• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 8 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Sekreti i reagimit ndaj vaksinës mund të fshihet në gjak

Editor Nga Editor
24 Gusht, 2026
në Shëndet
A A
0
Sekreti i reagimit ndaj vaksinës mund të fshihet në gjak
Share on FacebookShare on WhatsApp

Jo të gjithë reagojnë njësoj ndaj vaksinave. Përgjigjet imunitare ndryshojnë në forcë në varësi të moshës, gjinisë, sëmundjeve të mëparshme dhe faktorëve gjenetikë. Në një studim të ri, të botuar në revistën Cell Press Blue, studiuesit e programit SeroNet të Institutit Kombëtar të Kancerit në SHBA analizuan se si antitrupat ekzistues ndaj mikrobeve të zakonshme mund të parashikojnë reagimin e një personi ndaj vaksinave të reja.

“Disa biomarkues, kur analizohen me inteligjencë artificiale, mund të parashikojnë se kush ka gjasa të ketë një përgjigje të mirë ndaj vaksinës, edhe përpara se ta marrë atë”, tha Joshua LaBaer, i cili drejtoi studimin. Rezultatet sugjerojnë se disa njerëz mund të jenë natyrshëm më të përgatitur nga ana imunitare se të tjerët.

Imunosupresioni – pra, kur sistemi imunitar është i dobësuar – lidhet me një përgjigje më të dobët të antitrupave ndaj vaksinimit. Kjo rrit rrezikun e infeksionit, të një sëmundjeje më të rëndë dhe të vdekshmërisë.

Studiuesit zbuluan se, edhe përpara vaksinimit, sistemi imunitar i trupit jep sinjale që mund të tregojnë se si do të reagojë dhe sa e fortë do të jetë kjo përgjigje.

Studimi analizoi më shumë se 8,000 mostra gjaku nga mbi 4,000 persona, duke testuar antitrupat ndaj 185 antigjeneve që lidhen me viruse, baktere të zakonshme dhe disa faktorë të lidhur me sëmundjet autoimune.

Pjesëmarrësit përfshinin persona të shëndetshëm, si edhe njerëz me sistem imunitar të dobësuar për shkak të gjendjeve të tilla si HIV, mieloma multiple dhe transplantimi i organeve të ngurta. Të gjithë pjesëmarrësit morën vaksinën kundër COVID-19.

Më pas, studiuesit përdorën inteligjencën artificiale për të analizuar modelet në mostrat e marra para dhe pas vaksinimit kundër COVID-19. Ata identifikuan disa profile të antitrupave që ndihmonin në klasifikimin e pacientëve si persona me përgjigje të fortë ose të dobët ndaj vaksinës.

Ata identifikuan ato që i quajnë “antitrupa sentinel” – antitrupa që mund të shërbejnë si tregues të reagimit të mundshëm të sistemit imunitar ndaj një vaksine të caktuar. Këta mund të ndihmojnë në parashikimin se si do të reagojë organizmi ndaj virusit.

Studiuesit vunë re se nivelet më të larta të disa antitrupave ekzistues, veçanërisht atyre kundër mikroorganizmave të zakonshëm si Staphylococcus aureus, virusi respirator sincicial (RSV) dhe virusi i parainfluenzës humane tip 3 (HPIV-3), ishin të lidhura me përgjigje më të forta ndaj vaksinës së COVID-19.

Ndryshimi i strategjive të vaksinimit

Duke përdorur profilet e antitrupave ekzistues antimikrobikë si biomarkues parashikues, mjekët mund të identifikojnë personat që kanë gjasa të kenë një përgjigje të dobët imunitare përpara se të vaksinohen.

Studimi përdori mësimin makinerik (machine learning) për të krijuar modele që mund të identifikojnë personat me përgjigje jo optimale ndaj vaksinës.

Studiuesit shkruan se parashikimi i personave që do të kenë përgjigje të dobët të antitrupave përpara vaksinimit mund të ndihmojë në përmirësimin e strategjive të personalizuara të vaksinimit.

Kjo mund të mundësojë ndërhyrje të përshtatura për individin, si skema të ndryshme vaksinimi, përdorimi i llojeve të tjera të vaksinave ose administrimi i dozave shtesë përforcuese (booster) tek personat që kanë rrezik më të lartë për të pasur një përgjigje të dobët imunitare.

Etiketat: vaksina
Artikulli para

Ka nisur çmontimi i gjigantëve të ajrit, pse dështoi Airbus A380

Artikulli pas

“Historia kërkon kurajë”, Presidenti Begaj thirrje nga Savra për të dokumentuar krimet dhe për të kërkuar falje

Editor

Editor

Nga Kategoria

Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen
Shëndet

Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

8 Tetor, 2026
OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre
Shëndet

OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

8 Tetor, 2026
ChatGPT për adoleshentët: OpenAI flet për përdorim të kufizuar, por studimi ngre alarmin për sigurinë
Shëndet

ChatGPT për adoleshentët: OpenAI flet për përdorim të kufizuar, por studimi ngre alarmin për sigurinë

8 Tetor, 2026
Diabeti i tipit 1 nuk duhet të kufizojë ëndrrat sportive të fëmijëve
Shëndet

Diabeti i tipit 1 nuk duhet të kufizojë ëndrrat sportive të fëmijëve

8 Tetor, 2026
Kompanitë e AI testojnë barna virtualisht për të rritur shanset e suksesit te njerëzit
Shëndet

Kompanitë e AI testojnë barna virtualisht për të rritur shanset e suksesit te njerëzit

7 Tetor, 2026
Pse polakët jetojnë më pak se evropianët e tjerë?
Shëndet

Pse polakët jetojnë më pak se evropianët e tjerë?

7 Tetor, 2026
Artikulli pas
“Historia kërkon kurajë”, Presidenti Begaj thirrje nga Savra për të dokumentuar krimet dhe për të kërkuar falje

“Historia kërkon kurajë”, Presidenti Begaj thirrje nga Savra për të dokumentuar krimet dhe për të kërkuar falje

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

S’ka vend për panik! Shtresa e bardhë mbi ujin e detit nuk është ndotje nga anijet, si krijohet
Kryesore

S’ka vend për panik! Shtresa e bardhë mbi ujin e detit nuk është ndotje nga anijet, si krijohet

Nga SkyWeb
15 Korrik, 2025
0

Sipërmarrësi dhe eksperti i turizmit, Zak Topuzi, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me shqetësimet e ngritura nga pushuesit për...

Lexo të plotë
“Kujdes nga investimet online!” AKSK paralajmëron qytetarët: TXEX, skemë mashtruese digjitale me kriptovaluta

“Kujdes nga investimet online!” AKSK paralajmëron qytetarët: TXEX, skemë mashtruese digjitale me kriptovaluta

28 Gusht, 2025
TTW: Turizmi kulturor transformon jugun e Shqipërisë

TTW: Turizmi kulturor transformon jugun e Shqipërisë

28 Prill, 2026
Si po i përdorin bandat kriminale kartat Pokémon për të pastruar para

Si po i përdorin bandat kriminale kartat Pokémon për të pastruar para

13 Gusht, 2026
OBSH qetëson botën: Hantavirusi nuk është si COVID-19, s’ka pandemi

OBSH qetëson botën: Hantavirusi nuk është si COVID-19, s’ka pandemi

7 Maj, 2026

Të Fundit

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

Ku ndodhet qyteti më i gjelbër i Evropës? Shpallen tetë finalistët

8 Tetor, 2026
Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

Gratë në një fshat të Sardenjës jetojnë shumë gjatë. Studiuesit kërkojnë të zbulojnë arsyen

8 Tetor, 2026
Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

8 Tetor, 2026
OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

8 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr