Pas marshimit me pedagogët tek Kryeministria, protestuesit përmbysën karriget e vendosura për dialog.
Pranë tyre tek shkallët e godinës së qeverisë ka dalë drejtoresha e Agjencisë për Media dhe Komunikimin, MIA, Manjola Hasa, e cila ka kërkoi dialog, por u kundërshtua nga protestuesit.
Hasa u shpreh se ftesa për dialog është e hapur për të gjithë të rinjtë dhe studentët për të bashkëbiseduar me kryeministrin Rama.
Kjo është hera e parë që një përfaqësues i qeverisë zbret në terren për të komunikuar me protestuesit. /skyweb.al
















