisë për kreditë, mekanizmi mbetet në draft

13 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr