1-Mos shpernda/ repost asnje informacion nese nuk e verifikon vete apo nese burimi nuk eshte i besueshem;
2-“Degjova”, “Me thane”, “Një miku im e kishte pare”, jane forma me klasike e shpendarjes se thashthemeve, gje e cila eshte me shume zarar ne kohera turbullirash.
3-Ngjarja per teleshikuesin vertete ndodh brenda kuadratit te ekranit, por kjo nuk do te thote se situata eshte e tille kudo ne qytet. Per shembull, mund te kete zjarr para Kryeministrise, por situata mund te jete shume e qete te Rr.Elbasanit. Kjo vlen me se shumti per prinderit dhe gjysherit qe marrin te shqetesuar ne telefon pasi hapin televizorin.
4-Video te verteta, te xhiruara kohe me pare, mund te rishperndahen si aktuale duke keqinformuar audiencen. Shuuume kujdes ne rrjetet sociale!
5-Emocionet nuk duhet te zevendesojne arsyen! Sa me trondites te jete materiali i publikuar, aq me shume e kujdesshme duhet te jete audienca ne konsumimin apo shperndarjen e asaj permbajtjeje. Accountet anonime qe aktivizohen ne kohera si keto duhen marre me shume rezerva.
6-Kujdes kë URRENIi! Policët nuk janë armiqtë e qytetarëve dhe protestuesit nuk janë armiqtë e policëve!
Duhet me shume empati, dhe dashuri ne zemrat e ketij populli!
EKSTRA: Biznesi duhet mbeshtetur dhe jo sulmuar! Kush e do vendin e tij, do edhe biznesin!
Ne kohera te turbullta, thathethemet, genjeshtrat dhe frika jane katalizatoret e kaosit.
Me mend ne koke!














