• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Uncategorized

Fluturimet rritje rekord, zgjerimi i linjave te reja ktheu Shqipërinë në destinacion turistik

Editor Nga Editor
11 Tetor, 2025
në Uncategorized, Turizëm
A A
Fluturimet rritje rekord, zgjerimi i linjave te reja ktheu Shqipërinë në destinacion turistik
Share on FacebookShare on WhatsApp

Fluturimet drejt dhe nga Shqipëria kanë njohur një rritje të fortë gjatë këtij viti, duke shënuar shifra rekord krahasuar me periudhën para pandemisë. Sipas të dhënave të fundit, numri i fluturimeve komerciale në shtator 2025 është rritur me 165.7 për qind në krahasim me shtatorin e vitit 2019, duke e vendosur vendin ndër më dinamikët në rajon përsa i përket zhvillimit të transportit ajror. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, rritja ka qenë rreth 3 për qind, duke treguar se trendi pozitiv vazhdon edhe pas rikuperimit të plotë të sektorit.

Gjatë nëntë muajve të parë të vitit janë regjistruar rreth 52,800 fluturime komerciale, ndërsa vetëm në muajin shtator janë kryer afro 7,000 fluturime. Këto shifra pasqyrojnë zgjerimin e linjave ajrore me kosto të ulët dhe përfshirjen e gjithnjë e më shumë destinacioneve në itineraret që lidhen me aeroportet shqiptare.

Sipas të dhënave të turizmit, nga janari deri në shtator 2025 në vend kanë hyrë mbi 10.2 milionë vizitorë të huaj, duke shënuar një rritje prej 6 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Kjo prurje turistësh ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e fluturimeve dhe në zgjerimin e shërbimeve aeroportuale në të gjithë territorin.

Rritja treshifrore e numrit të fluturimeve tregon se Shqipëria po konsolidohet si një qendër e rëndësishme e transportit ajror në rajon, ndërsa politikat promovuese për turizmin dhe bashkëpunimi me linjat ajrore ndërkombëtare po japin efektet e tyre të dukshme.

Etiketat: fluturimeturistet
Artikulli para

Të dielën parashikohen vonesa në aeroportet e BE-së, kontroll me shenja gishtash

Artikulli pas

Shqipëria, ndër vendet më mosbesuese ndaj blerjeve online në rajon

Editor

Editor

Nga Kategoria

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik
Ekonomi

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

12 Tetor, 2026
MSN Travel: Riviera shqiptare një alternativë preferenciale turistike
Turizëm

Media amerikane: Riviera Shqiptare, alternativa që rivalizon Santorinin

10 Tetor, 2026
MINI Cooper zgjedh Shqipërinë për realizimin e reklamës promovuese
Turizëm

MINI Cooper zgjedh Shqipërinë për realizimin e reklamës promovuese

10 Tetor, 2026
Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm
Turizëm

Media kanadeze: Shqipëria, një destinacion ekonomik për ata që duan të eksplorojnë vende të reja

9 Tetor, 2026
Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale
Turizëm

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

8 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë
Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe AKT forcojnë bashkëpunimin për promovimin e Shqipërisë

8 Tetor, 2026
Artikulli pas
Shqipëria, ndër vendet më mosbesuese ndaj blerjeve online në rajon

Shqipëria, ndër vendet më mosbesuese ndaj blerjeve online në rajon

Të Përzgjedhura

Franca shqetësohet nga rritja gjigante e ushtrisë gjermane
OP-ED

Franca shqetësohet nga rritja gjigante e ushtrisë gjermane

Nga SkyWeb
8 Qershor, 2026
0

The Economist  Kur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022, Franca dhe Gjermania shpenzonin pothuajse të njëjtën...

Lexo të plotë
Studimi i ri: Darka ndikon në cilësinë e gjumit

Studimi i ri: Darka ndikon në cilësinë e gjumit

7 Maj, 2026
Shqiptarët, gjithnjë e më shumë drejt makinave elektrike, shifrat zbulojnë kthesën e madhe

Shqiptarët, gjithnjë e më shumë drejt makinave elektrike, shifrat zbulojnë kthesën e madhe

19 Maj, 2026
The Economist: Lufta mund të sjellë ndryshime të mëdha në industrinë globale të futurimeve

The Economist: Lufta mund të sjellë ndryshime të mëdha në industrinë globale të futurimeve

21 Mars, 2026
Precedenti historik në gjykatën e Stambollit, burri do të paguajë pension për macet pas divorcit  

Precedenti historik në gjykatën e Stambollit, burri do të paguajë pension për macet pas divorcit  

28 Tetor, 2025

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr