• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 28 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Paketa Fiskale, qeveria tërhiqet nga rritja e tatim fitimit të biznesit

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Tetor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga propozimi për rritjen e tatimit mbi fitimin e biznesit të madh nga 15% në 17%, duke vendosur të ruajë normën aktuale, ndryshe nga sa ishte parashikuar në draftin fillestar të paketës fiskale 2027.

Ndryshimi u bë i ditur gjatë prezantimit të paketës së re fiskale, pas mbledhjes së qeverisë, ku Rama njoftoi një sërë masash që prekin bizneset, pagat, çmimet e ushqimeve, karburantet dhe pronat.

Sipas draftit të mëparshëm, të konsultuar nga Skyweb.al, rritja e tatimfitimit nga 15% në 17% pritej të sillte rreth 5 miliardë lekë të ardhura shtesë në vit për buxhetin e shtetit.

Por qeveria ka vendosur të mos e zbatojë këtë ndryshim, duke ruajtur normën 15% për kompanitë e mëdha.

“Nuk rrisim normën e tatimit të fitimit të sipërmarrjes, e cila mbetet 15%”, deklaroi Rama, duke theksuar se Shqipëria aplikon prej vitesh një nga normat më të larta të tatimfitimit në Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë, tërheqja nga rritja e tatimfitimit nuk do të thotë se bizneset nuk do të përballen me taksa të tjera më të larta.

Qeveria ka vendosur të vijojë me propozimin për rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, duke shtuar detyrimin mbi fitimet që kompanitë u shpërndajnë ortakëve dhe aksionarëve.

Sipas përllogaritjeve të draftit fillestar, kjo masë mund të sjellë rreth 3 miliardë lekë të ardhura shtesë në vit.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është rritja e TVSH-së së përgjithshme nga 20% në 21%, ndërsa për 54 produkte të shportës ushqimore parashikohet ulja e saj në 6%.

Ndërkohë, pragu i regjistrimit të detyrueshëm në TVSH do të ulet nga 10 milionë në 5 milionë lekë qarkullim vjetor, duke përfshirë mijëra biznese të tjera në këtë skemë.

Për biznesin e vogël do të vijojë të zbatohet norma zero e tatimit mbi fitimin deri në fund të vitit 2029, sipas kushteve të përcaktuara në legjislacion.

Ndryshime janë njoftuar edhe për taksimin e pagave. Pragu mbi të cilin zbatohet norma 23% do të rritet nga 200 mijë në 300 mijë lekë bruto në muaj, ndërsa për pjesën e pagës mbi 700 mijë lekë Rama njoftoi një normë të re prej 30%.

Kjo e fundit përbën një tjetër ndryshim nga drafti fillestar, ku norma e propozuar për pagat më të larta ishte 32%.

Edhe në sektorin e turizmit ka një rishikim të propozimit fillestar. TVSH-ja për hotelerinë do të rritet nga 6% në 10%, por agroturizmi do të përjashtohet nga kjo rritje.

Rama njoftoi gjithashtu përgatitjen e një sistemi të ri taksimi për ekonominë digjitale, vendosjen e taksave më të larta për apartamentet e pabanuara, vilat në bregdet dhe makinat luksoze, si dhe krijimin e një strukture të specializuar për kontrollin e të ardhurave të individëve.

Një tjetër masë e rëndësishme është heqja e taksës së qarkullimit nga çmimi i naftës, që sipas kryeministrit do të sjellë ulje prej rreth 32 lekësh për litër në pompa, ndërsa detyrimi do të zhvendoset te automjetet.

Me ndryshimet e prezantuara, paketa fiskale 2027 rezulton ndryshe nga drafti fillestar, veçanërisht për tatimfitimin, normën maksimale të tatimit mbi pagat dhe trajtimin fiskal të agroturizmit.

Mbetet për t’u parë se si këto ndryshime do të pasqyrohen në tekstet përfundimtare të projektligjeve dhe cili do të jetë efekti i rishikuar i tyre në të ardhurat e buxhetit të shtetit.

Artikulli para

Biznesi kërkon shtyrjen e uljes së pragut të TVSH-së, qeveria: Do ta shqyrtojmë!

Artikulli pas

Rama njofton super taksa për apartamentet bosh

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama paralajmëron ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Ekonomi

Rama njofton super taksa për apartamentet bosh

28 Tetor, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Biznesi kërkon shtyrjen e uljes së pragut të TVSH-së, qeveria: Do ta shqyrtojmë!

28 Tetor, 2026
Rama: Nafta dhe benzina do të ulen me 32 lekë/ litri! Qeveria heq Taksën e Qarkullimit nga karburantet, por shton një detyrim tjetër
Ekonomi

Rama: Nafta dhe benzina do të ulen me 32 lekë/ litri! Qeveria heq Taksën e Qarkullimit nga karburantet, por shton një detyrim tjetër

28 Tetor, 2026
Nis rindërtimi i rrugës dytësore Tiranë Durrës, mbyllet tenderi 4.3 mln euro për segmentin 6.8 km
Ekonomi

Nis rindërtimi i rrugës dytësore Tiranë Durrës, mbyllet tenderi 4.3 mln euro për segmentin 6.8 km

28 Tetor, 2026
Përfitimet nga AUTOSOS në SIGAL. Dëshmia: Karroatreci erdhi në kohë rekord
Ekonomi

Përfitimet nga AUTOSOS në SIGAL. Dëshmia: Karroatreci erdhi në kohë rekord

28 Tetor, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

Keni legalizuar banesën? Kadastra sqaron si të blini truallin shtetëror dhe kush përfiton ulje deri në 100% të pagesës

28 Tetor, 2026
Artikulli pas
Rama paralajmëron ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Rama njofton super taksa për apartamentet bosh

Të Përzgjedhura

SPAK reagon zyrtarisht mbi pezullimin e Ballukut, dy akuzat
Aktualitet

SPAK urdhëron kontrolle për tjetërsimin e pronave në Zvërnec, fokusi te biznesmeni Redi Struga

Nga SkyWeb
1 Qershor, 2026
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar disa kontrolle në Tiranë dhe Vlorë në kuadër...

Lexo të plotë
OBT: Inteligjenca Artificiale do të rrisë me 37% vlerën globale të tregtisë deri në vitin 2040

OBT: Inteligjenca Artificiale do të rrisë me 37% vlerën globale të tregtisë deri në vitin 2040

19 Shtator, 2025
Si të gjeni bileta avioni të lira

Sa fiton realisht një kompani ajrore nga një fluturim? Analiza e shifrave i jep fund spekulimeve

9 Mars, 2026
Influencerët dhe rrjetet sociale “bllokojnë” televizionet, bien të ardhurat në 2024

Influencerët dhe rrjetet sociale “bllokojnë” televizionet, bien të ardhurat në 2024

8 Gusht, 2025
S’ka më kredi për shtëpi 100%, hyjnë sot në fuqi rregullat e reja të BSH: Çfarë ndryshon

Kredia me 0% interes për ish-qiramarrësit, si bëhet aplikimi

9 Shtator, 2026

Të Fundit

Vetëm pak ditë pas daljes në treg, iPhone Duo shfaq probleme me ekranin

Vetëm pak ditë pas daljes në treg, iPhone Duo shfaq probleme me ekranin

28 Tetor, 2026
Durrësi prezantohet në ITB Berlin si destinacion që bashkon detin, kulturën dhe zhvillimin

Rritja e TVSH-së në akomodim, Shoqata Shqiptare e Turizmit kundër: Rrezikohet konkurrueshmëria

28 Tetor, 2026
Europianët më skeptikë ndaj teknologjive të reja të udhëtimit

Europianët më skeptikë ndaj teknologjive të reja të udhëtimit

28 Tetor, 2026
Nisma e veçante në restorantet italiane: Telefonat dorëzohen, jo në tavolinë

Nisma e veçante në restorantet italiane: Telefonat dorëzohen, jo në tavolinë

28 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr