• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 13 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rritet numri i ndërtuesve që presin rënie të çmimeve të apartamenteve

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Korrik, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Një kompani ndërtimi e përfshirë në pastrim parash, shqiptarja bleu truallin 90 000 euro dhe e shiti 2.2 milion euro
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gjithnjë e më shumë ndërtues po presin që tendenca e çmimeve të apartamenteve të jetë në ulje në muajt në vijim. Indeksi i besimit i Bankës së Shqipërisë, për sektorin e ndërtimit u bën të anketuarve pyetjen:

Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm?

[__] 1. Do të rriten

[__] 2. S’do të ndryshojnë

[__] 3. Do të bien

Për muajin qershor, balanca[1] e përgjigjeve vijon të mbetet pozitive, d.m.th. më shumë ndërtues presin që çmimet të rriten sesa të ulen, por kjo balancë është ulur ndjeshëm në raport me muajt e mëparshëm. Balanca e përgjigjeve ishte 7.2 pikë përqindje në qershor, nga 14.3 pikë përqindje në maj. Rënia në balancë në tremujorin e fundit (nga 14.3 në 7.2) sugjeron se pritshmëritë për rritje çmimesh po zbehen. Pas muajit nëntor 2024, kjo është pritshmëria e dytë më e ulët që nga nëntori i vitit 2020.

Sipas Bankës së Shqipërisë, “treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u rrit me 1.6 pikë përqindje në qershor. Ky tregues qëndron 15.4 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Rritja e TBN-së u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të larta për aktivitetin aktual ndërtues. Pritjet për çmimet dhe për punësimin në të ardhmen janë vlerësuar me rënie”.

Deri në fund të 2019-s, balanca e përgjigjeve për çmimet në ndërtim ishte negative, ose afër zeros, që tregonte se ndërtuesit nuk prisnin rritje të çmimeve. Nga viti 2021, ndërtuesit që prisnin rritje çmimesh u rritën ndjeshëm, duke kulmuar në mars-dhjetor 2022, me 30-48 pikë përqindje. Pritshmëria për rritje vijoi dhe përgjatë 2024-s, ndonëse me një balancë më të ulët, 11-17 pikë përqiddje.

Planet e ndërtuesve për çmimet rezultojnë se janë materializuar. Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se çmimet e banesave iu kthyen rritjes së shpejtë në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar. Indeksi Fischer i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë tregoi që çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës u rrit me 23.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 44.5% në krahasim me një vit më parë.

Sipas agjencive të pasurive të paluajtshme, çmimet e shitjes në disa prej zonave periferike nga Paskuqani në Shkozë variojnë nga 900 deri 1,400 euro për metër katror.

Prej 3-4 vitesh, sipas agjentëve të tregut real estate, banesat brenda zonës së verdhë të ndërtimit ofrohen me çmime shitje mbi 1,500 euro për metër katror.

Ndërsa në zonat e qendrës dhe brenda Unazës së Vogël nuk gjen më apartamente me çmime nën 2,000 euro për metër katror dhe sa më shumë i afrohesh qendrës çmimet arrijnë në 3-4 mijë euro/metër katror.

Në zonën pranë liqenit dhe në kullat në qendër të Tiranës, çmimet fillojnë nga 5 mijë euro për metër katror.

Ekspertët e tregut të real estate-it vënë në dukje se ky nivel çmimesh në një treg me të ardhura mesatare ende më të ulëta se rajoni hap diskutime të vlefshme mbi përballueshmërinë për blerësit vendas dhe mbi potencialin për të orientuar zhvillimin urban në mënyra që të përfitojnë nga kërkesa e re dhe dinamika të reja të tregut.

Burimi: BSH

[1]Balanca është treguesi që përdoret më shpesh për agregimin e të dhënave cilësore nga vrojtimet. Ajo llogaritet si diferencë midis përqindjes së përgjigjeve pozitive dhe përqindjes së përgjigjeve negative. Balanca shprehet në pikë përqindje dhe llogaritet ne indeksin e besimit te Bankes se Shqiperise.

/monitor.al 

Etiketat: cmimet e apartamentevetirane
Artikulli para

Shkak betoni, si temperaturat ndryshojnë 6 gradë nga lagjja në lagje në Tiranë

Artikulli pas

LISTA/ Nga kinezët e Partisë Popullore te anonimët në të gjithë botën, drejtorët e Bankers që paguhen miliona! Kosto fiktive dhe shmangie taksash

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit
Ekonomi

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian
Ekonomi

Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian

12 Tetor, 2026
Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

12 Tetor, 2026
Mbështetja për ekselentët, hapen aplikimet në e-Albania
Aktualitet

Jepen 500 kredi studentore me 0.5% interes, afati i aplikimeve

12 Tetor, 2026
Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!
Ekonomi

Del harta, ku do të kalojë rruga e re lidhëse e Tiranës me veriun e Shqipërisë: Shmanget Kamza!

12 Tetor, 2026
Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik
Ekonomi

Dy amerikanë fitojnë Çmimin Nobel në Ekonomi për kontributin në stabilitetin ekonomik

12 Tetor, 2026
Artikulli pas
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum

LISTA/ Nga kinezët e Partisë Popullore te anonimët në të gjithë botën, drejtorët e Bankers që paguhen miliona! Kosto fiktive dhe shmangie taksash

Të Përzgjedhura

“Leskoviku, destinacion i ri”, Travel and Tour World: Ka verë të mirë dhe “spa natyrale”
Turizëm

“Leskoviku, destinacion i ri”, Travel and Tour World: Ka verë të mirë dhe “spa natyrale”

Nga Editor
10 Shtator, 2025
0

“Leskoviku, një qytet i vogël i vendosur në juglindje të Shqipërisë, po kthehet me shpejtësi në një nga pikat më...

Lexo të plotë
Euro dhe dollari nuk ndalin renien, si paraqiten sot në tregun valutor  

Euro dhe dollari nuk ndalin rënien, sa këmbehen sot

7 Maj, 2026
Helmohen sërish nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

Helmohen sërish nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

25 Qershor, 2026
PËRGJIMI BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika

Qeveria reagon për herë të parë pas akuzave të Ahmetajt për trafik armësh

11 Shtator, 2026
Rrezikon të shembet ura që lidh Peqinin me Belshin, ndalohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë

Rrezikon të shembet ura që lidh Peqinin me Belshin, ndalohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë

26 Shkurt, 2026

Të Fundit

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

Mendoni se nuk jetoni dot pa smartphone? Ja pse një telefon i thjeshtë mund të jetë zgjedhja më e mirë

12 Tetor, 2026
Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

Sulm kibernetik ndaj qindra supermarketeve në Francë, temperatura e frigoriferëve shkon deri në 50 gradë

12 Tetor, 2026
Bankat dhanë 9.1 miliardë lekë kredi për bizneset e sektorit të turizmit

5 000 deri 10 000 euro GJOBË kush gënjen bankën!

12 Tetor, 2026
Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

Vrasësi i heshtur: 6 në 10 persona me tension të lartë nuk e dinë që vuajnë nga kjo gjendje

12 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr