• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 20 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama: Protestat janë një luftë hibride, sulmet organizohen nga duar të stërvitura dhe ushqehen nga aktorë të huaj

SkyWeb Nga SkyWeb
20 Tetor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Rama: Protestat janë një luftë hibride, sulmet organizohen nga duar të stërvitura dhe ushqehen nga aktorë të huaj
Share on FacebookShare on WhatsApp
Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar protestat e dhunshme që po zhvillohen prej disa ditësh në Tiranë si pjesë të një lufte hibride, e cila, sipas tij, shfrytëzon shqetësimet reale të qytetarëve për të krijuar destabilitet dhe për të rrëzuar qeverinë përmes dhunës.

Rama deklaroi se pas përshkallëzimit të protestave qëndrojnë interesa të lidhura me paranë, politikën dhe pushtetin, ndërsa pretendoi se sulmet organizohen nga persona të stërvitur dhe nxiten edhe nga aktorë të huaj.

Sipas kryeministrit, përmes pamjeve të dhunës dhe shkatërrimeve po krijohet perceptimi se e gjithë Shqipëria është përfshirë nga kaosi, ndërkohë që incidentet janë përqendruar në një perimetër të caktuar të kryeqytetit.

Ai theksoi se shqetësimet sociale të qytetarëve janë reale, por po përdoren nga interesa të tjera për të nxitur përplasjet dhe për të imponuar ndryshimin e pushtetit.

“Interesa të lidhura me natyrisht paranë, me politikën, me pushtetin, në kuptimin e nevojës ulëritëse për të përdorur këtë shqetësim social dhe për ta kthyer në valë gurësh për të rrëzuar qeverinë me imponimin e dhunës, gjë që s’ka për të ndodhur kurrë”, deklaroi Rama.

Kryeministri u ndal edhe te ndikimi që pamjet e protestave kanë në psikologjinë e qytetarëve, duke argumentuar se ato krijojnë një perceptim më të gjerë pasigurie.

“Krijon idenë se këtu po digjet e gjithë Shqipëria, ndërkohë që ky është një sulm i organizuar në një perimetër të mirëpërcaktuar, që orkestrohet nga duar që janë të stërvitura për këtë punë, që ushqehet me benzinë si një zjarr i brendshëm nga aktorë të huaj”, u shpreh ai.

Rama e lidhi situatën edhe me fenomenin e luftës hibride, të cilën e cilësoi një shqetësim gjithnjë e më të madh për vendet europiane.

“Është një luftë hibride që funksionon sepse bazohet te shqetësime reale, jo te fantazira”, deklaroi kryeministri.

Megjithatë, ai pranoi se qytetarët kanë shqetësime të ligjshme, veçanërisht për sigurinë ekonomike, strehimin dhe mundësitë për një të ardhme më të mirë.

Deklaratat vijnë në një kohë kur protestat në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë, si dhe me dëmtime të institucioneve publike dhe bizneseve private.

Kryeministri nuk paraqiti në këtë deklaratë prova konkrete për përfshirjen e aktorëve të huaj apo identitetin e personave që, sipas tij, organizojnë sulmet.

Pavarësisht situatës së krijuar, Rama përsëriti qëndrimin se qeveria nuk do të rrëzohet përmes dhunës. /skyweb.al

Artikulli para

Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)
Aktualitet

Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

20 Tetor, 2026
Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n
Aktualitet

“Rama s’ka ndërmend të japë dorëheqjen! Ka mandat me 800 mijë vota”

20 Tetor, 2026
Qeveria shpërndan me urgjencë shpërblimin 2 500 euro për policët
Aktualitet

Qeveria shpërndan me urgjencë shpërblimin 2 500 euro për policët

19 Tetor, 2026
Kujdes me blerjet online! Mashtruesit po përdorin inteligjencën artificiale për të vjedhur para
Aktualitet

Kujdes me blerjet online! Mashtruesit po përdorin inteligjencën artificiale për të vjedhur para

19 Tetor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

“Depozitat janë të sigurta!” Banka e Shqipërisë: Dëmtimi i disa filialeve nuk cënon sistemin bankar

19 Tetor, 2026
Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe, ish-punonjësit kërkojnë pagat në gjykatë
Ekonomi

Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe, ish-punonjësit kërkojnë pagat në gjykatë

19 Tetor, 2026

Të Përzgjedhura

Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

Ulet tavani i interesit për kreditë e vogla, por huatë për “halle” dhe “qejfe” deri në 200 mijë lekë mbeten shumë të shtrenjta

Nga SkyWeb
22 Korrik, 2026
0

Banka e Shqipërisë ka ulur sërish normën maksimale efektive të interesit për kreditë konsumatore me vlerë deri në 200 mijë...

Lexo të plotë
“Kriminale kjo që bëni me hipotekat, do t’ju fus në listë të zezë!” Rama paralajmëron ndërtuesit

“Kriminale kjo që bëni me hipotekat, do t’ju fus në listë të zezë!” Rama paralajmëron ndërtuesit

23 Dhjetor, 2025
FOTO LAJM/ Ndotje alarmante në Hamallaj, llumi i zi pushton detin

FOTO LAJM/ Ndotje alarmante në Hamallaj, llumi i zi pushton detin

9 Gusht, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente

Gabimi që bëjnë pronarët e apartamenteve menjëherë pasi shlyejnë kredinë

13 Tetor, 2026
Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Moment historik për sigurinë dhe sovranitetin tonë

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Moment historik për sigurinë dhe sovranitetin tonë

1 Prill, 2026

Të Fundit

Rama: Protestat janë një luftë hibride, sulmet organizohen nga duar të stërvitura dhe ushqehen nga aktorë të huaj

Rama: Protestat janë një luftë hibride, sulmet organizohen nga duar të stërvitura dhe ushqehen nga aktorë të huaj

20 Tetor, 2026
Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

Kush janë “Shqiponjat” dhe pse jelekëkuqtë po rrahin pa mëshirë studentët (ndryshe nga FNSH)

20 Tetor, 2026
Rama fton për dialog, por thotë se do ta nxjerrë sërish RENEA-n

“Rama s’ka ndërmend të japë dorëheqjen! Ka mandat me 800 mijë vota”

20 Tetor, 2026
Qeveria shpërndan me urgjencë shpërblimin 2 500 euro për policët

Qeveria shpërndan me urgjencë shpërblimin 2 500 euro për policët

19 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr