• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Kriza nuk zgjidhet me ultimatume, por as me kokëfortësi

SkyWeb Nga SkyWeb
15 Tetor, 2026
në OP-ED
A A
Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!
Share on FacebookShare on WhatsApp

nga Vilant Xhori

Për muaj të tërë, protesta ishte një zhurmë që pushteti mund ta duronte. Me retorikë, me kundërretorikë, me premtime për besnikëri dhe besë, Edi Rama mendoi se mund ta administronte pakënaqësinë, ta lodhte kundërshtarin dhe ta linte kohën të bënte punën e saj. Por kur protesta radikalizohet, kur përplasja zë vendin e fjalës dhe ultimatumi zë vendin e kërkesës, nuk kemi më të njëjtën situatë. Kemi dështimin e një mënyre administrimi të krizës.

Dje dhe sot, ky dështim u bë më i dukshëm. Pas katër muajsh protestash, vendi përballet me një pyetje që nuk mund të shmanget më: si dilet nga kriza pa e futur shtetin në një krizë edhe më të madhe?

Në deklaratën e tij për Reuters, Rama e bëri të qartë se nuk do të japë dorëheqjen. Ai argumentoi se qeveritë ndryshohen me zgjedhje demokratike, jo me revolucion, dhe se largimi i tij do të tradhtonte mandatin e marrë nga shqiptarët për të përfunduar negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Është një argument që ka peshën e vet sepse një objektiv strategjik kombëtar nuk duhet të vihet peng i dhunës. Por integrimi europian nuk mund të shërbejë as si mburojë ndaj çdo kërkese për përgjegjësi politike.

Pra, Rama ka të drejtë kur thotë se dhuna nuk mund të zëvendësojë votën. Por zgjedhjet e vitit të kaluar nuk e çlirojnë qeverinë nga detyrimi për të dëgjuar qytetarët sot. Mandati është autorizim për të qeverisur, jo çek i bardhë për të shpërfillur pakënaqësinë. Po kështu, zemërimi i protestuesve mund të jetë i kuptueshëm, por nuk i jep askujt të drejtën të djegë institucione, të shkatërrojë pronë publike apo të imponojë vendime me dhunë.

Në këto kushte, nga qarqe mediatike pranë Sali Berishës dhe nga protestues që kërkojnë të mbeten anonimë po artikulohen kërkesa dhe ultimatume që: Presidenti të shpërndajë Parlamentin, të mbledhë partitë në një tryezë dhe të hapë rrugën për një qeveri teknike. Por këtu nis paradoksi. Presidentit i kërkohet të bëjë atë që Kushtetuta nuk ia jep si kompetencë. Një krizë politike nuk zgjidhet duke shpikur kompetenca institucionale. Dhe një ultimatum, sado i zhurmshëm, nuk mund të zëvendësojë procedurën kushtetuese.

Kush kërkon ndërhyrjen e Presidentit duhet të tregojë jo vetëm se çfarë dëshiron, por edhe mbi çfarë baze ligjore e kërkon. Për më tepër, këto kërkesa e kthejnë institucionin e Presidentit thjesht në një skenë ku palët projektojnë ambiciet e tyre.

Për më keq, në situatën kur protestuesit mbeten anonimë, në përfaqsimin e tyre politik, kërkesat për shpërndarje të Kuvendit, për organizim të tryezave të partive politike dhe për krijimin e një qeverie teknike prodhojnë thjesht rikthimin e Berishës në vendimarrjen politike.

Thënë këtë nuk duhet harruar se përgjegjësia kryesore për situatën e krijuar bie mbi kryeministrin Rama. Ai nuk mund të ftojë për dialog në mëngjes dhe të vazhdojë me të njëjtën retorikë në mbrëmje. Dialogu nuk është një fjalë për të fituar kohë, por një ofertë që duhet të ketë përmbajtje. Nëse qeveria beson se ka ende legjitimitet, le ta provojë këtë me guximin për të ofruar një rrugë të qartë drejt zgjedhjeve parlamentare.

Rama mund të propozojë, bazuar në shfrytëzimin e instrumentave kushtetues, një marrëveshje politike për zgjedhje të parakohshme në harkun e 45 ditëve. Nëse protestuesit duan gjashtë muaj apo edhe një vit kohë që të organizohen në alternativë politike le të hartohet një kalendar i dakordësuar si garanci për administrimin e procesit dhe angazhim të të gjitha palëve për të respektuar rezultatin. Kjo nuk do të ishte dorëzim i pushtetit ndaj rrugës. Do të ishte konkretizimi i një dialogu produktiv që mundëson kthimin e konfliktit tek vota që është edhe arena demokratike e zgjidhjes së konflikteve.

Në një rajon ku destabilizimi mund të shfrytëzohet nga aktorë të jashtëm me interesa dashakeqe, Shqipëria nuk ka luksin ta lërë krizën të ushqehet nga paqartësia. Por, as rreziku i ndërhyrjeve të jashtme nuk duhet të përdoret si alibi për të heshtur protestën. Kushtetuta ka krijuar hapsira që i japin mundësinë qytetarëve të ndryshojnë pushtetin pa e shembur shtetin.

Rama duhet të zgjedhë mes një oferte konkrete dhe pritjes me kokfortësi që kriza të shuhet vetë. Protestuesit duhet të zgjedhin mes zemërimit dhe përgjegjësisë politike.

Sepse kur rruga kërkon pushtetin, por nuk ofron alternativën, demokracia rrezikon të mbetet peng i një pyetjeje pa përgjigje: kush do të vijë nesër dhe me çfarë mandati?

Dhe pikërisht këtë përgjigje nuk mund ta japë as ultimatumi, as retorika, as një President përtej kompetencave të tij. Mund ta japë vetëm një marrëveshje kushtetuese që ia kthen fjalën qytetarit dhe vendimin votës. Sepse demokracia nuk është as pushteti që nuk largohet kurrë, as turma që vendos gjithçka. Është rendi ku askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk ka të drejtë ta zëvendësojë atë me forcë.

Artikulli para

Protestat, Presidentit Begaj bën thirrje për qetësi dhe dialog: Të mos cenohet rendi kushtetues dhe stabiliteti i vendit

Artikulli pas

Thyerja e tabusë, hapi i parë për shëndetin mendor në punë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta
OP-ED

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
Çfarë cilësish të jashtëzakonshme ka Mirela Kumbaro që Rama e mban ministre prej 2013?!
OP-ED

Çfarë cilësish të jashtëzakonshme ka Mirela Kumbaro që Rama e mban ministre prej 2013?!

15 Tetor, 2026
Zgjerimi i BE-së hyn në një fazë të re. Shqipëria mes mundësive dhe sfidave
OP-ED

Zgjerimi i BE-së hyn në një fazë të re. Shqipëria mes mundësive dhe sfidave

12 Tetor, 2026
Si po rrit Banka e Shqipërisë çmimet përmes blerjes masive të eurove që kanë “mbytur” tregun
Ekonomi

Si po rrit Banka e Shqipërisë çmimet përmes blerjes masive të eurove që kanë “mbytur” tregun

12 Tetor, 2026
Integrimi europian duhet të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate edhe para anëtarësimit në BE
OP-ED

Integrimi europian duhet të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate edhe para anëtarësimit në BE

10 Tetor, 2026
Shqipëria dhe Momentumi i Anëtarësimit në BE
Aktualitet

Shqipëria dhe Momentumi i Anëtarësimit në BE

10 Tetor, 2026
Artikulli pas
Thyerja e tabusë, hapi i parë për shëndetin mendor në punë

Thyerja e tabusë, hapi i parë për shëndetin mendor në punë

Të Përzgjedhura

Shpallet projekti fitues, kështu do të duket pallati i ri i Sportit “Asllan Rusi”
Aktualitet

Shpallet projekti fitues, kështu do të duket pallati i ri i Sportit “Asllan Rusi”

Nga Editor
16 Tetor, 2025
0

Kështu do të duket pallati i ri i Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Projekt -ideja arkitekturore fituese është shpallur këtë...

Lexo të plotë
Shqipëria kryeson në rajon për të diplomuarit në TIK, por mbetet pas për aftësitë digjitale

Shqipëria kryeson në rajon për të diplomuarit në TIK, por mbetet pas për aftësitë digjitale

14 Gusht, 2025
Qeveria bëhet gati për rritjen e taksave të pronës, Rama paralajmëron edhe më shumë detyrime për shtëpitë e dyta

GRAFIKËT/ Si u trefishuan çmimet e apartamenteve në dy dekada në Shqipëri

20 Tetor, 2025
Ikje masive e shqiptarëve për pushime jashtë, rriten me 13 për qind primet nga kartoni jeshil

Ikje masive e shqiptarëve për pushime jashtë, rriten me 13 për qind primet nga kartoni jeshil

23 Gusht, 2025
Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”

Nga protestat te SPAK-u, Begaj mesazh Kuvendit: Zëri i qytetarëve të dëgjohet, politika të bashkohet për interesat kombëtare

8 Shtator, 2026

Të Fundit

Thyerja e tabusë, hapi i parë për shëndetin mendor në punë

Thyerja e tabusë, hapi i parë për shëndetin mendor në punë

15 Tetor, 2026
Policia, e shqetësuar për numrin e lartë të fëmijëve në protestë: Po i përdorin si mburojë!

Kriza nuk zgjidhet me ultimatume, por as me kokëfortësi

15 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Protestat, Presidentit Begaj bën thirrje për qetësi dhe dialog: Të mos cenohet rendi kushtetues dhe stabiliteti i vendit

15 Tetor, 2026
KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

KUJDES! 7 këshilla për kohëra të turbullta

15 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr