• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 17 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Tetor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar bizneseve të dëmtuara gjatë protestave të fundit të deklarojnë dëmet përmes një dritareje të posaçme që do të hapet në e-Albania.

Sipas Ramës, qeveria do të mbledhë të dhënat për dëmet e shkaktuara dhe më pas do të nisë verifikimin e tyre në terren, me fokus fillimisht bizneset e vogla në Tiranë.

Në aplikim, bizneset do të duhet të plotësojnë të dhënat personale dhe të subjektit, përfshirë NIPT-in, kontaktet, sipërfaqen e aktivitetit, kompaninë e sigurimit dhe një vlerësim paraprak të dëmit.

Do të kërkohet gjithashtu ngarkimi i fotove që dokumentojnë dëmet dhe faturave përkatëse.

Rama bëri të ditur se në procesin e verifikimit do të kontrollohet edhe marrëdhënia e biznesit me shtetin sa i përket pagesës së detyrimeve.

“Pasi të bëjmë verifikimet, do të mbledhim një regjistër të të gjitha dëmeve. Ne do t’ju vijmë në ndihmë të gjithëve”, deklaroi kryeministri.

Për këtë proces do të angazhohen 10 grupe verifikimi nga Tatimet, të cilat do të dalin në terren për të parë nga afër dëmet e deklaruara nga bizneset.

“Çdo biznes që është dëmtuar nga vala e dhunës ka një dritare ku do të mund të regjistrojë dëmin”, tha Rama, duke paralajmëruar se të dhënat e raportuara do të kontrollohen përpara se të vendoset për mbështetjen.

Kryeministri e lidhi këtë ndërhyrje me dëmet e shkaktuara gjatë protestave të dhunshme në kryeqytet, ku disa biznese janë goditur dhe dëmtuar gjatë përplasjeve.

Në të njëjtën kohë, Rama u përpoq të ndajë protestën e studentëve nga aktet e dhunës, duke deklaruar se e drejta për të protestuar do të respektohet.

“I respektojmë studentët dhe i çmojmë si shtysën për të ecur më shpejt përpara. Zëri i tyre dhe i çdo të riu duhet dhe do të dëgjohet me respekt”, tha ai.

Tashmë bizneset e prekura do të duhet të kalojnë përmes e-Albania dhe verifikimit të Tatimeve për të dokumentuar dëmet, ndërsa mbetet për t’u parë si do të përcaktohet masa e kompensimit dhe cilat dëme do të njihen nga shteti.

Etiketat: edi ramaprotestaprotestat
Artikulli para

AMP monitoron protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, verifikohen shkeljet nga punonjësit e Policisë

Artikulli pas

Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”
Aktualitet

Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik
Ekonomi

AIPS, afro 5.7 miliardë euro transferta mes bankave në Shqipëri

17 Tetor, 2026
Nafta prek sërish 110 dollarë, kriza në Hormuz dhe sulmet në Lindjen e Mesme ndezin tregjet
Ekonomi

Nafta prek sërish 110 dollarë, kriza në Hormuz dhe sulmet në Lindjen e Mesme ndezin tregjet

16 Tetor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Bankat garantojnë se depozitat e qytetarëve janë të sigurta pavarësisht dëmtimit të disa sporteleve nga protestat

16 Tetor, 2026
Rrezik zjarri nga bateritë elektrike, Volkswagen tërheq sërish mijëra makina
Aktualitet

Rrezik zjarri nga bateritë elektrike, Volkswagen tërheq sërish mijëra makina

16 Tetor, 2026
Artikulli pas
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga "duart e zeza"

Të Përzgjedhura

Metoda e blerjeve “5, 4, 3, 2, 1”: Si të mbushni në mënyrë efektive shportën e supermarketit pa shpenzuar kot
Ekonomi

Shqiptarët po konsumojnë më shumë, karburantet kryesojnë me 8.4% në rritjen e shitjeve me pakicë

Nga SkyWeb
15 Shtator, 2026
0

Tregtia me pakicë në Shqipëri përshpejtoi rritjen gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, e nxitur kryesisht nga shitjet e...

Lexo të plotë
Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Kufizohen pagesat cash për transaksione mbi 100 mijë lekë: Rregullat e reja për bizneset dhe individët, kush preket

5 Janar, 2026
Shqetësim në Vlorë pas transferimit të Kadastrës në Tiranë, reagon ASHK: Procesi ka nisur prej 5 vitesh

Shqetësim në Vlorë pas transferimit të Kadastrës në Tiranë, reagon ASHK: Procesi ka nisur prej 5 vitesh

28 Janar, 2026
Rama për protestat: Histeri algoritmi, asgjë të vërtetë

Rama për protestat: Histeri algoritmi, asgjë të vërtetë

21 Qershor, 2026
Komisioni Europian akuzon Meta dhe Tik Tok për shkelje, rrezikojnë gjobë

Komisioni Europian akuzon Meta dhe Tik Tok për shkelje, rrezikojnë gjobë

24 Tetor, 2025

Të Fundit

Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

Euro e mbylli javën në kufirin jetik, nuk ndal rënien as dollari

17 Tetor, 2026
Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

Sot protesta e madhe, Rama i prerë të mos dorëhiqet dhe thotë se është gati te shpëtojë vendin nga “duart e zeza”

17 Tetor, 2026
Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat

Rama i kërkon biznesit të ankohet te e-Albania për dëmet nga protestat

17 Tetor, 2026
AMP monitoron protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, verifikohen shkeljet nga punonjësit e Policisë

AMP monitoron protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, verifikohen shkeljet nga punonjësit e Policisë

17 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr