• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 28 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ikje masive e shqiptarëve për pushime jashtë, rriten me 13 për qind primet nga kartoni jeshil

SkyWeb Nga SkyWeb
23 Gusht, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Ikje masive e shqiptarëve për pushime jashtë, rriten me 13 për qind primet nga kartoni jeshil
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjatë muajve të verës, janë të shumtë shqiptarët që zgjedhin t’i kalojnë pushimet e tyre jashtë vendit. Sidomos në shtetet fqinje, si Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Greqia, por me raste edhe në vende më të largëta të Evropës, mjeti kryesor me të cilin udhëtojnë është makina. Por, sa e kanë siguruar ata makinën e tyre kur kanë lëvizur jashtë?

Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e konfirmojnë këtë trend gjatë verës, pasi sigurimi me Karton Jeshil rezulton të ketë pësuar një rritje të konsiderueshme.

Sigurimi me karton jeshil për të gjitha automjetet e regjistruara në Shqipëri të cilat udhëtojnë jashtë vendit, ka pësuar një rritje me 13% të vëllimit të primeve të shkruara bruto nga janari deri në korrik të këtij viti, duke e çuar vlerën totale në 1.2 miliardë lekë. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 7.7% llogaritur me janar-korrik 2024.

Përveç shqiptarëve të cilët i kalojnë pushimet jashtë, është i madh edhe numri i të huajve që zgjedhin t’i kalojnë pushimet e tyre në Shqipëri. Por pavarësisht këtij fakti, sigurimi kufitar për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë, ka pësuar një rritje të primeve, por një ulje të kontratave. Vëllimi i primeve të shkruara bruto pësoi një rritje me 1.3% krahasuar me 7 muajt e parë të 2024, ndërsa numri i kontratave është ulur me 0.1%.

Prej 1 shkurtit të këtij viti, të gjithë makinat që udhëtojnë drejt Malit të Zi, përfituan zbritje të çmimit të sigurimit për “Karton Jeshil”. Nga 400€ që ishte primi për 1 vit, tani ata paguajnë vetëm 50€. Ndërkohë, nga 1 prilli, qytetarët shqiptarë fituan edhe mundësinë që të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me policën e sigurimit “Karton Jeshil” me afat 1-vjeçar, me çmim të reduktuar 50 Euro./ TvScan

Artikulli para

Shqipëria kryeson fluturimet komerciale në korrik/ Të parët në kontinent me rreth 152% më shumë se përpara pandemisë

Artikulli pas

Zelensky reagon pas urimit të Presidentit Begaj për 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete
Ekonomi

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

28 Gusht, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Bujqësia në pikë të hallit, pak mbështetje edhe nga bankat: Vetëm 1.3% e kredisë për bizneset

28 Gusht, 2026
70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator
Ekonomi

70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator

28 Gusht, 2026
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së
Ekonomi

Leku “letër”, tregu përmbytet me para si KURRË më parë

28 Gusht, 2026
Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon rekord të ri
Aviacion

Mbi 60 mijë pasagjerë në 24 orë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon rekord të ri

28 Gusht, 2026
Euro mbetet i qëndrueshëm, dollari e mbyll javën me rritje
Ekonomi

Java mbyllet me rritje për Dollarin dhe Euron

28 Gusht, 2026
Artikulli pas
Zelensky reagon pas urimit të Presidentit Begaj për 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës

Zelensky reagon pas urimit të Presidentit Begaj për 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Çfarë ndodh me trupin nëse heq dorë 6 muaj nga sheqeri?
Shëndet

Çfarë ndodh me trupin nëse heq dorë 6 muaj nga sheqeri?

Nga Editor
18 Prill, 2026
0

Ushqimet me sheqer të shtuar janë të pranishme pothuajse kudo, duke e bërë shumë të vështirë shmangien e tyre në...

Lexo të plotë
Shumë ose pak orë gjumë ndikon në plakjen e shpejtë dhe në disa sëmundje. Sa duhet të flini?

Shumë ose pak orë gjumë ndikon në plakjen e shpejtë dhe në disa sëmundje. Sa duhet të flini?

17 Maj, 2026
Një PARAJSË FISKALE në mes të Shqipërisë, Elira Kokona zhduk projektin “Durana” nga faqja e Korporatës së Investimeve: A po fshihen gjurmët e një SKANDALI?

Nga Ermal Beqiri te Bledar Dhima, Renis Tërshana dhe të tjerë, biznesmenët e regjistruar në parkun fiktiv Durana Tech Park për të mos paguar taksa, SPAK nis verifikimet 

12 Janar, 2026
Terapi e re kundër HIV-it, shpresë për trajtimin e sëmundjes

Terapi e re kundër HIV-it, shpresë për trajtimin e sëmundjes

26 Shkurt, 2026
Syzet inteligjente rikthehen fuqishëm, Meta shiti 7 milionë palë ndërsa Apple dhe Samsung përgatiten të hyjnë në treg

Syzet inteligjente rikthehen fuqishëm, Meta shiti 7 milionë palë ndërsa Apple dhe Samsung përgatiten të hyjnë në treg

15 Gusht, 2026

Të Fundit

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

Dashnor Sula mbledh kryeinspektorët dhe drejtorët e përgjithshëm, vendosen prioritete

28 Gusht, 2026
Socialistët nisin lëvizjet për të shkarkuar Erion Veliajn

Erjon Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin

28 Gusht, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Bujqësia në pikë të hallit, pak mbështetje edhe nga bankat: Vetëm 1.3% e kredisë për bizneset

28 Gusht, 2026
Ka diçka të veçantë te të ngrënit së bashku që na bën mirë

Ka diçka të veçantë te të ngrënit së bashku që na bën mirë

28 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr