• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 16 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ulet tavani i interesit për kreditë e vogla, por huatë për “halle” dhe “qejfe” deri në 200 mijë lekë mbeten shumë të shtrenjta

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Korrik, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Banka e Shqipërisë ka ulur sërish normën maksimale efektive të interesit për kreditë konsumatore me vlerë deri në 200 mijë lekë. Për gjysmën e dytë të vitit 2026, institucionet financiare nuk mund të aplikojnë një NEI më të lartë se 51.37% për këtë kategori kredish.

Kufiri i ri është më i ulët se niveli 54.8% i gjysmës së parë të vitit dhe ndjeshëm poshtë normës 62.2% të aplikuar një vit më parë.

NEI përfshin jo vetëm interesin nominal, por edhe komisionet dhe kostot e tjera që i ngarkohen klientit gjatë marrjes së huasë. Për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë, tavani llogaritet tashmë mbi mesataren e normave efektive të gjashtëmujorit të mëparshëm, pa shtesën prej një të tretës që përdorej më herët.

Për shumat mbi 200 mijë lekë, formula mbetet më e favorshme për huadhënësit, pasi mesatares së gjashtëmujorit të kaluar i shtohet ende një e treta.

Në të njëjtën kohë, rregullat e reja kërkojnë që komisionet e kredisë konsumatore të paguhen në momentin e disbursimit dhe jo të shpërndahen përgjatë gjithë afatit të huasë.

Për overdraftet deri në 200 mijë lekë, tavani i interesit është ulur lehtë në 18.07%, nga 18.27%.

Ndryshe ka ndodhur me kreditë nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë, ku NEI maksimal është rritur në 37.4%, nga 35.43%.

Për kreditë nga 600 mijë deri në 2 milionë lekë, kufiri është ulur në 14.46%, nga 14.71%.

Tavani i interesit u vendos për herë të parë në vitin 2022 për të frenuar kreditë me kosto shumë të lartë, sidomos nga institucionet financiare jobanka. Atëherë, norma maksimale për kreditë e vogla arrinte në 171.41%, ndërsa sot është ulur në 51.37%.

Megjithëse rënia është e fortë, një normë mbi 50% tregon se kreditë e vogla dhe afatshkurtra vijojnë të jenë ndër produktet më të kushtueshme për konsumatorët.

Artikulli para

Shqipëria bëhet pjesë e “Best Tourism Villages 2026”

Artikulli pas

Stuhi të forta godasin Shqipërinë të premten, rrezik në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe juglindje

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama propozoi shtyllën e tretë të pensioneve: Si aplikohet ajo, shembujt në botë dhe sfidat për Shqipërinë
Ekonomi

Nga 1 janari dyfishohet bonusi mujor për pensionistët, sa do të jenë pensionet

15 Shtator, 2026
Si prodhohet një kartëmonedhë euro dhe sa kushton ajo?
Ekonomi

Si prodhohet një kartëmonedhë euro dhe sa kushton ajo?

15 Shtator, 2026
Raporti i ISHSH pas kontrollit te Premier Beach Hotel në Golem: Nuk u konstatuan probleme!
Ekonomi

Raporti i ISHSH pas kontrollit te Premier Beach Hotel në Golem: Nuk u konstatuan probleme!

15 Shtator, 2026
Shtyhet Censi i Bujqësisë, Shqipëria pret deri në 2027 për “fotografinë” e fermave dhe bagëtive
Ekonomi

Shtyhet Censi i Bujqësisë, Shqipëria pret deri në 2027 për “fotografinë” e fermave dhe bagëtive

15 Shtator, 2026
Rriten çmimet e naftës pas bllokimit të bisedimeve SHBA–Iran
Ekonomi

Shqiptarët s’pyesin: Çmimi i karburanteve në kulm, por rriten shitjet e naftës, benzinës dhe gazit

15 Shtator, 2026
Metoda e blerjeve “5, 4, 3, 2, 1”: Si të mbushni në mënyrë efektive shportën e supermarketit pa shpenzuar kot
Ekonomi

Shqiptarët po konsumojnë, karburantet kryesojnë me 8.4% në rritjen e shitjeve me pakicë

15 Shtator, 2026
Artikulli pas
Stuhi të forta godasin Shqipërinë të premten, rrezik në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe juglindje

Stuhi të forta godasin Shqipërinë të premten, rrezik në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe juglindje

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore
Ekonomi

Qiratë në Tiranë arrijnë mesatarisht 721 euro në muaj, strehimi merr deri 77% të pagës

Nga SkyWeb
12 Qershor, 2026
0

Qiraja mesatare e një apartamenti në Tiranë ka arritur në 721 euro në muaj gjatë vitit 2026, duke u kthyer...

Lexo të plotë
ARRSH hap tenderin për 6 mbikalime të reja në autostradën Tiranë-Durrës

ARRSH hap tenderin për 6 mbikalime të reja në autostradën Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2026
Dita e Hapur e Wizz Air Pilot Academy në Tiranë frymëzon brezin e ri të pilotëve shqiptarë

Dita e Hapur e Wizz Air Pilot Academy në Tiranë frymëzon brezin e ri të pilotëve shqiptarë

12 Dhjetor, 2025
SPAK “bastis” Ministrinë e Financave: Sekuestrohen dokumentet për gjobën 120 mln euro të Bankers Petroleum

SPAK “bastis” Ministrinë e Financave: Sekuestrohen dokumentet për gjobën 120 mln euro të Bankers Petroleum

21 Nëntor, 2025
Pa sigurim dhe pa kompensim, drama e madhe e tregtarëve të “Dinamo-s”: Zjarri shkaktoi dëme kolosale

Pa sigurim dhe pa kompensim, drama e madhe e tregtarëve të “Dinamo-s”: Zjarri shkaktoi dëme kolosale

5 Mars, 2026

Të Fundit

Kaosi me trafikun në Tiranë, pse Policia Rrugore vijon të tolerojë kamionët e rëndë në orarin e ndalimit?!

Kaosi me trafikun në Tiranë, pse Policia Rrugore vijon të tolerojë kamionët e rëndë në orarin e ndalimit?!

15 Shtator, 2026
“Çelësi i fikjes” për IA të bëhet i detyrueshëm, propozimi i themeluesit të Anthropic

“Çelësi i fikjes” për IA të bëhet i detyrueshëm, propozimi i themeluesit të Anthropic

15 Shtator, 2026
Rama propozoi shtyllën e tretë të pensioneve: Si aplikohet ajo, shembujt në botë dhe sfidat për Shqipërinë

Nga 1 janari dyfishohet bonusi mujor për pensionistët, sa do të jenë pensionet

15 Shtator, 2026
Si prodhohet një kartëmonedhë euro dhe sa kushton ajo?

Si prodhohet një kartëmonedhë euro dhe sa kushton ajo?

15 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr